使命---[shǐ mìng]---Përgjegjësi 

1 korriku është 99-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, e cila u   ka mbijetuar shumë sfidave për afro një shekull. Si arriti kjo parti të   kapërcejë kaq shumë sfida dhe të ruajë gjallërinë për një periudhë kaq të gjatë?   Le të dëgjojmë fjalët e udhëheqësit të PKK-së Xi Jinping për ëndrrën dhe   përgjegjësinë e PKK-së.


Xi tha: "Ëndrra fillestare dhe përgjegjësia e   Partisë Komuniste Kineze synojnë arritjen e lumturisë së popullit kinez, për të   realizuar ringjalljen e kombit. Këto kanë inkurajuar përparimin e pandërprerë të   PKK-së."

Politikat e PKK-së duhet të vlerësohen nga vetë populli
"Sa   të përshtatshme ose jo janë politikat e PKK-së? Kjo gjë varet nga vlerësimet apo   pakënaqësitë e vetë banorëve," u shpreh presidenti Xi Jinping gjatë inspektimit   në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore në vitin 2015 për punën e   lehtësimit të varfërisë.

Partia Komuniste e Kinës bëri një premtim   solemn: Deri në fund të vitit 2020, të gjitha fshatarët kinezë do të kenë të   ardhura mbi nivelin e varfërisë sipas standardit të tanishëm. Megjithëse   epidemia e COVID-19 i dha një goditi të fortë ekonomisë, ky objektiv "duhet të   realizohet sipas afatit, pa asnjë tkurrje dhe kthim," theksoi Xi   Jinping.

"Brezi ynë ka një ëndërr, që duhet të ndihmojmë të varfërit,   veçanërisht fshatarët e varfër, për të realizuar së bashku jetën e begatë."  

Në vitin 2020, përballë sfidave të epidemisë së COVID-19, PKK-ja   paraqiti objektin e përcaktuar: vënia e sigurisë së jetës dhe e shëndetit të   popullatës në vend të parë. Xi Jinping tha:
"Populli në vend të parë, jeta në   vend të parë, do të paguajmë çdo çmim për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe   shëndetin e popullit."

Kina mblodhi mjekët më të shkëlqyer, pajisjet më   të mira mjekësore dhe të gjitha forcat kombëtare për të mbrojtur të drejtat e   jetës së banorëve kinezë, duke mbijetuar në këtë luftë antiepidemike. Disa media   vlerësuan lart konceptin politik dhe urtësinë administrative të PKK-së përballë   sfidave të epidemisë së COVID-19, duke iu bërë thirrjet vendeve të tjera të   mësojnë nga përvoja e Kinës.

Sekreti i urtësisë administrative të PKK-së   shpjegohet në fjalimin e presidentit kinez Xi:"Partia jonë nuk ka interesa të   veçanta për veten, por vendos interesat e popullit në vend të   parë."

Suksesi i PKK-së vjen gjithashtu edhe nga masat e rrepta të   anti-korrupsionit brenda partisë. Vitet e fundit, janë arretuar dhe trajtuar   sipas ligjit shumë funksionarë të lartë të korruptuar. Përveç kësaj, po   ndërtohen një sërë sistemesh për parandalimin e korrupsionit në PKK. 

Xi   Jinping tha:"Ajo që urren më tepër populli është fenomeni i korrupsionit, i cili   është edhe kërcënimi më i madh i partisë sonë. Kuadrot e pastër dhe një qeveri e   pastër mund të garantojnë qëndrueshmërinë shtetërore për një afat të gjatë, duke   shmangur prishjen e ciklit qeveritar në histori."
Xi Jinping theksoi se të   gjitha anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës duhet të bëjnë përpjekjet e tyre   për të shkruar historinë e tyre më të mirë. (Xu Guang)