病毒---[bìng dú]---virus


Sipas njoftimeve të 28 qershorit të gazetës honkongase "Takungpao", studimi   i mëtejshëm i epidemisë së COVID-19 në shkallë globale tregon se virusi që e   shkakton atë mund të jetë përhapur shumë më herët në vende të   ndryshme. 

Kështu, në Japoni, në gjakun e dhuruar në fillim të vitit 2019, u   zbuluan antitrupa të virusit të COVID-19. Sipas njoftimeve, ministri i   Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Kato Katsunobu u shpreh më 15 maj se në dy   nga 500 mostrat e gjakut të dhuruar në fillim të vitit të kaluar, ishin zbuluar   antitrupa të koronavirusit të ri. Dy mostrat e gjakut ishin dhuruar në zonën   Kanto të Japonisë Qendrore. 
Ndërkohë, më 26 qershor në Spanjë, sipas   njoftimeve, virologët e zbuluan virusin e COVID-19 në mostrat e ujërave të zeza   të marra në mars të vitit të kaluar, nëntë muaj më herët se koha e raportimit të   rastit të parë të prekjes nga COVID-19 në Kinë. 
Në ShBA, në nëntor të vitit   2019, një kryebashkiak në shtetin e Nju-Xhersit u prek nga virusi i COVID-19.   Sipas njoftimeve, kryetari i bashkisë së qytetit Belvil të kontesë Eseks të   shtetin e Nju-Xhersit të ShBA-së, Michael Melham, u shpreh në fillim të majit se   rezultati i testimit për antitrupa të virusit të COVID-19, që ai kishte bërë në   prill, ishte pozitiv. Ai beson se ishte prekur nga virusi i COVID-19 që në   nëntor të vitit të kaluar. Në atë kohë, mjekët e diagnostikuan si të prekur nga   gripi, por Michael Melham nuk bëri analiza për grip dhe nuk kishte udhëtuar   jashtë vendit. Sipas rezultateve të testimeve të publikuara në prill në qytetin   Santa-Klara të shtetit të Kalifornisë, aty ka pasur raste të vdekjes nga virusi   i COVID-19 më 6 shkurt, që tregon se virusi i COVID-19 në Kaliforni ishte   përhapur në janar ose më parë.
 Për sa i përket Francës, që në nëntor të   vitit 2019, ka pasur raste të shtrimit në spital të të dyshuarve si të prekur   nga virusi i COVID-19. Sipas njoftimeve, më 7 maj, autoritetet e spitalit   "Albert Schweitzer" në qytetin francez Kolmar bënë një deklaratë, ku thuhet se   kishin rishikuar 2456 radiografi gjoksi të bëra nga 1 nëntori i vitit 2019 deri   më 30 prill të vitit 2020. Rezultatet tregojnë se, ndër pacientët e këtij   spitali, rasti më i hershëm i dyshuar i prekjes nga virusi i COVID-19 mund të   ketë qenë më 16 nëntor të vitit të kaluar. Më 24 janar të këtij viti, Ministria   franceze e Shëndetësisë deklaroi tre raste të prekjes nga virusi i COVID-19, të   cilat ishin rastet më të hershme të raportuara në Evropë.
 Kurse në Itali   u zbulua virusi i COVID-19 në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në   dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas një raporti të 18 qershorit të Institutit të   Lartë të Shëndetit në Itali, studiuesit e zbuluan virusin e COVID-19 në mostrat   e ujërave të zeza të grumbulluara më 18 dhjetor të vitit 2019. Ky institut u   shpreh se studimi tregon "informacion të njëjtë" me ato të Francës dhe të   Spanjës. 
Për problemin e origjinës së virusit të COVID-19, doktori i   Universitetit të Kembrixhit Peter Forster është i mendimit se deri tani, nuk ka   përgjigje të përcaktuar për origjinën e tij, por sipas provave të zbuluara, koha   fillestare e infektimit të njerëzve nga ky virus mund të jetë periudha nga 13   shtator deri më 7 dhjetor të vitit 2019.