中亚---[zhōng yà]---Azi Qendrore

Të dielën, gazeta   ruse “Russkaja Gazeta” publikoi në uebsajtin e vet artikullin “Projektligji i   ShBA-së për Xinjiang-un synon të krijojë trazira në Xinjiang dhe Azinë   Qendrore”. Ky artikull është shkruar nga asistentstudiuesi pranë Akademisë së   Shkencave Shoqërore të Kinës Gao Hanxun.

Në artikull kritikohen   fuqimisht orvatjet dashakeqëse të projektligjit të ShBA-së lidhur me   Xinjiang-un. Ky projektligj është miratuar tashmë dhe përmbajtja e tij është   plot me fjalë të pabaza. Në fakt, qëllimi i tij është që të ndërhyjë brutalisht   në punët e brendshme të Kinës, duke qenë një përbaltje keqdashëse ndaj   stabilitetit dhe harmonisë në Xinjiang.

Vlen të përmendet që në këtë   projektligj janë përmendur pakicat kombëtare që jetojnë në Kinë dhe vendet   fqinje, si kazake dhe kirgize. Qëllimi është që të provokohen marrëdhëniet mes   Kinës dhe këtyre vendeve.

“Tre forcat” (ekstremizmi fetar, separatizmi   etnik dhe terrorizmi ndërkombëtar) janë armiku i përbashkët i njerëzimit. Kina   lufton me veprime konkrete kundër tyre. Nga njëra anë, Kina i vendos interesat   bazë të kombësive të ndryshme të Xinjiang-ut në vend të parë, duke luftuar   ashpër krimet e dhunshme terroriste. Nga ana tjetër, Kina dhe vendet e Azisë   Qendrore, në kornizën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe nën   drejtimin e “Frymës së Shangait”, kanë zhvilluar bashkëpunimin në fushën e   sigurisë. Kjo ka penguar kthimin e “3 forcave” nga Lindja e Mesme në Azinë   Qendrore, Afganistan dhe rajonet përreth, duke shkatërruar orvatjen e Shtetit   Islamik për krijimin e një të ashtuquajtur province në Azinë   Qendrore.

Edhe vendet e Azisë Qendrore kanë qëndrim negativ për   projektligjin e ShBA-së. Më 12 korrik 2019, ambasadorët e shumë vendeve   myslimane në Gjenevë, si Taxhikistani dhe Turkmenistani, i shkruan një letër   kryetarit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, duke vlerësuar   pozitivisht arritjet e Kinës lidhur me të drejtat e njeriut në Xinjiang, si edhe   në drejtim të antiterrorizmit dhe çradikalizimit. Uzbekistani, që po merr pjesë   aktivisht në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, e ka vlerësuar shumë   herë administrimin e Kinës në Xinjiang, duke mbështetur një sërë masash për   çrrënjosjen e ekstremizmit në këtë rajon autonom. Me kërkesën e publikut,   Kirgizistani në vitet 2018-2019 ka bërë studime dhe hetime nga afër mbi   “humbjen” e kirgizëve në Kinë, çka tregoi se nuk ka pasur raste të   tilla.

Projektligji i SHBA-së mbi Xinjiang-un është një pjesë e   rëndësishme e strategjisë globale të ShBA-së. Në shkurt 2020, Uashingtoni   publikoi strategjinë e Azisë Qendrore dhe në mars nënshkroi marrëveshjen e paqes   me talibanët. Këto kanë treguar që ShBA-ja është e pafuqishme. Krahas kësaj,   SHBA-ja shfrytëzon ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si “Konventa e statusit   të personave pa shtetësi”, duke i detyruar vendet e Azisë Qendrore të pranojnë   refugjatët nga Afganistani dhe Lindja e Mesme që mund të jenë të afërm të   terroristëve. Ndërsa projektligji mbi Xinjiang-un është një përpjekje e ShBA-së   përbaltjen e Kinës dhe qëllimi i tij është që shkaktimi i trazirave në Xinjiang   dhe në mbarë Azinë Qendrore.