Fjala kyçe:构陷---[gòu xiàn]---Përndjekje

Të hënën në Vankuver të Kanadasë u mbajt një tjetër seancë dëgjimore për çështjen e ekstradimit të kryezyrtares financiare të “Huawei”-t Meng Wanzhou. Ekipi i avokatëve të Meng Wanzhou-t paraqiti një memorandum në Gjykatën e Lartë të Kolumbias Britanike të Kanadasë. Memorandumi tregon se prova e vetme kryesore që akuzon Meng Wanzhou-n në dosjen e prokurorisë, të paraqitur nga Departamenti i Drejtësisë për ekstradim, u dha nga banka HSBC. Megjithatë, përmbledhjes së palës amerikane lidur me këtë provë i mungon një informacion i rëndësishëm, dhe madje ka një sjellje mashtruese me dashje.


Memorandumi thekson se në dhjetor 2012, Banka HSBC i pagoi një gjobë prej 1.9 miliardë dollarësh Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së për shkeljet e veta, duke përfshirë shkeljen e sanksioneve amerikane kundër Iranit, dhe nënshkroi një "Protokoll për pezullimin e padisë" me ShBA-në.

Më 22 gusht 2013, Meng Wanzhou i dha një fjalim në PPT një ekzekutivi bankar të HSBC-së në Hong-Kong. Kjo PPT më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara nga HSBC-ja dhe u bë baza që gjykata kanadeze të besonte se Meng Wanzhou mashtroi Bankën HSBC. Sidoqoftë, në dosjen e prokurorisë amerikane pranohet që punonjësit e niveleve më të ulëta të HSBC-së janë të vetëdijshëm për marrëdhëniet midis “Huawei”-t dhe “Skycom”-it, por gjithashtu theksohet që menaxherët e lartë të HSBC-së nuk janë të qartë për këtë. Avokatët e Meng Wanzhou-t besojnë se kjo deklaratë është e pabesueshme dhe do t'i ofrojnë gjykatës prova për të vërtetuar se ky është një "keqpërfaqësim i madh".

Sipas raporteve të mediave kanadeze, Gjykata Federale e Kanadasë më 12 qershor lejoi publikimin e një memorandumi nga Shërbimi Kanadez i Zbulimit (CSIS) më 1 dhjetor 2018, që tregon se Agjencia Federale e Sigurisë Kombëtare e Kanadasë, përgjegjëse për arrestimin e Meng Wanzhou-t, bëri një vlerësim para arrestimit, duke përcaktuar se ai ishte "shumë politik" dhe do të "shkaktonte një valë tronditëse globale".

Richard Kurland, avokat imigracioni në Vankuver, tha se vlerësimi i Kanadasë që çështja ishte "shumë politike" para arrestimit të Meng Wanzhou-t, ishte i dobishëm për ekipin e avokatëve të saj.

Memorandumi tregon se forcat e Policisë Federale Kanadeze dhe Agjencisë së Shërbimeve Kufitare e arrestuan Meng Wanzhou-n në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit me njoftimin e FBI-së. Për të shmangur opinionin se Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar ndikim, pjesëtarët e shërbimeve amerikane me qëllim nuk e shfaqën gjatë arrestimit.

Për më tepër, Prokurori i Përgjithshëm I Kanadasë e di shumë mirë që arrestimi i Meng Wanzhou-t do të shkelë seriozisht të drejtat e saj sipas Kartës Kanadeze të të Drejtave. Përsëri sipas "planit të paracaktuar", Agjencia e Shërbimeve Kufitare e Kanadasë, duke pretenduar se po kryente një “kontroll të zakonshëm doganor", mori në mënyrë të parregullt informacionin në pajisjen elektronike të Meng-ut si provë, dhe ajo u arrestua nga Policia Federale disa orë më vonë. Tani, ekipi i avokatëve të Meng Wanzhou-t po kërkon përfundimin e procedurave të ekstradimit, për shkak të abuzimit procedurial dhe provave të pamjaftueshme. Kjo nuk mund të quhet gjë tjetër përveçse një përndjekje e Meng-ut nga ShBA-ja Gjykata nuk mori asnjë vendim mbi vetë çështjen atë ditë, por caktoi datën e seancës tjetër më 23 qershor. Raportohet se gjykimi i kësaj çështjeje do të vazhdojë për një kohë mjaft të gjatë.