Foto: VCG
“Cozy Study Room” është një klasë studimi “online” tepër e përdorur nga gjenerata Z (të lindurit në fund të viteve 1990) në Kinë. Ajo renditet në mesin e tri “live streaming” më të mira në Kinë në fushën e studimit “online”. Kjo klasë karakterizohet nga një personazh virtual, një mace e animuar, për të shoqëruar mësimin dhe për t’u përqendruar më shumë në të.
Në dy vitet e fundit, klasat e studimit në transmetim të drejtpërdrejtë në internet po lulëzojnë në Kinë.
Gjatë vitit të kaluar, një klasë studimi në internet, e quajtur “Cozy Study Room”, është përdorur shumë nga gjenerata Z në Kinë. Nga viti 2021 e deri më sot, kjo klasë “online” ka fituar më shumë se 220.000 ndjekës në “Bilibili”, që mund të shihet si versioni kinez i “YouTube”.
“Bilibili” është një nga platformat më të njohura të medieve sociale në Kinë. “Cozy Study Room” aktualisht renditet në mesin e tri “live streaming” më të mira në Kinë në fushën e studimit “online”.
“Cozy Study Room” karakterizohet nga një personazh virtual, një mace e animuar. Personazhi dhe animimet janë krijuar nga artisti Chenxin Yang. Stili artistik i tij, stili i akuarelit të vizatuar me dorë me dizajn gjeometrik të personazheve, i cili njihet gjerësisht në Kinë, e bën personazhin e animuar shumë të gjallë.
Pavarësisht se ku ndodhet macja, ka gjithmonë një filxhan të lezetshëm me kafe të nxehtë, i vizatuar me dorë, që ndihmon për t'u përqendruar në studim. Kjo mace ka fituar tashmë një grup të madh adhuruesish që nga fillimi i vitit 2021. Në këtë klasë “online”, fansat e saj besnikë kanë distinktivët ekskluzivë nga “Cozy Study Room”.
Animimet e klasës “online” të studimit paraqesin rrëfime vizuale të lezetshme për audiencën që të përjetojë botën virtuale. Ka skena të ndryshme që ndryshojnë herë pas here, si skena në klasë, skena 3D dhe shumë të tjera. Në klasën e studimit, në poshtë në të djathtë të ekranit ofrohet një kohëmatës numërimi mbrapsht, i cili ka një seancë studimi 25 minutëshe dhe një pushim 5 minutësh. Audiencat vazhdojnë të hyjnë në transmetim dhe të dërgojnë mesazhe të bisedës “live”, si shënimet e tyre të studimit dhe shenjat e progresit të punës.
Një aplikacion i vogël i dukshëm regjistrimi në pjesën e poshtme të majtë të ekranit regjistron ndërveprimet mes përdoruesve të klasës. Janë të shumtë ata që inkurajojnë shokët e tyre të studimit në internet të mësojnë dhe të përparojnë. Mesatarisht, më shumë se 12.000 persona janë aktivë në internet çdo ditë në klasat “online” të studimit.
Kjo tendencë e pëlqyer tashmë, e udhëhequr nga “Cozy Study Room”, po përfshin industrinë e animimit në mbarë vendin. Më shumë kanale dhe artistë po publikojnë gjithnjë e më shumë personazhe të animuar, shoqërues në këto klasa studimi, për të kapur ritmin e trendit të momentit. Disa nga videot më të njohura të animuara të këtij lloji kanë arritur miliona shikime.
Duke pasur parasysh faktin se njerëzit po kalojnë më shumë kohë në internet duke parë video dhe me rritjen e përdorimit të internetit për mësimin në distancë, kjo mënyrë e studimit “online” po merr gjithnjë e më shumë zgjerim.
Në prill të këtij viti, kompania “Nestlé” nisi një fushatë të animuar të marketingut “online”, të quajtur “Red Cup Study Room”, e cila ka 6 struktura të stilit të lartë, duke përfshirë një klasë studimi në stilin kinez, dhomë studimi magjike, dhomë studimi universitare, etj. Mesatarisht, numri i përdoruesve të saj gjatë eventit në “live streaming” i tejkaloi 10.000 dhe numri i atyre që morën pjesë në aktivitete në internet në aplikacionin zyrtar i tejkaloi një milion.
Me ndikimin profesional, artistik dhe social të “Cozy Study Room” në fushën e artit dhe platformave “social” në internet, gjatë këtij viti emra të tjerë të mëdhenj si “Shanbay”, dhe aplikacione të tjera të njohura, kanë nisur gjithashtu klasat e tyre të studimit në internet me personazhe vizatimorë të animuar për të shoqëruar mësimin.