Foto: China Daily
Shtatë vjet më parë, Wu Xiarui (U Shia rui) la punën e saj si mësuese kolegji për t'u kthyer në vendlindjen e saj në Rajonin Autonom Ningxia Hui(Nin shia Hui) për të promovuar mbjelljen e quinoas.
Wu ka një doktoraturë në inxhinierinë bujqësore dhe të tokës. Në vitin 2015, ajo zbuloi se quinoa, e quajtur ndryshe "ari" i botës bimore është e qëndrueshme, rezistente ndaj thatësirës dhe kripës dhe me vlera të mëdha ushqyese. Ky zbulim e shtyu atë të përpiqej ta mbillte, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga familja e saj.
"Unë me të vërtetë dua të shoh të korrat të lulëzojnë dhe të ardhurat e fshatarëve të zgjerohen në qytetin tim," tha Wu.
Ajo nisi një biznes dhe filloi udhëtimin e gjatë të mbjelljes dhe promovimit të quinoa-s, duke udhëtuar në të gjithë rajonin për të kryer kampionime dhe testime të tokës, për të gjetur tokë të përshtatshme për rritje. Ajo mbolli dhe barërat e këqija me fermerë të tjerë pa pajisje mekanike.
Wu fillimisht luftoi. Prodhimi i vitit të parë nuk i përmbushi pritshmëritë e saj dhe vitin e ardhshëm një stuhi shiu rekord përmbyti të gjitha të korrat e saj të quinoa.
Në atë kohë, projekti kishte mungesë të fondeve. Wu e kuptoi se të qenit i mirë në studime, nuk përkthehej domosdoshmërisht në të qenit i mirë në bujqësi.
Fatmirësisht asaj iu hap një derë tjetër.
Në vitin 2016, ajo fitoi medaljen e artë në "Konkursin e Inovacionit dhe Sipërmarrjes Rinore" në Ningxia (Nin shia) dhe iu rekomandua të bëhej pjesë e programit të televizionit qendror të Kinës “We Are the Hero”. Këto arritje i dhanë asaj mundësinë për të promovuar qytetin e saj të lindjes, si dhe rezultatet e saj të kërkimit në quinoa. Oferta bashkëpunimi erdhën nga i gjithë vendi.
Sot, Wu dhe ekipi i saj kanë mbjellë 191 hektarë quinoa në Ningxia, duke përfituar më shumë se 1000 fermerë. Çdo familje mund të fitojë deri në 30,000 juanë (4,421 dollarë) në vit, që është tre deri në pesë herë më shumë se sa do të fitonin duke mbjellë grurë ose misër.
Wu dhe ekipi i saj kanë promovuar gjithashtu quinoa diku tjetër, duke përfshirë rajonet autonome të Xinjiang Uygur (Shingjian Ujgur) dhe Mongolia e Brendëshme.
Pasi pa përgjigjen mirënjohëse të fermerëve vendas, Wu tani është më e vendosur se kurrë për të ndjekur biznesin e saj të mbjelljes së quinoas.
“Mbjellja e quinoas jo vetëm që ka përmirësuar gjendjen e tokës dhe ka optimizuar mjedisin, por gjithashtu ka ndihmuar shumë njerëz të mësojnë më shumë për Ningxia-n”, tha ajo.