Foto nga VCG
Moduli Wentian i Kinës, që është lançuar në hapësirë, është anija kozmike aktive në orbitë me kabinën më të rëndë ndonjëherë. Ai fuqizohet nga krahë të përbërë nga panele të mëdha diellore fleksibël, të cilat janë prodhuar përmes përdorimit të teknologjisë së gjeneratës së tretë diellore dhe janë aq të fuqishme sa të furnizojnë me energji një familje mesatare për rreth një muaj e gjysmë.
Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) ka zbuluar se moduli i parë laboratorik i stacionit hapësinor të Kinës po fuqizohet nga krahë të përbërë nga panele të mëdha diellore fleksibël.
Moduli Wentian, një strukturë me një madhësi afërsisht sa një makinë, u lançua në hapësirë dhe më pas ndaloi në Stacionin Hapësinor të Kinës në korrik, duke u bërë anija kozmike aktive në orbitë me kabinën më të rëndë ndonjëherë.
CMSA-ja gjatë kësaj jave shpalosi detaje teknike të paneleve të mëdha diellore në platformën për eksperimentin hapësinor, me më shumë se 40 projekte kërkimore të miratuara.
Wentian ka një hapje të krahëve diellore mbi 55 metra. Një krah i vetëm shtrihet në rreth 110 metra katrorë, duke e bërë sipërfaqen totale dy herë më të madhe se moduli kryesor Tianhe, mbi të cilin është ankoruar.
Për të lëshuar një modul me krahë diellorë aq të gjerë, saqë mund të ndikojë tek ankorimi për shkak të vetëlëkundjeve, inxhinierët kinezë gjetën një zgjidhjeje përmes shpalosjes me dy pjesë.
Gjatë lëshimit, krahët fleksibël diellorë fillimisht u palosën fort si një fizarmonikë e mbyllur. Çdo panel është më pak se një milimetër i trashë, duke reduktuar kështu volumin e paneleve të palosura në vetëm 20 për qind të vëllimit të paneleve diellore tradicionale.
Në këtë mënyrë, moduli u arrit të manovrohej për të krijuar një shtrirje krahësh prej 6.5 metrash përpara se të shtrihej në gjatësinë e tij të plotë pas ankorimit.
Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) bëri të ditur se panelet diellore të montuara në modulin Tianhe, Wentian dhe Mengtian, që do të lançohen në tetor të këtij viti, u prodhuan përmes përdorimit të teknologjisë fleksibël të gjeneratës së tretë diellore.
Vargjet diellore të Wentian janë të pajisura me panele diellore fleksibël me bazë galium arsenid me lidhje të trefishtë, aq të fuqishme sa të furnizojnë me energji një familje mesatare për rreth një muaj e gjysmë, duke i bërë ato rreth dy herë më të fortë se ato të modulit bazë.
Panelet e errëta dhe të qelqta do të bashkohen së bashku për të krijuar një impiant gjenerues të energjisë në total prej rreth 400 metra katrorë, duke kombinuar Tianhe, Wentian dhe Mengtian, pas përfundimit të stacionit hapësinor të Kinës, duke gjeneruar një furnizim elektrik prej më shumë se 80 kilovat dhe me një efikasitet të konvertimit fotoelektrik që tejkalon 30 për qind.
Panelet diellore janë të vendosur në mënyrë të tillë që ato të mblidhen në uniformitet, për t’u mbrojtur nga rreziqet hapësinore si oksigjeni atomik, temperaturat ekstreme dhe rrezatimi ultravjollcë.
Ekipit hulumtues iu deshën më shumë se tre vjet për të përfunduar 88.000 teste të ciklit të temperaturës së lartë dhe të ulët, për të siguruar që krahët diellorë të mund të ofrojnë mbështetje për stacionin hapësinor në orbitë për rreth 15 vjet.
Inxhinierët projektuan gjithashtu njësi mbajtëse, duke imituar lëvizjet e kyçit të dorës, me dy boshte, për të ndihmuar në rrotullimin 360 gradë të dy krahëve 27 metra të gjatë të Wentian, për t'u përballur me rrezet e diellit në pozicione të shpalosura.
Agjencia Hapësinore bëri të ditur se aplikimi i paneleve diellore fleksibël shënon një hap shumë të madh përpara në teknologjinë diellore në Kinë, gjë që mund të sigurojë funksionimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të stacionit hapësinor të vendit.