Gjiganti i teknologjisë “Baidu Inc” njoftoi se ka siguruar lejet e para në Kinë për të ofruar shërbime të taksive robotike komerciale plotësisht pa shofer për publikun në rrugë, duke shënuar kështu një moment historik të rëndësishëm për industrinë autonome të transportit që pritet të përshpejtojë përdorimin komercial në shkallë të gjerë të teknologjisë së vetëdrejtimit.

Roobtaksi në qytetin Wuhan(Foto:VCG)

Roobtaksi në qytetin Wuhan(Foto:VCG)

Ekspertët e industrisë thonë se Kina ka marrë drejtimin në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit, si dhe për aplikimin e teknologjive vetëdrejtuese dhe është vendi i parë që lejon operacione robotaksi plotësisht pa shofer me pagesë.

“Apollo Go”, shërbimi autonom i udhëtimit të Baidu-së, është autorizuar për tarifat për shërbimet robotaksi, pa shoferë, në Chongqing dhe Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei.

Lejet e reja, të cilat u dhanë nga autoritetet në Wuhan dhe distriktin Yongchuan, Chongqing, do të lejojnë “Baidu” të ofrojë shërbime me pagesë për robotaksi plotësisht pa shofer në zonat e përcaktuara në Wuhan nga ora 09:00-17:00 dhe në Chongqing nga ora 09:30-16:30, me pesë automjete vetëdrejtuese që operojnë në çdo qytet.

Roobtaksi në qytetin Wuhan(Foto:VCG)

Roobtaksi në qytetin Wuhan(Foto:VCG)

Zonat e shërbimit mbulojnë 13 kilometra katrorë në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik Wuhan dhe 30 kilometra katrorë në Yongchuan të Chongqing.

“Ky është një ndryshim i jashtëzakonshëm cilësor”,- tha Wei Dong, zv.president dhe shefi i operimit të sigurisë së “Baidu's Intelligent Driving Group”, duke shtuar se kjo nismë ka arritur në pikën e shumëkërkuar nga ky sektor.

Kompania bëri të ditur se për të marrë lejet, robotaksitë e “Baidu” i janë nënshtruar disa hapave të testimit dhe licencimit, duke filluar nga testet e kryera me një operator sigurie në sediljen e shoferit deri te një operator sigurie në sediljen e pasagjerit, përpara se të marrin autorizimin për të drejtuar automjete autonome pa shoferë apo operatorë në automjet.

Qytetarë provojnë makinë pa drejtues Apollo Go, Pekin(Foto:VCG)

Qytetarë provojnë makinë pa drejtues Apollo Go, Pekin(Foto:VCG)

Zhang Xiang, studiues në Qendrën Kërkimore të Inovacionit të Industrisë së Automobilave në Universitetin e Teknologjisë së Kinës së Veriut në Pekin, tha se miratimi për të operuar robotaksi plotësisht pa shofer në Wuhan dhe Chongqing është një moment historik në kalimin nga Niveli 3 në Nivelin 4 të kapacitetit autonom të drejtimit, që do të thotë se automjeti mund të drejtojë vetë në shumicën e rrethanave pa një shofer njerëzor.

“Lëvizja është e një rëndësie të madhe për të reduktuar në mënyrë dramatike kostot e punës dhe hedh një themel të fortë për forcimin e komercializimit në shkallë të gjerë të teknologjisë autonome të drejtimit në Kinë”,- tha Zhang.

Kina ka arritur Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e drejtimit autonom, me Wuhan dhe Chongqing që lejojnë automjetet pa shofer të mbajnë pasagjerë dhe të paguajnë për shërbime të tilla, tha Lyu Jinghong, analist i lëvizshmërisë inteligjente në firmën kërkimore “BloombergNEF”.

Autobus pa drejtues i Baidu-së në ekspozitë(Foto:VCG)

Autobus pa drejtues i Baidu-së në ekspozitë(Foto:VCG)

Lyu tha se më shumë qytete kineze pritet të ndjekin dy qendrat urbane pioniere duke lejuar gradualisht pilotët robotaksi dhe komercializimin, gjë që do të ndihmojë zhvilluesit autonomë të drejtimit të përmirësojnë teknologjitë e tyre dhe të eksplorojnë modelet e biznesit.

Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu se firmat duhet të veprojnë me kujdes, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë publike.