Me teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale, bujqësia e zgjuar pritet të sjellë ndryshime thelbësore në bujqësinë tradicionale në Kinë.

Shi Yun, një studiues në Institutin e Burimeve Bujqësore dhe Planifikimit Rajonal të Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore, tha se Kina do të realizojë bujqësi plotësisht të mekanizuar, të automatizuar dhe digjitale përmes zhvillimit të teknologjive bujqësore të zgjuara dhe precize.

Serrë e rritjes së perimeve në ujë, qytet Quanzhou, provincë Fujian(Foto:VCG)

Serrë e rritjes së perimeve në ujë, qytet Quanzhou, provincë Fujian(Foto:VCG)

Bujqësia e saktë është një sistem menaxhimi bujqësor që synon optimizimin e inputeve për të arritur përfitimet më ekonomike dhe mjedisore, duke përdorur teknologji që përfshijnë sensorin në distancë dhe navigimin satelitor, tha ai.

Koncepti u propozua në vitet 1990 nga ekspertë nga Shtetet e Bashkuara, me shpresën për të lehtësuar dilemat e prodhimit dhe mjedisit që hasen në bujqësinë globale.

Bujqësia e saktë është në gjendje të ulë kostot e punës, të kursejë ujin, plehrat dhe pesticidet dhe të shmangë ose zvogëlojë gabimet e panevojshme të vendimmarrjes, tha Shi.

Kina ka përfshirë bujqësinë inteligjente ose precize në Dokumentin e saj Qendror Nr. 1 që nga viti 2012. Deri tani, bazat demonstruese për bujqësi inteligjente janë ndërtuar në 13 zona, duke përfshirë Pekinin, provincën Heilongjiang dhe rajonin autonom të Xinjiang Uygur.

Droni ndihmon në spërkatjen e pesticideve,fshat Huxi, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Droni ndihmon në spërkatjen e pesticideve,fshat Huxi, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

"Vitet e fundit, vendi ka zhvilluar teknika të sakta bujqësore për sa i përket ujitjes, plehërimit dhe korrjes",- tha Shi.

Ujitja e saktë, për shembull ujitja me pika në rrënjë, mund të zvogëlojë shumë kostot dhe të rrisë efikasitetin e përdorimit të ujit dhe plehrave.

Teknika është veçanërisht e rëndësishme në Xinjiang, ku prodhohet më shumë se 80 për qind e pambukut të vendit.

Duke rritur temperaturën e tokës, duke ruajtur ujin dhe duke kontrolluar sëmundjet, teknika ka përmirësuar përdorimin e ujit dhe plehrave, duke përmirësuar gjithashtu cilësinë e pambukut.

Teknika mund të zvogëlojë inputet bujqësore me 35 për qind mesatarisht dhe të rrisë prodhimin e pambukut me 30 për qind, sipas “China Science Communication”.

Teknologjitë e tjera për bujqësinë precize, si dronët për mbrojtjen e bimëve dhe robotët korrës, mund të kursejnë gjithashtu burime dhe kosto, duke rritur të ardhurat e fermerëve dhe duke reduktuar humbjet e tyre ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, tha Shi.

Nxënësit në park teknologjik për rritjen e luleve, qytet Suzhou, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

Nxënësit në park teknologjik për rritjen e luleve, qytet Suzhou, provincë Jiangsu(Foto:VCG)

XAG, prodhuesi më i madh i dronëve bujqësorë në Kinë, bashkëpunon me “Alibaba Cloud” për të ndihmuar fermerët të përmirësojnë efikasitetin dhe të ulin kostot.

Me kompjuterin “cloud” dhe teknologjitë e të dhënave, XAG ka krijuar një rrjet lundrimi në tokë bujqësore. Dronët mund të gjenerojnë automatikisht rrugë duke hyrë në hartat e tokave bujqësore me definicion të lartë, të fluturojnë dhe të spërkasin me saktësi dhe të ofrojnë shërbime të standardizuara bujqësore.

Duke përdorur teknologjinë “cloud” dhe inteligjencën artificiale, dronët me sensorë në distancë janë në gjendje të analizojnë rritjen e bimëve, sëmundjet, dëmtuesit dhe barërat e këqija dhe të drejtojnë me saktësi dronët spërkatës për të kryer operacione të synuara, duke reduktuar në masë të madhe përdorimin e pesticideve dhe plehrave.

Sipas një raporti të përgjegjësisë sociale nga XAG, në bashkëpunim me “Alibaba Cloud”, kompania ka ndihmuar më shumë se 4 milionë fermerë të përballen me mungesën e fuqisë punëtore dhe kostot në rritje.

Ujitje automatike e tokës së pambukut, Xinjiang(Foto:VCG)

Ujitje automatike e tokës së pambukut, Xinjiang(Foto:VCG)

Ndërkohë, teknologjia e saktë e spërkatjes ka ndihmuar në kursimin e 1.4 milionë tonë metrikë ujë dhe 6,000 tonë pesticide dhe plehra, tha kompania.

Megjithatë, zhvillimi i bujqësisë precize ende përballet me sfida dhe mbetet prapa vendeve të zhvilluara.

"Disa pajisje dhe teknika thelbësore, të tilla si pjesë të sensorëve bujqësorë, ende mbështeten në importe dhe mungesa të mëdha ka në teknicienë të bujqësisë",- tha Shi, duke shtuar se nevojitet më shumë mbështetje financiare për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse bujqësinë e zgjuar në mbarë vendin.

Teknologjia robotike dhe inteligjenca artificiale, të cilat janë aplikuar në vendet e zhvilluara, do të jenë drejtimi i ardhshëm i zhvillimit të bujqësisë precize në Kinë, por ato duhet t'iu përshtaten kushteve lokale në zona të ndryshme.

“Meqenëse inteligjenca artificiale dhe robotika janë aplikuar në Kinë për një kohë relativisht të shkurtër, është e nevojshme të hapet një rrugë moderne me karakteristika kineze bazuar në kushtet lokale”,- tha Shi.

Për shembull, zonat kryesore të prodhimit të drithërave, si Kina Verilindore, pjesa e mesme dhe e poshtme e lumit Yangtze mund të provojnë modelin digjital të bujqësisë të Gjermanisë dhe Francës.

Teknologjia izraelite e ujitjes me pika automatike mund të futet në zonat me mungesë uji në Kinë, tha ai.

"Zhvillimi i bujqësisë së saktë është një mënyrë thelbësore për të realizuar modernizimin e bujqësisë, për të rritur në masë të madhe kapacitetin e prodhimit dhe për të siguruar më tej sigurinë kombëtare të ushqimit",- shtoi ai.