Mjekësia tradicionale kineze që prezantohet dhe përdoret gjerësisht në betejën globale kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i tipit të ri është vërtetuar mjaft efektive. Nga Azia deri në Afrikë e Europë, gjithnjë e më shumë mjekë dhe pacientë kanë provuar mjekësinë tradicionale kineze dhe përfituan nga ajo.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kontributet e medikamenteve tradicionale kineze ani-pandemike

Të dhënat e pjesshme statistikore tregojnë se Kina u ka prezantuar mbi 150 vendeve e rajoneve të botës metoda nga mjekësia tradicionale. Gjithashtu Kina ka ndihmuar mbi 10 vende të tjera me barna tradicionale kineze, duke dërguar ekspertë të mjekësisë tradicionale në 29 vende e rajone të tjera në luftën kundër COVID-19, duke fituar vlerësim të lartë ndërkombëtar.

Gjatë shfaqjes së epidemisë të COVID-19 në Zambabve, sikurse edhe në vende të tjera në botë, njerëzit u përfshin nga paniku pasi ishte një virus i ri dhe nuk kishin njohuri të mjaftueshme. Disa muaj pas konfirmimit të viktimës së parë, një grup mjekësor kinez mbërritën në këtë vend afrikan për ta ndihmuar në luftën kundër koronarivusit të tipit të ri.

Mes 12 anëtarëve të grupit ishte edhe Sun Shuang, një eksperte e mjekësisë tradicionale kineze për sëmundjet e frymëmarrjes. Ajo shkoi në këtë vend për një mision 498 ditor të ndihmës mjekësore. Si e vetmja anëtare që merrej me mjekësinë tradicionale, ajo përgjigjej për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe të Akupunkturës Zimbabve-Kinë, por edhe me detyra të tjera anti-pandemike.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Kam trajtuar më shumë se 1.400 pacientë të prekur prej COVID-19, online dhe në klinikë. Përqindja e efektshmërisë së përgjithshme të trajtimit me integrimin e mjekësisë kineze dhe asaj perëndimore i kaloi 92%, një rezultat që është tepër bindës për ministrinë e Shëndetësisë dhe publikun e Zimbabve-s”, - thotë znj. Sun.

Në marsin e vitit të kaluar Kina organizoi “Forumin mbi Mjekësinë Tradicionale dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Luftën kundër Pandemisë së COVID-19”, gjatë të cilit përfaqësues të OBSh-së dhe ekspertë nga 28 vende e rajone të botës, zhvilluan shkëmbime të thella.

Eddie Sanyama, një banor nga kryeqyteti i Zimbabve-s, Harare dhe gruaja e tij u prekën prej COVID-19 në janarin e vitit 2021. Me simptoma si dhimbje koke, të përzier etj., ata kërkuan ndihmë nga mjekësia tradicionale kineze. “Ishte një proces pesëditor. Në ditën e dytë nisa të ndihesha shumë më mirë, ndërsa në ditën e katërt, u shërova plotësisht. Ishte shumë efektive dhe e lirë. Rekomandoj që të gjithë banorët e vendit tonë ta provojnë këtë”, - thotë Sanyama.


Efekti i vërtetuar

Kur Mohammad Dawood, një disenjator grafik në Kuwait City, kryeqytet i Kuvajtit, u godit nga koronavirusi, ai vuante nga simptoma si kollitje, fyt i thatë dhe temperaturë e lartë. “Një miku im më sugjeroi të provoja mjekësinë tradicionale kineze dhe ajo vërtetë kishte efekt mahnitës në zbutjen e simptomave dhe uljen e temperaturës”, - tregon Dawood.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në një raport të publikuar në marsin e këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se metodat e trajtimit të mjekësisë tradicionale kineze janë të dobishme gjatë mjekimit të COVID-19, sidomos për rastet me simptoma të lehta dhe të moderuara. “Për rastet me simptoma të lehta dhe të moderuara, ka dëshmi mjaft inkurajuese se mjekësia tradicionale kineze kur shtohej me rastet e trajtimeve të zakonshme, mund të shkurtonte në mënyrë të dukshme kohën për pastrimin e virusit, mjekimin spitalor dhe heqjen e simptomave, në krahasim me rastet kur pacientët trajtoheshin vetëm me mënyrat e zakonshme”, - shkruan ky raport.

Në Britani, me sistemin shëndetësor të bazuar mbi mjekësinë perëndimore, mjekësia tradicionale kineze ka fituar popullaritet. Chen Zanyu, presidenti i Federatës së Praktikuesve të Mjekësisë Tradicionale Kineze, thotë se ai dhe kolegët e tij janë shumë më të ngarkuar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. COVID-19 i shkaktonte rrahje të shpeshta zemre Charles Bell-it, një pacient në juglindje të Londrës. Rrahjet zgjasnin 10-15 sekonda, dy herë në ditë. “Barnat kineze më qetësuan dhe më ndihmuan të ndihesha më i balancuar”, - pranon Bell.

Sipas z. Chen, ai së bashku me kolegët kanë trajtuar mbi 10 mijë pacientë të COVID-19. “Në fakt, ndoshta barnat nuk mund të vrasin ose eliminojë direkt virusin vetë. Por mjekësia kineze synon përshtatjen e sistemit imunitar të trupit për të forcuar aftësinë e përballjes së njeriut me virusin”, - shpjegon ai.

Foto:VCG

Foto:VCG

Integrimi i mjekësisë kineze dhe perëndimore

Për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Gjermani, ConPhyMed Pharmaceutical GmbH në këtë vend dhe Anhui Jiren Pharmaceuticals në Kinë, prezantuan së bashku në vitin 2022 formulën Shufeng Jiedu në një farmarci gjermane, duke përfshirë Rose Pharmacy në Rosenheim, një qytet në Bavari, në juglindje të Gjermanisë. “Ky medikament zuri shumë shpejt vendin e tij. Ai ka efekt shumë të mirë mbi rastet e infektimit akut me ngarkesë të lartë virusi”, - thotë Nadja Wehner, një farmaciste në Rose Pharmacy. “Ndihem e nderuar që mund të ofroj mjekësinë tradicionale kineze në farmacinë time, pasi shumë efekte sinergjistike të elementeve bimore kanë ndikime gjigante në trup me efekte të lehta anësore, duke qenë një shtesë e dobishme për medikamentet klasike (perëndimore)” – shpjegon Nadja.

Sipas raportit të marsit, gjatë mbledhjes së ekspertëve, OBSh-ja u rekomandoi vendeve anëtare të “marrin në konsideratë përdorimin e mundshëm të mjekësisë tradicionale kineze për trajtimin e COVID-19 sipas kushteve dhe rregullave të tyre mjekësore”. Nga Afrika deri në Europë, rekomandimi vazhdon të jetë në praktikim e sipër.