Drejtuesit, vlerësimi i marrë dhe njohja me kolegët ishin arsyet kryesore që Li Jiazhi vendosi të pranonte një punë në një kompani në Nanjing, kryeqendra e provincës kineze Jiangsu. 25-vjeçari do të përfundojë masterin e tij në gazetari në Universitetin e Studimeve të Huaja të Pekinit në fund të këtij muaji. Plani i tij fillestar ishte të gjente një punë në një kompani interneti, por ai e braktisi idenë pasi zbuloi se rutina e punës në biznesin e teknologjisë nuk ishte e përshtatshme për të.
“Në vitin 2019, u angazhova si praktikant në kompaninë “NetEase”, më pas u transferova në një kompani tjetër “online” për të ndihmuar në funksionimin e punës së transmetimit të drejtpërdrejtë. “Kam punuar me shumë ngarkesë dhe presion mjaft të lartë. Ishte e lodhshme dhe kuptova se nuk ishte aty ku qëndronin vërtet interesat e mia”, -tha ai.
“Gjatë intershipit si operator i transmetimit të drejtpërdrejtë, zakonisht isha në detyrë deri në orën 20:00 apo edhe 22:00 dhe më duhej të ndiqja disa drejtues të transmetimit të drejtpërdrejtë për t'i ndihmuar ata të hapnin llogari dhe të hartoja postime për ta”, -deklaroi Li.
Li Jiazhi udhëton në Zhangzhou, Provincë Fujian, këtë vit. Chinadaily
Ai tregon se ktheheshe shumë vonë në konvikt dhe mbi të gjitha ndjente se nuk kishte marrë asnjë aftësi apo njohuri nga praktika dhe akoma më keq, nuk kishte kohë të mendonte dhe të planifikonte karrierën e tij të ardhshme.
Li tha se është ndjerë konfuz për karrierën e tij të ardhshme gjatë kohës si student pasuniversitar. Ai theksoi se ka dërguar CV në shumë kompani të ndryshme, pavarësisht nga interesat e tij të vërteta.
Pas eksperiencës jo të këndshme në disa intershipe, Li i vuri vetes synimin për të gjetur një punë në një agjenci mediatike. “Ambienti dhe cikli i punës më joshën. Orari i punës në zyrat e mediave është mjaft fleksibël, gjë që më jep më shumë kohë për t'u fokusuar në një gjë. Më pëlqen të shkruaj dhe dua t’i marr gjërat me radhë, në kohën e vet, gjë që më jep një ndjenjë arritjeje”, -theksoi Li.
Megjithatë, ai tregon se nuk ishte e lehtë që të merrte një ofertë nga një agjenci mediatike, veçanërisht nga ato me seli në Pekin, e cila është shtëpia e shumicës së mediave të nivelit shtetëror dhe atyre me profil të lartë. “Shumë nga shokët e mi të shkollës dhe bashkëmoshatarët duan të gjejnë punë vetëm në Pekin, veçanërisht në mediat e nivelit shtetëror. Konkurrenca është mjaft e ashpër, por ata nuk do të kenë një profil të ulët, sepse do të kenë një master”, -tha Li.
Ai shtoi se do të donte shumë të punonte në Pekin, por edhe Nanjing është një zgjedhje e mirë.
Li tha se intervista e tij me “Xinhua Daily Media Group” shkoi pa probleme: “I gjithë procesi ka qenë një sfidë e vazhdueshme, që kur dërgova CV në shtator. Kam bërë intervistën në nëntor dhe vendosa të pranoja ofertën e punës në dhjetor”.
Ai kujtoi se kostot e intervistës ishin mjaft të larta sepse kompania këmbënguli për një intervistë në vend dhe jo një intervistë “online”, por ai u ndje i mirëpritur pasi drejtuesit e kompanisë treguan respekt të madh ndaj tij. “Ata kujdeseshin për idetë e mia gjatë komunikimeve tona, gjë që më bëri të ndihesha i nevojshëm dhe i vlerësuar”, -tha Li.
Li tha se praktika në “Xinhua Daily” gjithashtu i përshtatej pritshmërive të tij. “Kam bërë një praktikë tremujore, duke nisur prej shkurtit, gjatë së cilës kam pasur rotacione pune të korrigjimit, redaktimit të historive dhe xhirimit të videove.
Ishte një përvojë e bukur dhe mezi pres t'i bashkohem kompanisë me kohë të plotë”, -tha Li, duke shtuar se arsimimi i mirë është tepër i rëndësishëm kur kërkon një punë.
“Arsimi është si monedhë e fortë në tregun e punës, pasi shumë kompani dhe organe qeveritare kërkojnë që punëkërkuesit të kenë certifikata nga universitetet prestigjioze. Një person pa një arsimim të mirë mund të dallohet nga kompanitë, por kur nuk keni aftësi ose përvojë për të tejkaluar njerëzit e tjerë, atëherë formimi arsimor ka shumë rëndësi për punëkërkuesit”, -tha Li.