Foto nga VCG
Ekspertët mendojnë se vizioni i Kinës për Azi-Paqësorin ka ofruar ide të reja për të arritur paqen afatgjatë globale dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Vizioni i Kinës për sigurinë e përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme është thelbësore për të garantuar paqen dhe stabilitetin botëror afatgjatë, të cilat janë parakusht për zhvillimin e një vendi”, -deklaroi gjatë një interviste për “Xinhua” Kin Phea, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Akademinë Mbretërore të Kamboxhias.
Sipas tij, Kina është një kontribues kyç për paqen dhe stabilitetin botëror dhe një motor i rritjes globale.
Këshilltari i Shtetit kinez dhe ministri i Mbrojtjes, Wei Fenghe, mbajti një fjalim mbi vizionin e Kinës për rendin rajonal, në Dialogun e 19-të Shangri-La, që u zhvillua në Singapor.
Vendet duhet të kërkojnë bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunim të favorshëm në vend të hegjemonisë dhe politikës së pushtetit, -tha Wei.
Sipas tij, çështjet globale duhet të trajtohen përmes konsultimit nga të gjithë aktorët në vend që të diktohen nga vetëm një vend ose një grup i vogël vendesh. Ai shtoi se Kina është e përkushtuar të ndërtojë një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare të bazuara në respektin reciprok, paanësinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin fitues.
Joseph Matthews, profesor i lartë në Universitetin Ndërkombëtar “BELTEI” në Phnom Penh, tha se vizioni i Kinës për zhvillimin global ka krijuar mundësi të reja, miliona vende pune dhe ka forcuar globalizimin në të gjitha kontinentet.
“Përpjekjet e Kinës në botë po japin rezultat pasi shumica e vendeve po distancohen nga vendet që janë të përkushtuara për të promovuar luftën dhe garat e armëve, duke minuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik”, -tha Matthews.
Sipas tij, strategjia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Azi-Paqësorit ka kërcënuar drejtpërdrejt Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), e cila është shpirti i bllokut.
Matthews tha se e ashtuquajtura Kornizë Ekonomike Indo-Paqësore vështirë se është një marrëveshje tregtare, e jo më një marrëveshje e tregtisë së lirë, dhe nuk do të forcojë zhvillimin ekonomik dhe social rajonal.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar këtë grup për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon, për të minuar unitetin dhe neutralitetin e ASEAN-it, për të shkaktuar konflikt dhe tension, për të destabilizuar paqen dhe zhvillimin ekonomik”, -tha Matthews.
Duke vlerësuar deklaratat e Matthews, Kin Phea, drejtor i përgjithshëm i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Akademinë Mbretërore të Kamboxhias, tha se Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të frenojnë dhe rrethojnë Kinën, duke krijuar shumë shtresa aleancash, duke përfshirë paktin ushtarak midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, si dhe Kornizën Ekonomike Indo-Paqësore.
Seun Sam, një analist i politikave në Akademinë Mbretërore të Kamboxhias, tha se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë këdo që shihet si një sfidues i statusit të saj si superfuqia e vetme në botë.
Sipas Sam, Shtetet e Bashkuara do të përdorin çfarëdo strategjie që munden për t'u përballur me një rival, edhe nëse rivali thjesht dëshiron të bashkëpunojë dhe të jetojë në paqe.