Dr. Xhoi Jakaj ka përfunduar Universitetin Bujqësor të Tiranës në degën Veterinari në vitin 1993. Ajo ka mbrojtur Master në Gjenetikë dhe doktoraturë në kirurgji në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Për disa vite punoi si pedagoge në disa universitete private dhe stë shtetëror.
Xhoi Jakaj (Burimi facebook)
Në dhjetor 2015 u emërua drejtore e IEVP “Ali Demi” në Tiranë, ose burgu dhe paraburgimi i grave. Kjo ka qenë për Xhoi Jakajn një eksperiencë e vështirë, komplekse, me të papritura, por edhe një shkollë ku ajo i përmbahej slloganit “Ligj dhe tolerance”.
Gjithashtu Jakaj është autore e një sërë tekstesh educative si dhe producente.
CMG: A është Xhoi përballë pasqyrës njeriu i ëndrrave të veta dhe cili tipar ju ka ndihmuar në jetë?
Xhoi Jakaj : Mua më ka ndihmuar një tipar që po aq edhe më ka prishur punë. Ka qenë dhe vijon të jetë bukuria.
Ky tipar ka qenë gjithmonë me mua e pavarësisht kësaj unë vijoj të rris veten nga kapaciteti i dijeve, gjithnjë kam dashur të eci përpara me anë të njohurive dhe shkallë pas shkalle jam rritur. Gjithçka që i kam vendosur vetes për t’u bërë, është bërë.
Xhoi Jakaj (Burimi facebook)
CMG: Cili njeri për ju ka qënë gur themeli?
Xhoi Jakaj : Nuk di dhe nuk do doja ta saktësoja në fakt, por mund t’i ndaj kështu : Njeriu im më i afërt e që më ka mbështetur, por njëherësh edhe rival politik, është vëllai im. Dashuria më e madhe për mua janë vajzat e mia dhe familja ime bashkë me bashkëshortin. Nëse ata janë të lumtur, janë baza e suksesit tim. Atë që kam arritur sot ia dedikoj absolutisht familjes sime, e cila më nxiti dhe mbështeti për t’u arsimuar, por patjetër edhe vetes sime sepse kam shtuar nga një element në çdo vit. Shkolla e pastaj puna kanë qënë paralele që kanë ndërtuar jetën time.
CMG: Dje dhe sot, ku ndryshon lumturia në breza?
Xhoi Jakaj : Ka ndryshime shumë të mëdha, të cilat brezat ndoshta nuk i konceptojnë por që sot nuk shihen më. Ne dashuroheshin me detajet dhe i vlerësonim ato shumë. Mbaj mend që njëherë babai im më bleu një palë shapka, të cilat sot i kujtoj se sa më gëzuan ato mua. E vetmja kërkesë e jona ishte arsimi dhe çdo para që kishin ia dedikonin shkollës dhe ishte luks të blije shapka.
Sot një palë shapka nuk e gëzojnë askënd, as tabletat e telefonat e fundit. Ndaj këshilla ime edhe si autore librash është që të gjeni lumturinë në gjëra të vogla.
Xhoi Jakaj (Burimi facebook)
CMG: Cilat janë sfidat që ju rritën karakterin?
Xhoi Jakaj: Qindra sfida kam kaluar. Kam qënë në një luftë të vazhdueshme me shkollën sepse kanë qënë vite me probleme dhe unë e theksoj që çdo ditë të jetës sime e kthej në sfidë. Jam në një sfidë me kohën dhe mundësitë që më ofrohen. Përpiqem që mos demoralizohem për gjërat, por të punoj për t’i zgjur ato.
CMG: Si ju njohin të tjerët?
Xhoi Jakaj : Njerëzit më therrasin “Njeriu i buzëqeshur”. E kam të instaluar në portretin tim dhe çdo gjë e bukur mua më sjell lot gëzimi . Jam e gëzuar për gjërat që më rrethojnë, ndaj e dua veten kështu por edhe të tjerët rreth meje do të doja që buzëqeshjen ta cilësonin si armë të tyren.
CMG: Çfarë do të ishte për ty një jetë më e lumtur?
Xhoi Jakaj : Një ditë pa intriga me dashamirësi dhe vepra të mira, me mundësi të ndryshme që i jepen kujtdo dhe larg rrjeteve sociale. Ato po e shkatërrojnë njerëzimin.
CMG: Për ju jeta ka qënë laps e letër, apo fat?
Xhoi Jakaj : Për mua ka qënë 90% punë dhe 10% fat. Ndodh që gjatë jetës të jetë edhe 100% fat, pra ka shumë njerëz që nuk kanë bërë asgje dhe fati ju ka trokitur në derë.
Në Shqipëri nuk ka shumë meritokraci, por gjithsesi mendoj që jetën time e kam pasur më shumë punë se sa fat. Fat për mua është jeta ime, aftësitë e mia dhe vazjat!
CMG: Cila ka qënë puna juaj e parë dhe çfarë mbani mend prej saj?
Xhoi Jakaj: Sapo përfundova shkollën kam punuar si mësuese ndihmëse e pastaj u emërova më vonë. Për 12-vite kam punuar në gjimnazin “Partizani” dhe për mua mbetet një dashuri shumë shumë e madhe .
Xhoi Jakaj (Burimi facebook)
CMG: Çfarë është “RIN FEST”? Pse lindi si ide për ta risjellë dhe si është pritur deri më tani?
Xhoi Jakaj : “ Rin Fest” unë e risolla sepse e kam bërë kur kam qënë mësuese në gjimnazin “Partizani”, ndaj dhe jo më kot them që ai gjimnaz është ndër më të mirët.
Mua më ka dhënë shumë dashuri ai ambient dhe mora spunton për të shkruar librin “Adoleshenca”. Para 10 viteve unë e kam sjellë dhe është pritur shumë mire, sigurisht tani e kam sjellë në formë ndryshe.
Kam ulur moshën dhe i përfshij të gjithë. Do bëhet shumë e bukur sepse një gjë që unë vendos për ta bërë ose e bëj, ose nuk i futem fare.
Është një projekt personal dhe ndoshta vitet e tjera do rritet, por këtë vit mbetet në një forme eksperimentale. Çdo gjë do jetë cilësore dhe e mirë menduar. Do të ketë një juri me emra të njohur, që kanë dhënë për të rinjtë.
Nuk dua imazhe që ndiqen shumë në rrjete sociale. Për mua të kesh vlera do të thotë të jesh njeri i mire. Nuk na përcaktojnë ndjekesit atë që jemi ne.
“Rin Fest” është një rikthim vlerash të të rinjve dhe ky është edhe qëllimi im .Surpriza në fund janë për fëmijët në nevojë. Këshilla ime e fundit është “Perpiquni, duke e pritur edhe fatin!”.
Intervistoi :Megi Latifi