Huang Zhen, 39 vjeç, është një nga zëvendëskryeprojektuesit më të rinj që punon në programin hapësinor të drejtuar nga Kina. Ai ka përvetësuar një sërë teknologjish kyçe në vetëm pak vite me shokët e tij të skuadrës dhe u nderua me Medaljen e 4 Majit për të Rinjtë, që u ndanë këtë vit.
Inxhinieri i talentuar deklaroi se dëshira dhe pasioni i tij për hapësirën lindi pasi dëgjoi një lajm në televizor në kohën kur ishte ende student.
“Isha në vitin e parë të universitetit, në vitin 2003, kur Shenzhou-5, anija e parë kozmike e drejtuar nga Kina, u lëshua me sukses në hapësirë. I gjithë vendi ishte i entuziazmuar. Kështu që, në atë kohë, mendova se si t'i shërbeja më mirë vendit”, -kujton Huang, duke theksuar se shkenca e hapësirës ajrore ishte zgjedhja dhe alternativa e tij më e mirë.
Huang ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në projektin e rëndësishëm kombëtar hapësinor qëkur filloi të punojë në institutin e pestë të Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Kinës në vitin 2010, pasi mori një doktoraturë.
Huang Zhen
Nga Shenzhou-8 në Shenzhou-11, Huang ka punuar fort dhe ka kaluar në shumë shkallë vështirësie dhe arritjesh në stacionin hapësinor pas simulimeve dhe eksperimenteve të panumërta tokësore së bashku me shokët e tij të skuadrës. Ata kanë hedhur një themel të fortë për zbatimin e misioneve hapësinore të drejtuara nga Kina.
Pa asnjë përvojë paraprake, kthimi i një anijeje të madhe kozmike nga Hëna rreth 380.000 kilometra larg nuk është detyrë e lehtë.
Huang, që është drejtor i përgjithshëm teknologjik, drejtoi një ekip prej gjashtë personash dhe u përball me këtë sfidë të vështirë.
Ai ishte vetëm 30 vjeç në vitin 2013, kur nisën studimet e eksplorimit të Hënës me ekuipazh.
Ekipi i Huang-ut punoi ditë e natë dhe pas tre vjetësh ata lëshuan një kapsulë të re me kthim të një anije kozmike me shumë funksione, që performoi më mirë se anija kozmike Shenzhou.
Në vitin 2020, Huang u bë asistent i shefit të projektimit dhe udhëhoqi ekipin për të krijuar një gjeneratë të re të anijeve testuese kozmike me ekuipazh, të cilat u kthyen në Tokë për herë të parë nga një lartësi prej 8000 kilometrash.
Ekipi i ri me një moshë mesatare 35 vjeç ka bërë progres të konsiderueshëm, me zbulime në teknologjinë e zbarkimit hënor me pilot dhe aftësitë e mbijetesës në mjedisin ekstrem hënor.
“Në të ardhmen, shpresoj të krijoj një trajektore midis Tokës dhe Hënës. Ashtu si ne zakonisht marrim avionët, mund të shkojmë dhe në Hënë për biznes”, -tha Huang.