Vaj, çaj, kozmetikë... një sërë produktesh prej lules së bozhures tregojnë mundësitë që ka kjo bimë për t’i sjellë zhvillim qytetit Heze të provincës Shandong në Kinën Lindore.
Foto: Bujqit kontrollojnë rritjen e luleve të bozhures në pyje, fshati Huangtun, Heze, Provinca Shandong, Kinë, 15 prill(Foto:Xinhua) 2022
Kultivimi i lules së bozhures në Heze ka një histori mbi 1.000-vjeçare. Tani, në bazë të kësaj bime unike, “industria” e përpunimit të lules është zgjeruar nga kultivimi dhe shitja e saj, deri në prodhimin e produkteve ushqimore dhe kujdesit për shëndetin, duke u shndërruar një ndër sektorët kyç për bujqit vendorë.
Në fshatin Huangtun të Heze-s, disa lloje të veçanta të lules së bozhures për prodhimin e vajit, po çelin nën hijet e pemëve të gjata të plepit.
“Mbjellja e lules së bozhures në tokë pyjore na sjell më shumë fitime. Banorët mund të sigurojnë të ardhura si nga shitja e luleve, ashtu edhe nga ajo e drurit”, tha Huang Jihe, drejtori i komisionit të PKK-së për fshatin.
Në Heze plantacionet e lules së bozhures zënë 32 mijë hektarë tokë, ku punësohen mbi 100 mijë banorë dhe realizohen rreth 1.51 miliardë dollarë amerikanë të ardhura.
Foto: Bujqit kontrollojnë rritjen e luleve të bozhures në pyje, fshati Huangtun, Heze, Provinca Shandong, Kinë, 15 prill 2022(Foto:Xinhua)
Han Gang, një banor vendor që dikur ishte punëtor migrant në qytet, tani punon në një plantacion në fshatin e tij me një pagë mujore mbi 610 dollarë amerikanë. Ai është i lumtur me jetën aktuale, pasi mund të kujdeset për familjen e tij pa u larguar nga vendlindja.
Në Kinë, pas eliminimit të varfërisë absolute në gjithë vendin, zgjerimit dhe modernizimit të industrive të veçanta lokale, po u kushtohet më shumë rëndësi për konsolidimin e arritjeve të realizuara dhe nxitjen e rigjallërimit të gjithanshëm rural.
Në Heze ka rreth 120 kompani që merren me përpunimin e lules të bozhures dhe 11 të tjera për eksportin e saj. Këtu prodhohen 25 mijë tonë vaj prej farërave të lules së bozhures.
Ndërkohë konteja Pingyi në të njëjtën provincë është një bazë e prodhimit të lulemustakut. Me 43 mijë hektarë plantacione, lulemustaku u sjell banorëve mbi 4.5 miliardë juanë (674 milionë dollarë) të ardhura vjetore. Kjo lule që mbillet në 90 për qind të fshatrave të kësaj konteje, duke krijuar 300 mijë vende pune.
Çaji prej lulemustaku të tharë(Foto:VCG)
Kërkesat për këtë lule po rriten shumë vitet e fundit për shkak të popullaritetit të mjekësisë tradicionale kineze. Disa kompani vendore kanë zhvilluar produkte të reja prej lulemustaku, si çaj dhe pastë dhëmbësh.
Me zhvillimet e sotme teknologjike, ushqimet speciale të një krahine, po përhapen dhe shiten në gjithë vendin. Makaronat e orizit “Luosifen” nga rajoni autonom i Guangxi-Zhuang, janë një ndër më të spikaturat në rigjallërimin rural.
Sipas të dhënat statistikore, shitja e këtyre makaronave gjeneroi 50 miliardë juanë (7.48 miliardë dollarë) vitin e kaluar, të cilat kanë shtuar të ardhurat e mbi 200 mijë banorëve ruralë të qytetit Liuzhou të këtij rajoni.
Kurse në provincën ishullore Hainan, vlera nga shitja e pulës Wenchang, një gatim i famshëm lokal, i kaloi 12 miliardë juanë (1.8 miliardë dollarë) gjatë vitit 2021. Duke parë perspektivën e sigurtë në këtë sektor, provinca po përshpejton përsosjen e gjithë zinxhirit të prodhimit.
Shembuj të tillë mund të gjeten kudo në mbarë Kinën. Vetëm vitin e kaluar vendi ndërtoi 50 parqe industriale për bujqësinë moderne, 50 grupime industriale sipas kushteve lokale, caktoi 298 qyteza si baza për zhvillimin e produkteve speciale bujqësore, duke krijuar mbi 15.6 milionë vende pune për punëtorët që kthehen në vendlindje nga qytetet e mëdha.
Gatimi me pulë Wenchang(Foto:VCG)
Dihet se në Kinë ka burime të pasura njerëzore, por zhvillimi, pavarësisht se në sektorin industrial apo atë bujqësor, ka nevojë për kapital ose investim. Por nga vijnë fondet?
Përveç ndarjes së buxhetit shtetëror, obligacionet po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.
Vitet e fundit obligacione të tilla janë bërë instrumente inovative në tregun financiar. Fondet e grumbulluara janë përdorur në projekte rurale, si blerje e rezervim i drithërave, ndërtim i pajisjeve për energji inteligjente dhe projekte rrugore në zonat rurale.
Sipas z. Zhu Hongming, ekspert nga Instituti Studimor i Financave pranë Qendrës Studimore të Zhvillimit të qeverisë kineze, rigjallërimi rural është një detyrë afatgjatë. “Në sistemin financiar, tregu i obligacioneve fokusohet në financimin me afat të mesëm dhe të gjatë, i cili është më i përshtatshëm për projektet e zhvillimit rural, në krahasim me mjete të tjera si kreditë etj.”, shtoi z. Zhu.
Një raport i publikuar nga dega e Bankës së Kinës në Shangai tregoi se deri në fund të vitit të kaluar, Kina ka lëshuar rreth 14.1 miliardë dollarë amerikanë obligacione për rigjallërimin rural. Lëshuesit përfshijnë entitete të ndryshme, si qeveri lokale, institucione financiare, ndërmarrje shtetërore dhe private.