CMG: Eliana si ndiheni kur shihni veten tuaj pas kaq shumë vitesh me të njëjtat shije për të bukurën?
Eliana Mitro: Kur dal para pasqyrës unë shoh po të njëjtën grua që gjithnjë e ka dashur të bukurën. Unë kam stilin tim dhe ajo është e brëndshmja ime. Si kur kam qënë e re dhe deri tani ajo vazhdon të më shoqërojë me të njëjtën dëshirë për të qënë e bukur. Kurrë nuk e kam menduar që mua po më ikën mosha dhe duhet që të reduktoj ngjyrat dhe përdorimin e tyre, përkundrazi unë jam edhe më e motivuar sepse në moshën që unë jam ngjyrat janë shumë të nevojshme sepse të japin më shumë jetë.
CMG: Si ka qënë Eliana në moshën e adoleshencës?
Eliana Mitro: Që në adoleshencë është ndierë dëshira ime për të bërë gjëra të bukura dhe jo për t’ia bërë këtë gjë të tjerët, por ajo vetes. Ajo që më ka dalluar mua përherë ka qënë që unë vendosja një detaj të ri në çdo gjë. Edhe fustanet e basmës së asaj kohe kishin një gjë të veçantë tek garderoba ime, sepse unë i dekoroja me elemntë jo të zakonshëm.
CMG: Ju rridhni nga një familje aristrokrate shqiptare. A jeni kuriozuar për elementë të kohës që mund të jenë trasheguar brez pas brezi?
Eliana Mitro: Po prejardhja e familjes sime rrjedh nga aristrokacia dhe këtë gjë unë e kam ndierë qoftë edhe në mënyrën se si janë kultivuar me edukatën e veshjes. Mamaja ime menjëherë pasi mbaroi lufta u kthye në atdhe vetëm sepse gjyshja nuk donte t’i jepte burrë Italian. Kjo pasi ishte vajza e një patrioti, që ngriti bashkë me Ismail Qemalin flamurin në Vlorë, Murat Toptani. Atdhedashuria e solli këtu, por ajo qe tragjedia e saj. Unë deri në moshën 7 vjeçare kisha ende rroba që mamaja ime i kishte sjellë nga Italia. Ato kishin filluar të dëmtoheshin, por gjithsesi unë i vishja. Madje mund të them që i vishja ndonjëherë edhe fshehurazi sepse ishin tepër europiane për vendin tonë. E rritur në ketë ambient apo qasje për të bukurën, unë përfitova këto veti të bukura.
CMG: A keni diçka që e ruani brez pas brezi e ju sjell kujtime sa herë hapni garderobën?
Eliana Mitro: Kanë kaluar shumë vite, por kam diçka që e ruaj me fanatizëm. Kur ka qënë mamaja ime 14 vjeç gjyshja i kishte bërë një kostum kombëtar, fatkeqësisht pjesa e poshtme u dëmtua por jeleku mbeti. Në moshën 14 vjeçare të vajzave të mia unë ju kam bërë foto me të, ndërsa e ruaj në manekinë atë jelek shumë vjeçar, i cili ka ndërtuar historinë.
CMG: Vajzat tuaja a janë rritur me frymën për të bukurën, siç nëna ju ka rritur juve?
Eliana Mitro: Po patjetër që po, jam munduar që edhe ato të kishin po atë pasion për të bukurën e për të spikatur me gjëra të thjeshta, por të bukura. Kur ishin të vogla ju stiloja çdo gjë vetë, që nga përparëset dhe çdo gjë tjeter ato i dallonte. Veshjet spikatnin.
CMG: Si ju komentonin njerëzit e asaj kohe ?
Eliana Mitro: Unë kam qënë gjithnjë mendje hapur, nuk kam qënë e fiksuar pas komenteve. Njerezit i pëlqenin veshjet e mia dhe miqtë e mi më luteshin që t’ju qepja dhe atyre. Më vjen tani në mendje një mikesha ime e cila më ka thënë “Faleminderit sepse më ke ndryshuar jetën”
Unë çdo gjë që qepja ja qepja edhe asaj ndaj ajo është mirënjohëse. Më ka bërë gjithashtu përshtypje një ditë në stacion autobusi asokohe, unë kaloja me biçikletë dhe disa zonja bërtitën me të madhe “Jaaa kaloi prapë “ Pra ato mezi prisnin të shihnin se çfarë unë kisha veshur. Ndërsa edhe sot kur po vija rrugës një grua e moshës sime më pa dhe më komplimentoi për ngjyrat e veshjes.
CMG: Si ndiheni që në këtë moshë keni hapur Instagram?
Eliana Mitro: Njerëzit kanë treguar që mezi presin për të parë kombinimet e mia.
CMG:Një inxhiniere ndërtimi, si e kombinon këtë profesion me pasionin për veshjen?
Eliana Mitro: Fati im është që unë nuk kam punuar asnjëherë në kantier ndërtimi, por në laborator dhe bashkë me shoqet e mia jemi veshur bukur. Mundohesha të vishesha bukur e të bëja atë që më pëlqen mua dhe ja arrita. Me vështiresi, por ja arrita. Çdo gjë e bëja vetë, kur shihja ndonjë detaj që vinte nga jashtë e sajoja bukur.
CMG: Jemi kuriozë, si ka qënë fustani juaj dasmës?
Eliana Mitro: Në ato kohë nuk ka pasur fustane që të kishe mundësi për të zgjedhur, gjeta një fustan shumë të thjeshtë. Madje edhe kur shkoje në qëndrat e bukurisë që bëje stilimin e flokëve me stilin e asaj kohe më shumë shëmtoheshe se zbukuroheshe.
CMG: Parneti juaj, çfarë e ka tërhqur atë tek ju gjithnjë?
Eliana Mitro: Unë dhe partneri im jemi njohur bukur. Të dy kemi qënë në të njëjtin gjimnaz. Pas një fare kohe në gjimnaz më thonë që do vish në rrethin letrar për të recituar e atje ishte edhe bashkëshorti im i ardhshëm. Ai ka qënë i dhënë pas artit dhe bënte edhe tabelën e nderit ku më kishte vendosur mua. Mënyra se si më kishin bërë portretin më bëri përshtypje, sepse kishin vendosur ngjyra dhe çdo gje tjetër. Në pamje të parë thashë çfarë është ky që më njeh kaq mire që më ka vendosur gjithë detajet e që atëherë ne kemi mbi 50 e ca vite njohje.
CMG: Cili është çelësi i një martese të sukseshme?
Eliana Mitro: Së pari është të kuptojmë që dashuria me kohën venitet kalon në stade të tjera, por duhet të mbetet respekti dhe toleranca. Unë jua kam thënë edhe shoqeve të mia gjithmonë: vajza krijoni komoditet me veten. Nuk e çoja më tej zënkën dhe i kam qetësuar gjërat.
CMG: Cilat janë mësimet që keni nxjerrë nga jeta?
Eliana Mitro: Unë besoj shumë që njerëzir janë të gjithë pozitivë dhe kanë energji të mirë. Unë nuk besoj që njerëzit bëjnë ato që gjëra që as unë s’do doja të mi bënin. Këtë natyrë kam unë.
CMG: Cfarë ngjyre ka jeta juaj?
Eliana Mitro: Nuk ka një ngjyrë të caktuar, sepse ajo ka një shkëlqim të madh, por jo një ngjyrë konkrete.
CMG: Cili është sukesi juaj më i madh?
Eliana Mitro: Karriera dhe familja!
Intervistoi :Megi Latifi