Katerina Trungu është një moderatore e re në moshë, e cila e ka nisur rrugëtimin e saj në emisionet radiofonike, ndërsa sot punon në një prej logove me të mira shqiptare, për sa i përket ekranit. Ajo moderon emisionin e mëngjesit "Shije shtëpie", në televizionin kombëtar Klan.
Katerina vjen në një rrëfim për jetën, vitet e saj në shtetin grek, vitet e universitetit dhe më pas rrugëtimi profesional.
CMG : Katerina, a jeni bërë ndonjëherë kurioze për emrin tuaj?
Katerina Trungu : Në fakt nuk është se jam bërë kurioze, më shumë se sa do thoja që emri im ka një histori. Këtë gjë nuk e dinë shumë njerëz, por emri im i parë ka qenë "Egi". Këtë zgjedhje e bëri mami dhe babi im. Më pas erdhi momenti i pagëzimit dhe duhej një emër i dytë. Mes dy emrash "Katerina dhe Marina", mamit i kishte pëlqyer menjëherë Katerina. Ky ka qenë emri i princeshës së madhe të Rusisë dhe të gjitha mamatë ëndërrojnë kështu për vajzat e tyre. Që nga ai moment unë mbaj emrin Katerina dhe mendoj se me shkon ky emër.
CMG: Çfarë ngjyrash ka pasur fëmijëria juaj?
Katerina Trungu: Fëmijëria ime ka qenë e ndezur, me ngjyra dhe shumë e bukur. Unë bëj një ndarje zakonisht dhe që e vogël i ndaja lodrat me ngjyra. Pra unë ndaja të verdhën, të kuqen, të gjelbrën dhe ngjyrën blu. Çdo ngjyrë tjetër shfaq zymtësi për mua që e vogël. Nuk më ka munguar asgjë prej prindërve. Ata më kanë ofruar çdo gjë që i duhet një fëmije për t’u rritur mirë.
CMG: A beson se je projeksion i adoleshencës?
Katerina Trungu : Ekzaktësisht po. Aty u krijua çdo gjë, në adoleshencë, sepse çdo dëshirë që kam pasur po i vendos në jetë. Besoj që kam qenë diku 14,15 vjeç kur fillova të punoj në radio e më pas në televizion. Ndoshta duke ndjekur yjet e asaj kohe fillova të ëndërroja të isha si ata. Doja të ndiqja rrugën e Arbana Osmanit dhe e çdo të suksesshmi të asaj rruge. Isha 17 vjeç kur fillova në Radio e ndërsa sot drejtoj një emision që e kam pasur ëndërr thuajse tërë jetën.
CMG: Si është marëdhënia që ndërton me pasqyrën. Sa reflekton?
Katerina Trungu : Unë asnjëherë nuk e pëlqej plotësisht veten, gjej gjithnjë diçka që duhet përmirësuar. Kur shoh veten në pasqyrë ndonjëherë ndiej nevojën për të pasur motiv dhe jam unë ajo që i jap forcë vetes. I them shpesh "Bravo Kate!", shiko sa mirë je! Kjo ndodh shpesh para grimit shoh veten para emisionit dhe them yll je. Shko tani!
Unë jam shumë krenare për veten sepse kam bërë çdo gjë pastër dhe me zemër. I dua gjërat e drejta dhe nuk bëj kurrë gabime. Kjo gjë më bën të ndihem mirë. Në pasqyrë dikur një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha, por me hapa të sigurta dhe sot me kokën lart.
CMG : Cilat janë tre fjalët që janë shumë të rëndësishme për ty?
Katerina Trungu: Janë tre fjalë që njerëzit, që më njohin e dinë mirë. Këto fjalë bëjnë që njerezit të duhen më tepër dhe të jenë më të mirë në shoqëri. Faleminderit, të lutem dhe më fal rregullojnë marëdhënien me çdo njeri.
CMG: Çfarë është familja për ty?
Katerina Trungu: Për të do bëja çdo gjë dhe pa të do isha asgjë. Familja është gjithçka, ne jemi refleksion i familjes dhe për çdo njeri ëeshtë pasqyrë familja. Vatër e çdo ndjesie që tek lumturia, gëzimi dhe çdo ndjesi tjetër, e gjen pranë familjes.
CMG: A ju ka ndodhur të humbisni busullën tuaj në jetë, ndonjëherë?
Katerina Trungu: E vërteta është që nuk kam pasur momente kur të humbas busullën. Ka pasur momente të vështira, por jo të humbas busullën. Unë kam çdo gjë në kontroll dhe s'do lejoja të më humbasë busulla.
CMG: Jeta juaj është fat, apo punë?
Katerina Trungu: Jeta është edhe fat edhe punë, sepse ndeshet në momente të caktuara me njerëz që të japin një dorë të mire, por nga ana tjetër këto gjërat me mençuri duhet t’i shtysh përpara. Gjërave duhet ti japësh formën që ti do vetëm me punë.
CMG:Çfarë shije ka jeta juaj në këto momente?
Katerina Trungu: Luleshtrydhe, sepse ka ngjyrën e kuqe, të bukur dhe shijen e saj ndërthurur me ëmbëlsi, jo deri në velje. Jeta ime ka dashuri dhe jo vetëm me partnerin, por me çdo njeri tjetër, miq e familjarë. Jeta ime nuk është shumë shumë e ëmbël, sepse kam kohë për të qenë në një tjetër nivel. Ëndrrat e mia kanë nevojë për më shumë sheqer.
CMG: Cila aromë të kthen vite pas?
Katerina Trungu : Është aroma e kishës, ka brenda një kishë, ka aromë karakteristike. Qirinjtë, apo çdo gjë tjetër. Duke qenë që unë kam lindur në një vend ortodoks, mua më ka shoqeruar shumë kjo ndjesi. Ajo lloj arome mua më kujton vendlindjen e ndihem nostalgjike.
CMG :A ke një dhuratë që të bën të qash nga gëzimi?
Katerina Trungu: Jo, ende jo.
CMG: A je fanatike e fotografisë?
Katerina Trungu: Unë gjithnjë kam qenë fanatike për fotot. Dikur kemi pasur aparat me film, e dikur një film merrej për pozat e mia dhe një tjetër për familjen (qesh)
CMG :A je ti shëmbëlltyra e nënës, përballë djalit tënd?
Katerina Trungu: Nuk besoj që një femër i shpëton dot faktit që do sillet dashur pa dashur si nëna e saj me të. Unë e ledhatoj djalin tim po njësoj me të njëjtat ninulla ledhatimi, apo ndoshta edhe ia ngre zërin po njësoj.
Uroj të jem një nënë si nëna ime, e përkushtuar gjithmonë dhe djali im në të ardhmen jetë njësoj si unë me nënën time.
CMG : A është e vështirë të bësh balancën mes punës dhe familjes?
Katerina Trungu : Këtë gjë e ke shumë të vështirë ta gjesh, nëse nuk ke njerëz që të mbështesin. Në këtë moment kur ti ja dedikon kohën profesionit dhe mungon në familje, të duhet dikush që të kujdeset për fëmijën. Në këtë rast unë kam prindërit e bashkëshortit, bashkëshortin apo familjen time që më qëndron pranë gjithnjë. Edhe çdo gjë që bëj jashtë punës së mëngjesit, ata janë aty për mua. Partneri im është një baba që nuk mërzitet të më ndihmojë në çdo gjë e të jetë krah meje.
CMG : Nëse dëgjon fjalën "sakrificë", kush të vjen në mendje?
Katerina Trungu: Prindërit e mi. Babai im që ka punuar shumë, duke sakrifikuar jetën e tij dhe nëna ime që qëndronte me ne në shtëpi. Të dy pra kanë hequr dorë nga jeta e tyre për ne. Ata u bënë prindër të rinj në moshë dhe sot nuk ka më të rinj që mendojnë për familje. Ata kanë jetuar në një kohë që ndoshta familja krijohej me herët, por nuk mjafton kaq.
Në të njëjtën kohë me ta kane jetuar edhe njerëz të tjerë dhe s’kane bërë këtë rol si ata me ne. Ata janë prindër shembull për përkushtimin e tejskajshëm që kanë bërë do t'ju jem falenderuese përgjithnjë.
CMG : Përfundoje fjalinë: Sot do të doja...
Katerina Trungu: Do të doja të kisha edhe një tjetër realizim. Unë jam mësuar të bëj shumë gjëra gjatë ditës dhe nëse nuk e vijon rutinën time, unë mërzitem. Më duket sikur nuk kam çfarë të bëj, apo s'po bëj gjërat siç duhet.
Dua t’i bej gjërat shpejt, pavarësisht se duan kohë. Jam shumë e fiksuar për t’i bere realitet gjërat që dua. Do doja që çdo ditë të bëja diçka, por jeta me këmbë në tokë na mëson që nuk mund të plotësohen kaq shumë deshira.
Intervistoi: Megi Latifi