Ndarja e videove të YouTube-s brenda ‘snap-it’ ose story-it tuaj, po e bëhet më e lehtë nga Snapchat. Tashmë Snapchat ju lejon të anashkaloni procesin e kopjimit, ngjitjes dhe bashkëngjitjes së video si lidhje nëpërmjet Android Police. Funksioni është i disponueshëm si në Android ashtu edhe në iOS. Sipas medieve ndërkomëtare, tani, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni videon që dëshironi ta ndani në YouTube, shtypni butonin “share” dhe më pas zgjidhni aplikacionin Snapchat. Snapchat do të hapet dhe videoja do të shfaqet automatikisht në kamerën tuaj si sticker i veçantë, duke shfaqur kështu emrin dhe krijuesin e videos. Pasi ta bëni fotografinë ose videon tuaj në Snapchat, mund të luani me madhësinë e sticker-it të videos, ta rrotulloni atë dhe ta vendosni kudo që dëshironi ju në ekran. Kushdo që shikon foton ose story-in tuaj mund të klikojë në linkun dhe ta shikojë videon brenda aplikacionit YouTube ose në shfletuesin e tyre të internetit.
Soni njofton ndryshime të mëdha në Play Station
Këtë qershor si pjesë e shërbimit të abonimit në PlayStation Plus, Sony ka njoftuar të sjellë një numër ndryshimesh që do të jenë të disponueshme për përdoruesit. Abonimi do të zgjerohet me dy kategori shtesë dhe do të ketë gjithsej tre nivele anëtarësimi krahas ofertës aktuale.
Në faqen zyrtare të internetit kompania bën me dije se fokusi është ofrimi i përmbajtjes me cilësi të lartë, të përzgjedhur me një portofol të larmishëm lojërash. PlayStation Plus Essential do të kushtojë 9 euro në muaj dhe ky shërbim do të ofrojë të njëjtat përfitime që gëzojnë anëtarët e PlayStation Plus sot, si p.sh; dy lojëra për të shkarkuar në muaj,zbritje ekskluzive, qasje në internet me shumë lojtarë etj. Çmimet mbeten të pandryshuara. Kur të lansohet shërbimi i ri PlayStation Plus, PlayStation Now do të kalojë në ofertën e re të PlayStation Plus dhe nuk do të jetë më i disponueshëm si shërbim i pavarur. Po ashtu sigurohet se përdoruesit e PlayStation Now do të kalojnë në PlayStation Plus Premium pa rritur tarifën e tyre aktuale të abonimit.
Kryhet fluturimi i parë i një avioni gjigand duke përdorur vaj gatimi si karburant
Airbus A380, një avion gjigand i vërtetë i qiejve, kreu së fundmi fluturimin e parë, duke përdorur si karburant vaj gatimi. Avioni realizoi një fluturim testues që zgjati tre orë, që nisi nga aeroporti “Blagnac” në Tuluzë, ku ndodhet edhe selia e kompanisë franceze. Lënda djegëse e përdorur quhet zyrtarisht karburant aviacioni i qëndrueshëm, dhe përbëhet kryesisht nga vaj gatimi i përdorur dhe yndyra mbeturinash, që i japin energji motorit Rolls-Royce Trent 900 të avionit. Më pas, Airbus realizoi një fluturim të dytë me po të njëjtin lloj karburanti, duke fluturuar nga Tuluza në Nisë. Karburanti u sigurua nga kompania “TotalEnergies”. Kompania shpreson që deri në fund të kësaj dekade ta certifikojë këtë karburant dhe ta përdorë për të gjitha fluturimet komerciale. Sipas rregulloreve në fuqi, Airbus mund të përdorë karburant të përbërë vetëm 50% vaj gatimi dhe pjesa tjetër me karburant tradicional, me bazë vajguri. Airbus ka testuar edhe herë të tjera përdorimin e këtij karburanti në modele të tjera, në mars dhe në tetor vitit 2021.
Mini 3 Pro, droni i ri i DJI me risi teknologjike
Me disa përmirësime të dukshme në raport me paraardhësin Pro, DJI është duke u përgatitur për ta nxjerrë në treg dronin e ri Mini 3 Pro. Ndër përmirësimet më të rëndësishme janë sensorët për shmangien e pengesave dhe bateria më e madhe.
Ne fotografitë dhe videon e publikuar të dronit të ri, duket se dy sensorë të mëdhenj gjenden në pjesën e përparme të kësaj pajisje që do ta ndihmojnë të shmang pengesat, si dhe dy sensorë në pjesën e pasme që janë për parandalimin e përplasjes së fluturakes në tokë. DJI Mini 3 Pro mund të kalojë më shumë kohë në ajër falë baterisë me kapacitet më të madh prej 2.453 mAh. Mini 3 Pro pritet të jetë 250 gramë më i lehtë sesa Mini 2. Kamerat ndërkohë pritet të kenë fotografi më të qartë dhe përformansë më të mirë. Kamera është e vendosur në një pjesë të ridizajnuar, që i jep mundësi përdoruesve të filmojnë video vertikale të përshtatshme për publikim në rrjete sociale.