Arianita Petushi, një vajzë e cila që në shkollë të mesme nuk është mjaftuar kurrë me programin shkollor, me ambicie ka marrë pjesë në disa aktivitete, të cilat kanë ndihmuar formimin e saj. Me dy fakultete dhe master në fushën e ekonomisë, pas një karriere 7 vjeçare në kompani të mirënjohura zgjodhi të themelojë një agjensi marketingu, në fillim me emrin Dart Marketing & Communication shpk. Suksese i kesaj agjensie ishte i menjëhershëm. Pas 5 vitesh agjencia kaloi në një rebrandim me emrin “Ahead Creative”, një emër domethënës për konceptin e marketingut që kanë adoptuar, ku “storytelling” dhe prekja e emocioneve janë thelbi i të bërit një fushatë të mirëfilltë. Klientët e kënaqur e referuan dhe e bënë të jetë tashmë një agjenci me një emër të mire, që ofron zgjidhje për çdo fushë të marketingut.
Ahead Creative (Burimi: Instagram)
CMG : Si nis rutina juaj në punë?
Arianita Petushi : Dita nis me kafen e mëngjesit, sepse ne kemi krijuar afrimitietin që unë nuk jam shefja dhe ata nuk janë thjesht punonjësit e mi. Janë miqtë e mëngjesit, me të cilet konsumojmë një kafe të mire, flasim për çfarë na pret gjatë ditës. Më pas është shumë e vrullshme sepse duhet të merremi me shumë gjëra. Me fotot, me sportet grafike, montazhin, pra një produksion i tërë.
Këto procese mbyllen brenda një dite dhe ne themi gjithmonë që kërkesat e tyre mbyllen dje. Kur klienti kërkon, për ne është punë deri në përfundim të gjithçkaje. Kjo është rutina ime.
CMG : Si i kujtoni fillimet tuaja në karrierë?
Arianita Petushi : Shoh veten sot dhe nuk më ngjan aspak me dëshirat që dikur kam pasur. Kam qenë tepër e dhënë pas ekonomisë. Mendoj që ka qenë një pikënisje për të mos e vazhduar, sepse e kuptova se sa e lodhshme ishte që të ulesha dhe të punoja vetëm me shifra.
Pastaj në shkollë të mesme më besonin çdo prezantim të shkollës dhe fillova të pëlqej këtë angazhim. E kuptova që kisha elementë të moderimit e doja shumë menaxhimin dhe marketingun e çdo pune që bëja. Puna ime e parë ka qenë në prezantim në Shijak TV. Pas asaj kam moderuar edhe në televizione të tjera.
Me anë të angazhimeve unë kuptova që e dua ekonominë si rritje në biznes, por ajo që doja ishte të komunikoja dhe të prekja nga afër këtë botë. Bota e komunikimit ka të tjera emocione.
Arianita Petushi ( burimi facebook)
CMG : I thua shpesh vetes "Bravo!"?
Arianita Petushi : Unë i them vetes që jam me fat, që i kam arritur gjërat e mia. Ndoshta jo të gjitha, por kam arritur një pjesë të mirë të tyre dhe jam e lumtur. Po, i them edhe “Bravo!”, sepse gjërat i kam arritur vetë. Çdo arritje dhe mosarritje ja kanë vlejtur që të më formojnë karakterin tim në profesion dhe jo vetëm.
Pa dyshim që ky nuk është maksimumi i asaj që mund te bëj dhe mendoj që është disa herë më mirë te mendosh kështu, sepse lufton për të bërë gjëra të reja. Jam shumë e sigurtë për të ardhmen që më pret
CMG: Kush ka qene njeriu që të ka qëndruar më pranë në të gjithë rrugëtimin ?
Arianita Petushi : Kohët e fundit të gjithë i kanë dëgjuar edhe deklaratat e mia në media për një mbështetjeje të madhe, siç është Redi.
Redi është partner në jetë për mua, por edhe në profesion.
Së bashku e kemi marrë këtë iniciativë për të lënë të dy profesionet përkatëse dhe jemi përkushtuar këtu. Njerëzit shpesh na thonin pse hoqët dorë nga profesionet tuaja, të paktën njëri duhet të qëndronte për të siguruar një rrogë, por ne besuam tek njeri- tjetri.
Ai është mbështetja ime më e madhe dhe unë jam mbështetja e tij.
Arianita Petushi ( burimi facebook)
Duke qenë se jemi të dy në një profesion e kemi më të thjeshtë të kuptojmë njeri- tjetrin për gjërat që duhet të bëjmë në një kohë më të shpejtë.
CMG : Kush është për ju çelësi i suksesit?
Arianita Petushi : Këmbëngulja është një ndër armët më të forta që ndihmon çdo njeri të mos dorëzohet. Unë si njeri nuk kam hequr dorë nga asgjë pavarësisht kostos që ajo mund të kishte tek unë.
Nuk bëhet asgjë në jetë me laps dhe me letër. Kjo është e pamundur sepse gjërat asnjëherë nuk dalin ashtu siç i parashikojmë.
Sado që jeni duke bërë gjëra të vogla, rëndësi ka që atyre t’u jepni vëmendjen e duhur.
CMG : A është për ju klienti mbreti?
Arianita Petushi : Po është mbret, por jo mbret që t’i plotësohet çdo dëshirë. Ne e udhëzojmë në rrugën që duhet. Nëse ata dëshirojnë një spot apo një reklamë përpiqemi që t’i ofrojmë versionin më të mirë të mundshëm. Me klientët duhet të sillesh si me mbretin, por ne e kemi për detyrë të jemi mentorë të tyre e në fund puna jonë të ketë shkëlqim.
CMG : Cilat janë trendet e fundit të reklamimeve?
Arianita Petushi dhe Redi Petushi (burimi facebook)
Arianita Petushi : Për momentin në fokus janë "Story telling" kur ti prek emocionet e një klienti, atëherë e ke bere siç duhet punën.
Trendet e marketuesve online janë gjithnjë e më tepër për të referuar historinë e tyre të dështimit e suksesit, për ta sjellë si shembull. Çdo biznes komunikon me historinë e tyre. Ne themi shpesh për të pasur suksese duhet të diferencohesh nga konkurrenca që të dëmton.
CMG : Cili është momenti më i vështirë që një grua në profesion ka?
Arianita Petushi : Momenti më i vështirë për një grua është të kujdeset edhe për fëmijët edhe për biznesin.
Më është dashur të sfidoj veten edhe në këtë pjesë. E kam kuptuar sa shumë nevojë kemi ne për kohën me ta dhe ata për kohën me ne. Gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 e kuptuam se sa shumë ai ishte rritur dhe se sa produktive ishte koha me të. Sot jemi shumë të kufizuar për kohën. Njeriu duhet të bëjë balanca shumë të mira mes punës e familjes.
CMG : Jeta është fat, apo pune?
Arianita Petushi : Pa punë ti nuk arrin dot të bësh gjërat që do. Ndonjëherë ne ndodhemi në vendin e duhur me njerëzit e duhur, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojmë. Ne e ndërtojmë jetën tonë sipas sakrificave që bëjmë.
CMG : Cili është mesazhi juaj mbi suksesin në biznes?
Arianita Petushi : Nëse do të fillosh një biznes "Fillo me hapin e pare!"
Intervistoi: Megi Latifi