Almida Rushiti - Psikologe
Almida Rushiti - Psikologe
Jam shumë e lumtur që në këtë 8 Mars zemra dhe krahët për mua janë plot. 8 Marsi nuk duhet të jetë festë, por protestë për të luftuar dhe në fund për të fituar. Ndoshta me ardhjen në jetë të bijës sime jam bërë më e ndjeshme se kurrë. Ndaj theksoj se ne gratë kemi lirinë dhe forcën e madhe për të luftuar gjithçka, ashtu kemi edhe pranverën në zemrën tonë për të gëzuar dhe u gëzuar nga ata që na rrethojnë.
Ejani të gëzojmë dhe reflektojmë!
Suela Bili - Drejtore Shtëpia e fëmijës "Zyber Hallulli", Tiranë
Suela Bili-Drejtore shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli
Në këtë ditë të veçantë unë dua të uroj të gjitha nënat, motrat dhe vajzat shqiptare. E ku ka më të dlirë se nëna, apo krijesë më të bukur se ajo! Gjithçka që jam apo do të bëhem ja kam borxh vetëm nënës sime! Kjo shprehje e bukur i përmbledh të gjitha.
Anjeza Kolami- Punonjëse Sociale
Anjeza Kolami- Punonjëse Sociale
Sot duhet të promovojmë drejtësinë sociale dhe vlerat që na bëjnë bashkë. Le të fitojmë respektin dhe t’i japim vetes sonë përparësi.
Është e rëndësishme që të nxisim aktivizimin për një mirëqenie emocionale, sociale apo ekonomike. Për gratë, për një status me të mirë!
Nensi Xhani - Financiere
Nensi Xhani-Financiere
Uroj që të gjitha gratë të gjejnë forcën që të përmbushin ëndrrat e tyre dhe mos të dorëzohen. Përqafoni çdo mundësi pranë jush!
Kjo është një datë që ju bën më pranë njëra- tjetrës dhe të drejtave tuaja .
Brisilda Rrapi- specialiste e shëndetit publik
Gruaja një qenie kaq special, që na solli në jetë!
Lufton çdo ditë për të fituar të drejtat e saj dhe ende vazhdon.
Mos reshtni kurrë!
Blerina Hoxha- Arkitekte
Blerina Hoxha- Arkitekte
Gëzuar të dashura gra !
Urimi im është të festoni çdo ditë dhe jo vetëm në këtë date, sepse ju jeni vetë festa.
Iris Canaj - Drejtuese e OJF DoArt
Këtë 8 Mars dua të ftoj burrat, që të përpiqen për të drejtat e grave.
Do doja shumë që ata të kuptonin se sa lodhen dhe stresohen gratë.
Burrat duhet të jenë më pranë figurës femërore.
Të drejtat e grave janë të drejtat e gjithë shoqërisë .
Arianita Petushi - Drejtore Ekzekutive e Ahed.creative
Arianita Petushi - Drejtore Ekzekutive e Ahed.creative
Kjo është dita juaj, ju keni fuqinë për të bërë gjëra shumë të bukura në jetën tuaj. Mos i lini gjërat në gjysmë!
Albina Zeneli - Gazetare programi "N'Zoom"
Albina Zeneli-Gazetare programi N'Zoom
Për të gjitha gratë në Shqipëri, Kosovë apo çdo vend tjetër shqipfolës unë sot kam një mesazh të fortë.
Një femër që i dëgjohet zëri përkufizohet si një femër e fortë.
Intervistoi Megi Latifi