Foto:VCG

Foto:VCG

Jo shumë kohë pasi metaverse u bë një kryefjalë në qarqet teknologjike, me pritshmërinë e larta për të çliruar mundësitë e reja të internetit, ky term është përfshirë tashmë në politikat industriale të pushtetit vendor në disa krahina të Kinës.

Si pjesë e planifikimeve të tyre ekonomike për vitin 2022, vendimmarrësit vendorë kinezë janë zotuar të nxisin më tej zhvillimin e industrive të së ardhmes, si metaverse, zinxhiri i blloqeve, inteligjenca artificiale (AI) dhe realiteti i zgjeruar (ER), gjë që pasqyron vendosmërinë e tyre për t’i trajtuar risitë si nxitëse të rritjes.


Një gur kilometrik

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë disa javëve të kaluara, autoritetet në nivel province të Kinës kanë zhvilluar mbledhjet e tyre vjetore legjislative dhe konsultative politike në prag të sesioneve vjetore të këtyre organeve në rang kombëtar në Pekin. Të dhënat statistikore të publikuara në mbledhjet e pushteteve vendore treguan se ekonomia e shumë krahinave të vendit kanë vazhduar rimëkëmbjen e qëndrueshme nga ndikimet e epidemisë së COVID-19.

Për shembull, PBB-ja e provincës Hubei i kaloi vjet 5 trilionë juanët (789 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një nivel të ri historik të kësaj province të prekur më rëndë nga koronavirusi i tipit të ri.

Provinca Guangdong, me një PBB prej 12 trilionë juanësh, u radhit në vendin e parë ndër të gjitha njësitë administrative në nivel province.

Ndërkohë, PBB-ja e provincës së Kinës Veriore Shanxi i kaloi 2 trilionë juanët. Kjo bazë tradicionale e energjisë e Kinës ka shpejtuar transferimin e modelit të zhvillimit ekonomik nga varësia te burimet natyrore në industritë e teknologjisë së lartë.


Projektimi i industrive të së ardhmes

Foto:VCG

Foto:VCG

Industritë e teknologjisë së lartë po luajnë një rol gjithnjë më të rëndësishëm në nxitjen e rritjes së ekonomisë në shumë krahina të Kinës.

Bashkia e qytetit të Pekinit do të nxjerrë 20 skenarë aplikimi për të kultivuar grupe industriale, si zinxhiri i blloqeve, inteligjenca artificiale, realiteti i zgjeruar dhe shfaqja me qartësi ultra të lartë.

Me një ekonomi të fuqishme digjitale, provinca Zhejiang e Kinës Lindore do të nxisë zhvillimin e industrive të së ardhmes, si inteligjenca e ngjashme me trurin dhe informacioni kuantik, duke u përpjekur të realizojë 12% rritje të vlerës së shtuar të sektorëve kyçë të ekonomisë digjitale.

Zhvillimi i ekonomisë digjitale mund të lehtësojë ngritjen e nivelit të industrive tradicionale. Qyteti Chongqing i Kinës Jugperëndimore do të përshpejtojë transformimin inteligjent të prodhimit, duke ndërtuar 10 fabrika të reja të zgjuara dhe 100 punishte digjitale.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndër të gjitha teknologjitë e përparuara bashkëkohore dhe konceptet e reja, metaverse ka qenë një ndër ato që tërhoqën më shumë vëmendje.

Disa rajone nuk ndalen thjesht te diskutimet, por kanë filluar të veprojnë. Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës Lindore, do të kultivojë një grup ndërmarrjesh në industritë e përparuara si metaverse në pesë vjetët e ardhshëm. Ndërsa Wuhan-i, kryeqendra e provincës Hubei, do të ndërtojë një zonë pilot kombëtare mbi brezin e ri të inteligjencës artificiale nëpërmjet integrimit të ekonomisë reale me metaverse, të dhënat e mëdha, informatikën cloud dhe zinxhirin e blloqeve.


Ekonomi reale e nxitur nga teknologjia

Foto:VCG

Foto:VCG

Në qytetin Tianjin, politikat pro risive teknologjike kanë favorizuar bumin e firmave të teknologjisë së lartë. Vjet, 130 firma në këtë qytet bregdetar të Kinës Veriore u listuan si ndërmarrje të vogla dhe të mesme të nivelit kombëtar që kanë epërsi inovative në një fushë specifike.

Kultivimi i firmave të tilla zë vend kryesor në agjendën e politikave industriale të pushtetit vendor në shumë krahina të Kinës.

Provinca Shandong e Kinës Lindore synon të kultivojë 400 firma të tilla para fundit të vitit 2025. Ndërsa provinca Zhejiang planifikon të shtojë 100 kompani të tilla para fundit të vitit 2022. Organet e pushtetit vendor të disa krahinave kanë premtuar politika të favorshme taksash dhe kreditimi ndaj këtyre kompanive.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërkohë, shumë organe pushteti vendor po përpiqen të ofrojë më shumë fonde për studimet shkencore.

Provinca Anhui, për shembull, do të ngrejë pjesëtimin e fondeve për studim dhe zhvillim në PBB-në e saj deri në 2.5% në vitin 2022. Ndërsa provinca Guangdong do të zbatojë një projekt 10-vjeçar për të zhvilluar kërkime shkencore bazë, për të cilat do të përdoret një e treta e fondeve të përgjithshme të kësaj province për studime shkencore.