Arlinda Garuci ka studiuar Erboristeri dhe Shkencë e Teknologji Ushqimore në Itali, Master në "Shkencat e të ushqyerit dhe aplikim dietik" në Universitetin “La Sapienza”, Romë. Ka punuar në Erboristeri dhe gjithashtu në Farmaci (Reparti Omeopatik) e më pas, si nutricioniste për dieta individuale në një qëndër dobësimi në Milano. Pas këtyre eksperiencave të bukura në Itali, në mars 2014, Arlinda hapi qendrën e dobësimit “Equilybra” në Tiranë, për t’i dhënë përgjigje çdo problemi në lidhje me mbipeshën, nënpeshën dhe modelimin e trupit.
Arlinda ka punuar si nutricioniste pranë Spitalit Amerikan 3 në Tiranë dhe aktualisht është lektore për nutricionin në “Bio Save Tirana”.
CMG : Arlinda çfarë do të thotë të hamë shëndetshëm?
Arlinda Garuci: Të hash shëndetshëm do të thotë të konsumosh absolutisht ushqimet e stinës. Të konsumosh më tepër mish të bardhë se sa mish të kuq. Më pak kripë dhe më shumë erëza. Më tepër drithëra integrale, produkte të furrës se sa të skuqura. Të gjjtha këto duhen kombinuar sipas gjinisë moshës, analizës trupore apo edhe aktivitetit ditor.
CMG: Si ka ndikuar ushqyerja nga pandemia Covid-19?
Arlinda Garuci : Ajo që ndodhi në pandemi dhe kur ishim në izolim të paktën edhe sipas një studimi që unë kam bërë rezultoi se 45% e të anketuarve shtuan peshë të paktën deri në 2kg. Vlen të theksohet se 1/3 e të anketuarve gjatë izolimit kishin rritur sasinë e ushqimit dhe po kaq edhe cilësinë.
CMG :Sa ndikon stresi në kequshqyerje?
Arlinda Garuci : Stresi ndikon në shtimin në peshë sepse pikërisht frika, ankthi dhe stresi të bën të konsumosh më shumë ose pa e pasur mendjen duke qenë të pauritur. Uria nervoze njihet gjerësisht ndaj duhet edhe mbështetja psikologjike në rastet kur është e pashmangshme.
CMG :Cila është dieta që këshillohet më tepër?
Arlinda Garuci : Dieta mesdhetare, sepse është për të gjjtha moshat dhe duke qenë që ndihmon fëmijët në mbipeshë. Të moshuarit që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare apo diabet është e rëndësishme që të përdorin një dietë të tillë. I ndihmon të gjjtha kategoritë e moshave.
CMG :Thirrja juaj për ata që ushqehen keq?
Arlinda Garuci: Të respektohen vaktet, tre kryesore dhe dy të ndërmjetme me një interval kohor 3 orë nga vakti në vakt.
Të mundohemi të flemë diku 7 ore dhe të mos ndjekim dieta drastike që godasin organizimin. Mundësisht mos mungojë aktiviteti fizik.
CMG: Si duhet të ushqehemi sipas grupit të gjakut?
Arlinda Garuci: Vite më parë doli një studim për këtë pjesë por ra poshtë shumë shpejt, për shkak të mungesës në burim të studimit dhe nuk është e vërtetë që mundemi të ushqehemi sipas grupit të gjakut.
Ndërsa ajo që rekomandohet nga të gjithë është vetëm dieta mesdhetare sepse trajton edhe rastet mbipeshë edhe rastet nënpeshë etj.
Pra mjafton të fokusohemi tek dieta mesdhetare.
CMG: Për çfarë ka më tepër nevojë organizimi ynë?
Arlinda Garuci : Organizimi ynë ka nevojë për makronutrientët që janë karbohidrate, proteina dhe lipide dhe gjithashtu vitaminat e kriprat minerare, prandaj duhet të shpërndahen në të gjitha vaktet.
Mos të harrojmë që në çdo vakt mjafton të marrim sikur edhe 1% prej tyre. Pa harruar edhe pjatën e shëndetshme ku bën pjesë edhe yndyra e mire, në sasi të reduktuar.
CMG :Jeni pro dietës apo palestrës?
Arlinda Garuci: Të dyja janë binom, sepse nëse ne shkojmë në palestër dhe nuk mbajmë një dietë të rregullt është tepër e vështirë.
Këshillohet që të dyja të alternohen sepse në të kundërt nuk arrijmë dot të shmangim mbipeshën dhe sëmundjet që krijohen nga jeta sedentare.
CMG : Çfarë duhet të kenë parasysh ata që janë duke te lexuar?
Arlinda Garuci: Të mos e teprojnë as duke tejkaluar nivelin e karbohidrateve, që duhet të marrin dhe as ta neglizhojnë. Duhet të vendoset një balancë mes tyre.
Intervistoi Megi Latifi