Ndonëse sapo ka prezantuar, si pjesë e një promovimi të fundit, Galaxy S22 Ultra i cili vjen me stilolapsin inteligjent S Pen, Samsung, duket se nuk do të lerë S Pen vetëm si ekskluzivitet i S22 Ultra. Burime pranë kompanisë kanë zbuluar se telefoni tjetër me ekran fleksibël i Samsung mund të marrë gjithashtu mbështetje të S Pen.
Sipas The Elec, kompania koreano-jugore ka vendosur të instalojë S Pen në telefonin e saj fleksibël të ardhshëm, i cili mund të quhet paraprakisht Galaxy Z Fold 4. Pajisja duhet të dalë në shitje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.
Galaxy Z Fold3 aktual ka gjithashtu mbështetje për S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro, por stilolapsi inteligjent duhet të blihet veçmas.Gjithashtu, pajisja nuk ka një vend për ruajtjen e stilolapsit, ndaj përdoruesit e Galaxy Z Fold 3 duhet të shtojnë një kasë telefoni, me një vend të veçantë stilolapsi. Me integrimin e S Pen në trupin e pajisjes, Samsung shpreson se kjo do të jetë një nga karakteristikat kryesore që do të tërheqë përdoruesit, gjë që mund të rrisë shitjet e modelit Galaxy Z Fold 4, në krahasim me telefonin aktual. Mësohet gjithashtu se Galaxy Z Fold 4 mund të ketë një ekran fleksibël 7.56 inç, dhe nje ekran të jashtëm 6.19 inç.
Moto G22, telefoni i ri që pritet të prezantojë Motorola
Marka shumë e njohur tashmë në tregun ndërkombëtar Motorola po përgatitet të prezantojë një smartphone të ri të quajtur Moto G22.
Ndonëse data e saktë e prezantimit të telefonit të ri inteligjent të Motorolës nuk dihet ende, janë zbuluar tashmë pamja e këtij smartphoni, si dhe disa nga specifikat e tij. Për Moto G22 është njoftuar pajisja me një ekran IPS LCD 6.5 inç me rezolucion 720×1600 piksele dhe një shpejtësi rifreskimi prej 90 Hz.
Telefoni i ri inteligjent i Motorolës do të ketë një procesor Helio G37, por pa mbështetjen e rrjetit 5G. Në pjesën e pasme do të jetë një kamerë kryesore 50 MP, dhe pranë saj një makro ultra e gjerë, 2 MP. Sa i përket kamerës selfie, ajo do të jetë një sensor 16 MP i vendosur në një prerje të shpuar të pozicionuar në qendër, në krye të ekranit.
Smartphone do të mundësohet nga një bateri 5000 mAh dhe do të ofrojë 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Moto G22 do të përdor sistemin Android 12, me një cmim prej 200 dollarësh, do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të bardhë, blu dhe të zezë.
VonMercier Arosa, mjeti amfib që mund të udhëtojë mbi tokë e ujë vjen në treg këtë verë
70 vite pas daljes së mjetit të parë amfib, krijuar në 1950 për të ecur në rrugë, ujë, llucë, akull, rërë dhe sipërfaqe të tjera të pazakonta, vjen në treg me një cmim prej 100 mijë dollarësh mjeti sportive amfib më luksozi i parë ndonjëherë.
Mund të mos jetë aq i shpejtë sa një supermakinë, por gjithsesi Arosa mbetet mjeti amfib më i shpejtë në qarkullim. Dhe ndryshe nga Ferrari, McLaren apo Bugatti, ky mjet ecën përmes jastëkëve të ajrit disa centimetra të lartë, që e lejojnë të manovrojë në mënyrë perfekte në çdo terren. I projektuar nga kompania britanike “Von Mercier”, ky mjet ka një kabinë si avion luftarak, rrota të pasme të fshehura dhe një panel digjital në kabinë. I pajisur me një motor hibrid, ku motori me naftë furnizon me energji dy motorë të tjerë elektrikë.
Kompania ka deklaruar se do të prodhojë 50 copë nga modeli Arosa, dhe shitjet fillojnë në verën e ketij viti. Çmimi fillestar prej 100 mijë dollarësh mund të rritet edhe më shumë, nëse klientët kanë kërkesa specifike, si ngjyra, modifikime në dizajn.
“Norwegian Viva”, “qyteti” që do të nisë lundrimin vitin e ardhshëm
Qershorin e vitit të ardhshëm, nga fjordet norvegjeze do të nisë lundrimin një “qytet” i vërtetë luksoz, i cili do të jetë i pajisur me gjithçka që një turist do të ketë nevojë për të kaluar ditë të këndshme në një anije kroçierë. I quajtur “Norwegian Viva”, mjeti lundrues është duke u ndërtuar nga kompania “Fincantieri” në Marghera të Italisë dhe mendohet të presë në bord 3,219 të ftuar.
“Norwegian Viva” është me të vërtetë luksoz, me pishina të pafundme, një pistë garash trekatëshe, madje dhe një urë xhami, ku mund të shijosh perëndimet në mes të detit. “Norwegian Viva” do të fillojë të lundrojë me itinerare të mrekullueshme mesdhetare, në qytetet kryesore portuale të Evropës Jugore, përfshirë Lisbonën në Portugali; Venecia e Triesten në Itali etj.
Më pas ajo do të lundrojë në Karaibet Jugore për sezonin e saj dimëror 2023-2024 duke ofruar arratisje në mot të ngrohtë.