Erald Dervishi ka lindur në Durrës në 10 Nëntor të vitit 1979 dhe filloi të luajë shah në moshën 5-vjeçare. Ai shkonte shpesh në sallën e shahut në Pallatin e Sportit në Durrës, ku ekipi “Lokomotiva” i këtij qyteti në atë kohë ishte më i miri në vend. Duke parë interesin e fëmijës për shahun, prindërit e regjistruan së bashku me të vëllain në kursin e shahut. Në moshën 7-vjecare Eraldi spikati për talentin e tij, duke i rënë në sy të gjithëve. Në 1986 kur zhvillohej kupa "11 janari" për moshat deri në 20 vjeç, Eraldi ishte vetëm 7 vjeç kur u ndesh me shahistë më të mëdhenj se vetë ai, duke fituar disa ndeshje. Aty u kuptua se niveli ishte shumë më i lartë se vetë mosha e tij. Fitoret e para në kampionatin individual ai i ka arritur në moshën 15 dhe 16 vjeçare.

Më pas Erald Dervishi ka përfaqësuar Shqipërinë në garat ndërkombëtare, ku ka qenë kampion Europe në moshën 14 vjeç. Ndërsa për grupmoshën deri 20 vjeç është renditur gjithmonë në 5 apo 6 të parët në kampionatet europiane dhe botërore. Në vitin 1988 Eraldi ka marë medaljen e argjendtë në Opimpiadë dhe ka fituar dhjetëra turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar. Erald Dervishi është i vetmi shqiptar që mban titullin “Mjeshtër i madh ndërkombëtar”, titull të cilin e ka fituar në moshën 16-vjeçare. Ky është titulli më i lartë botëror.

Prandaj është mirë që fëmijët që të vegjël të angazhohen në lloje të ndryshme të artit apo sporteve të ndryshme, në mënyrë që të evidentohen se ku mund ta kenë talentin dhe ta evidentojnë atë.

Përgatiti: Sava Lena