Elton Kadriu është Drejtor Ekzekutiv i grupit "Albanian Leaders". Ai ka studiuar për arkitekturë me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë.

Elton Kadriu (facebook)

Elton Kadriu (facebook)

Para 6 vitesh ai ndërtoi një platformë me mbi 500 moderatorë dhe njerëz që kontribuojnë për nxjerrjen në pah të aftësive të tyre, duke mbrojtur qëllimin primar të këtij grupi.

CMG : Elton, na rrëfeni rreth historisë suaj të jetës.

Elton Kadriu : Kam një jetë tepër aktive dhe e kam ndërtuar ndoshta sipas mundësive që çdo njeri ka për të ndërtuar jetën. Kam lindur në Dibër ku kam ndryshuar shumë vendbanime. Jetën e kam ndarë një periudhë edhe në fshat ku kam njohur më tepër gjëra që kam dashur.

Çdo ditë kam zgjedhur që ta ndaj me pasionet e mia siç është shahu, terapi për mendjen. Matematika dhe vizatimi gjithashtu kanë qenë pasionet e mia. Vit pas viti unë ndryshova qasje dhe me të ardhur në Tiranë jeta ime ndryshoi.

CMG: Çfarë ndryshoi dhe çfarë solli jeta tani më i rritur dhe me përgjegjësi?

Elton Kadriu: Këtu më është dukur vetja si ato fiset nomade që e ndryshojnë shpesh lagjen ku jetojnë. I kam prekur të gjitha vendet e Tiranës. Kam punuar fillimisht si kamarier. Aty mësova rreth punës sime të parë dhe ruaj kujtime tepër të çmuara.

CMG: Si e ndërtuat marrëdhënien me teknologjinë?

Elton Kadriu: Deri në përfundim të studimeve unë kam ushtruar profesionin në gjendje të lirë. Kam pasur mikun tim me të mirë afër që është kompjuteri. Aty kam mësuar në formë autodidakte se çfarë duhet të bëj si duhet të mësoj apo trajtoj një material.

CMG: Më pas pasi u diplomuat në Arkitekturë. Çfarë solli kjo për ju?

Platforma Albanian leadres

Platforma Albanian leadres

Elton Kadriu : Aty pashë që duhet të ushtroja një profesion për të cilin kam investuar gjatë. Është një sferë e madhe shumë përfshirëse.

Duhet kohë e gjatë për të folur për këtë profesion, pasi unë e dëshiroj shumë. E aplikoj dhe vlerësoj çdo mundësi që më është dhënë dhe jepet.

Janë shumë njerëz që punojnë dhe ndërtojnë çdo herë koncepte të reja.

CMG: Kur e kuptuat që ju jeni i " prerë" për të ushtruar ndikim në botën digjitale?

Elton Kadriu : Ka lindur natyrshëm bashkë me përfshirjen time.

Ka qenë angazhimi im primar, duke qenë që nisa të dizenjoj website apo të studioj terrenin nëpërmjet sondazheve. Aty nisi gjithçka. Kuptoja më shumë dhe doja të dija më tepër. Studioja gjatë dhe rrisja kapacitet me dëshirë.

Seriozisht unë e kam marrë kur kam kuptuar që ka qenë një veprim i imi i gabuar. Kam qenë ndër të parët njerëz që kam përdorur teknologjinë por aso kohe pa ndërgjegjen e plotë se si do të rridhnin gjerat dhe sa të kontrolluar do të ishim nga internet. Unë përdorja një Add Fake për ndikime tepër të mëdha në shoqëri.

Me kalimin e kohës, njohjes që rrjeti social të bën unë u pendova që kohën time e kisha harxhuar tashmë me një identitet që nuk është i vërtetë. Aty vendosa që çdo gjë do të jetë reale.

CMG : Cili rrjet social ka qenë në fillim kah qasjes suaj?

Elton Kadriu : Me rritjen e konkurrencës shumë rrjete sociale arritën që të shtriheshin ose pakësoheshin në ndikim. Në atë kohë unë kisha një audiencë tepër të lartë në Pinterest është një rrjet social që për Design është on top. Aty orientoja shijet e ndjekësve. Orientoja tepër çfarë ata donin të kishin dhe rezultoi me shumë sukses.

CMG: Çfarë ndodhi që kaluat në Facebook?

Elton Kadriu: Unë kam qenë tepër i dhënë në Pinterest, por me avantazhin e Facebook u detyrova të drejtohem ndryshe.

Elton Kadriu (facebook)

Elton Kadriu (facebook)

U futa dhe fillova të analizoj përdoruesit kush e përdor me tepër dhe në fakt rezulton që është një "Perandori", që të ofron mundësi të arta.

Kështu nisa të merrem shumë seriozisht.

CMG : Koha avancon, por si i kujtoni fillimet?

Elton Kadriu : I kujtoj në qendra internet, si të gjithë. Unë kam qenë i dhënë pas teknologjisë dhe vendi im i preferuar ka qenë një qendër interneti. Më pas pasi e kuptova rëndësinë e këtij të fundit dhe vendosa të blej një kompjuter shumë të mirë dhe aty të ushtrohem në formë autodidakte.

CMG : Grupi "Albanian Leaders" kujt i përket?

Elton Kadriu : Ky është grupi ynë! Është grupi i të gjithëve që bëhen pjesë. Qysh në krijim kemi rënë dakord edhe me parimet themelore të Facebook që grupi nuk i takon një njeriu, grupimi apo partie, pasi të nxjerr menjëherë jashtë grupit dhe nuk të lejon të thellosh një propagandë të caktuar, me një qëllim të hapur apo fshehur.

CMG : Panorama e parë që hasim sapo futemi në grup?

Elton Kadriu : Një grup njerëzish të aftë për të nxjerrë në pah veten e tyre. Aty do të shihni profile të ndërtuara mire, të strukturuara për të përcjellë informacionin e duhur. Secili merr audiencën e tij dhe ky është një përfitim i lartë në aspektin zhvillimor të të gjithëve

CMG :Cili është qëllimi i "Albanian Leaders"

Elton Kadriu: Kam dashur të krijoj një mundësi të përbashkët demokratike. E doja një hapësirë unike dhe të përbashkët pa qenë të limituar nga mjetet. Ky është komunitet i avancuar deri në këtë nivel.

Bashkëkombësit kanë qenë synimi im për të ardhur në këtë komunitet dhe për të nxjerrë në pah aftësitë e tyre.

CMG: Por a ka një vizion themelor?

Elton Kadriu: Kam dashur që t’i bëj bashkë edhe mediat për të futur në këtë grup programacionet. Nëse flasim për humorin pse mos kemi aty programet më të shikuara në të gjitha mediat. Duhet të jemi më tepër bashkë me njeri- tjetrin. Në një vend apo komunitet shumë të madh.

CMG : A i ka ky grup të gjitha parametrat?

Elton Kadriu : Po i ka të gjitha ato që quhen optimale. Grupi nuk ka anëtare, të cilët të jenë të rrezikshëm apo fallco. Para se anëtarët të futen aty kanë një pyetësor për të plotësuar. Ata kalojnë në një filter dhe me kryesorja është t’i përkasin kombit tonë.

CMG: Cilat janë tipologjitë e grupeve në tërësi?

Elton Kadriu : Janë tre grupe kryesisht publik të mbyllur dhe sekret.

Ne kemi preferuar ta mbajmë të mbyllur sepse duam të kemi sigurinë e anëtarëve dhe nuk duam që të kemi profile fake. Një nga misionet e këtij grupi është motivimi i shqiptarëve anë e mbanë globit dhe duke qenë një grup i mbyllur është më korrekt.

Në një grup të mbyllur është më e thjeshtë të njohësh anëtarët dhe puna është më korrekte.

CMG : Paralelisht me grupin çfarë ndodhi me ju?

Elton Kadriu: Unë kam rritur aftësitë e mia, duke qenë edhe në grupe apo komunitete ndërkombëtare. Kam ecur me hapin e kohës si mentorship gjë që më pas e ndoqën edhe anëtarët e mi.

Në grup mund të kesh edhe rolin e ekspertit që i jepet çdokujt që përfaqëson një fushë të caktuar. Tek kjo mundësi shtohen të gjitha aftësitë e veta dhe e përdor këtë forcë që ai të jetë prezent aty ku është forca e tij. Ky grup është në zhvillim e sipër tashmë ka 6 vite që ekziston dhe unë shpresoj që në vijim do të kemi edhe shumë rifreskime të reja.

E rëndësishme është që të gjithë të bëhen pjesë.

Intervistoi: Megi Latifi