Stela Sallaku është një vajzë e re shqiptare, që e ndan jetën mes vendlindjes dhe SHBA-së. Prej vitesh ajo ushtron profesionin si stiliste, ndërsa e ndërthur këtë me pasionin për shkrimin. Stela kujdeset për të shkruar artikuj, të cilët lënë jo pak ndikim në opinion e lexueseve. Për ne ajo rrëfen ditën, rutinën dhe jetën e saj në një këndvështrim tjetër.

CMG : Stela si do ta përshkruanit rutinën tuaj?

Stela Sallaku : Nuk është një rutinë shumë ndryshe nga çdo rutinë tjetër.

Jam përpjekur që ta mbaj çdoherë njesoj rutinën time, pa e dëmtuar nga faktorë të jashtëm. Njësoj çdo ditë jo, por me një qëllim që ja kam thënë shpesh vetes: Kjo diteë do të jetë e bukur!. Zgjedh që ta nis me motivim dhe një kafe mëngjesi.

CMG: Cila është telefonata e parë që bën në mëngjes?

Stella Sallaku : Është absolutisht familja! Nuk mungon telefonata që më mëngjes për ta dhe unë jam shumë e lidhur. Pastaj telefonatat e tjera nuk i shmang dot që janë të punës.

CMG : Çfarë ke njohur nga vetja që nuk e ke bërë më parë?

Stella Sallaku : Gjëja më e re që unë kam zbuluar nga vetja dhe që në fakt nuk e kam ditur më parë ka qenë fusha e gatimit.

Mendja e shëndoshë në trup të shëndetshëm, thotë një shprehje, ndaj jam e gëzuar që e kam eksploruar edhe këtë aspekt.

CMG :Kujt ja dedikon Stela më tepër kohën?

Stella Sallaku: Kohën ja dedikoj tërësisht jetës sime. Jam shumë e dhënë pas leximeve dhe një nga gjërat që më pëlqen më tepër kur jam në SHBA, është që revista ime e preferuar “New Yorker” më vjen në kohë. Një hapësirë tjetër e zë shkrimi dhe patjetër ecja. Ecja është shumë e rëndësishme për një trup dhe mendje të shëndoshë .

CMG : Panorama që shohin sytë e tu në këto momente, si është?

Stella Sallaku: Këtu kam vërtetuar shprehjen, që çdo gjë është më e madhe në Texas, sepse ashtu duket në fakt.

Nga vështrimi i momentit shoh shumë gjelbërim. Eshtë një vend i mbushur me pemë dhe simfoni zogjsh, ndërsa këtu kam parë për herë të parë edhe qukapik dhe jam shumë e lumtur për njerëzit që ndajnë shumë kohë me natyrën.

CMG: Stela dhe dashuria për Design. Me çfarë je duke u marrë për momentin?

Stella Sallaku: Dihet tashmë që aktiviteti im kryesor është dizajni dhe jam përherë duke u marrë me një skicë.

Kam filluar të eksploroj edhe fushën e bizhuterive tashmë përtej fushave të tjera që i kam pasur si pikësynim dhe që mendoj se i kam realizuar shumicën.

CMG: Frymëzimi juaj artistik sa është rritur apo zbehur nga gjithë situata e pandemisë globale, që po kalojmë?

Stella Sallaku : Nuk më është zbehur frymëzimi artistik aspak. Unë kam shkruar shumë shpesh tek “Tirana Post” për tema të ndryshme. Kohët e fundit frymëzimi është në gjuhën angleze sepse kështu janë dhe lexuesit.

Nuk ka ndikuar negativisht situate, por patjetër që ka pasur sfidat e saj që mund të jenë reflektuar në disa momente. Por njeriu ndaj duhet të jetë sfidues në çdo lloj momenti me jetën.

CMG : Si e sheh fuqinë e biznesit pas pandemisë?

Stella Sallaku : Situata pas pandemisë do të jetë patjetër e ndryshme nga realiteti që kemi përjetuar deri më tani. Shpresoj dhe besoj që do të kemi një "Bum" si në anën shoqërore dhe atë sociale dhe fokusi në biznes. E rëndësishme është që do shohim një realitet të ri.

Gjykoj që njerëzit do fillojne ta shohin benefitin e lirisë, si diçka më të shtrenjtë se disa vite më parë . Është shumë e rëndësishme të takosh njerëzit e zemrës dhe pandemia na mësoi që nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo.

Në një moment të caktuar mund të mos e kemi këtë të drejtë ndaj do mirëpritet situata pas pandemisë. Për të manifestuar atë që na mungon!

CMG : Nëse një sy po të lexon, çfarë do i thoje?

Stella Sallaku: Shpesh do doja të isha një zog i vogël për të takuar njerëzit e zemrës, që mund t’i kem larg.

Intervistoi Megi Latifi