Foto: Skulpturat e maskotëve të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, Bing Dwen Dwen (një pandë akulli) dhe Shuey Rhon Rhon (një fener tradicional kinez) në ekspozim në qendër të Pekinit. (Foto:VCG)
Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të nisin më 4 shkurt, ose ditën e tretë të Vitit të Ri 2022 sipas kalendarit bujqësor kinez. Për këtë arsye, dekorimet festive të kryeqytetit të Kinës sivjet kanë përfshirë shumë elemente të këtij mitingu madhështor sportiv.
Park Industrial “Shougang”(Foto:VCG)
Në Parkun Industrial “Shougang” të distriktit Shijingshan të Pekinit Perëndimor, elementet olimpike janë kudo. Flamurët dhe banderolat me logo të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike valëviten në park, i cili ka qenë më parë një uzinë çeliku.
Platforma e kërcimit me ski në Parkun Shougang(Foto:VCG)
Në “Big Air Shougang” do të zhvillohen garat e kërcimit me snoubord dhe të kërcimit me ski stil i të lirë. Këto janë dy disiplinat e vetme që do të zhvillohen brenda qytetit të Pekinit gjatë Lojërave Olimpike. Ndërkohë, garat e tjera do të mbahen përkatësisht në distriktin periferik Yanqing të kryeqytetit dhe qytetin fqinj Zhangjiakou të provincës Hebei.
Stacioni “Shougang”i Linjës së metrosë për Lojërat Olimpike(Foto:VCG)
Linja e metrosë për Lojërat Olimpike do të fillojë funksionimin nga 24 janari, duke lidhur parkun “Shougang” me stacionin Ura “Jin’an” në veri të qytetit. Stacioni “Shougang” është veshur me ngjyrën “e kuqe kineze”. Ndërsa në platformë, udhëtarët mund të ndjekin nga ekranet LED lojërat që janë në zhvillim, duke pritur ardhjen e trenave.
Vagonat e dekoruara të metros me elemente olimpike(Foto:VCG)
Brenda vagonave, imazhet e maskotëve dhe parullat olimpike janë kudo, ndërsa dritat janë në formën e flokëve të dëborës.
Tabela elektronike paraqet numërimin mbrapsht të ditëve të mbetura prej hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore,Wangfujing,Pekin(Foto:VCG)
“Wangfujing”, bulevardi më i njohur tregtar i Pekinit, është “pushtuar” nga elementet olimpike. Sidomos një tabelë elektronike këtu, që paraqet numërimin mbrapsht të ditëve të mbetura prej hapjes së lojërave, është bërë një ndër pikat më të pëlqyera të vizitorëve.
Park akulli në Wangfujing(Foto:VCG)
Këtu është ndërtuar një park akulli, ku ushtruesit e patinazhit mund të përmirësojnë mjeshtërinë e tyre, ndërsa familjarët ndajnë gëzimin e sjellë nga sporti.
Një tren i shpejtësisë së lartë i zbukuruar me “flokë dëbore”(Foto:VCG)
Punëtorët varin banderola me logon e Lojërave Olimpike në rrugët e Pekinit (Foto:VCG)
Fëmijë në distriktin Yanqing të Pekinit duke ushtruar ski (Foto:VCG)
Njerëzit luajnë hokej mbi akull në parkun “Yuyuantan”, Pekin (Foto:VCG)