Xhoana Kristo është arkitekte dhe urban dizajner e interesuar në marrëdhëniet midis dritës, shqisave dhe hapësirës arkitektonike. Është e ndikuar nga jetesa e saj midis Athinës dhe Tiranës, dy vendet me një karakter të fortë mesdhetar. Gjatë studimeve të saj në Tiranë, Shqipëri dhe Guimaraes, Portugali ajo kishte mundësinë të kërkonte më tej interesin e saj për projektimin arkitektonik. Ka marrë pjesë dhe ka fituar në disa konkurse lokale dhe ndërkombëtare për arkitektët e rinj, madje edhe për Archiprix dhe RIBA Silver Medal si një krijuese e ri.
Xhoana Kristo
Xhoana aktualisht ndjek Ph.D. dhe dizertacioni i Ph.D. së saj fokusohet në formëzimin (modelimin) e dritës në arkitekturë, investigon marrëdhënien midis aspekteve cilësorë dhe sasiorë të mjeteve të arkitektit. Kristo ka prezantuar kërkimin e saj në një sërë konferencash ndërkombëtare dhe ka publikuar në Strand, IGI Global, Observatory of the Mediterranean Basin - OMB, dhe në publikime të tjera. Ajo është autore (bashkë me Saimir Kristo) në librin Albania - Competition Culture - A timeline 2000-2020, publikuar në Barcelonë. Ajo ka punuar si kërkuese shkencore dhe asistente pedagoge prej 2018 dhe tashmë ka zyrën e saj të projektimit. Projektimit e saj e ushtron në Tiranë, Shqipëri. Kristo është themeluese (bashkë me Vera Bushati) e projektit “Mëso historinë e arkitekturës dhe qytetit duke luajtur”, dhe e brandit “ARCHIGAMES - Learn Architecture by Playing”, një nisëm inovatore që stimulon dhe promovon edukimin dhe njohjen ndaj qytetit për të gjithë.
CMG : Kush është Xhona përballë pasqyrës?
Xhoana Kristo: Një vajzë, e cila përballë pasqyrës ka plot ëndrra dhe dëshira për të ardhmen dhe lufton çdo ditë për të arritur personin që do të jetë. Poshtë karakterit të fortë kultivon botën kreative nëpërmjet toneve të ndryshme emocionale.
CMG : A është e vështirë të njohim veten?
Xhoana Kristo : Është e thjeshtë të njohim veten në të përditshme, por ka momente të vështira të cilat kemi nevojë për të testuar karakterin dhe pikërisht në ato momente duhet të dimë nëse e njohim apo jo veten.
CMG: Cilat kanë qenë dëshirat e tua ndër vite dhe që mund t’i kesh realizuar?
Xhoana Kristo: Dëshirat kanë qenë të ndryshme për shkak të lëvizjes nga Greqia në Shqipëri dhe problemeve me gjuhën dëshiroja ta përmirësoja. Një nga më të mëdhatë ka qenë të udhëtoja sa më shumë, sepse profesioni i arkitekturës është që të marrë informacione nga kultura dhe gjuhë të ndryshme.
Të jesh një njeri më i mirë në shoqëri është të maresh sa më shumë dije dhe kjo sjell me vete një bagazh me kujtime në familje, por edhe në shoqëri.
Xhoana Kristo
CMG: Si është rrugëtimi profesional i një arkitekti?
Xhoana Kristo: Nuk është e lehtë pasi ka mund dhe sforco në realizimin e projekteve. Ku duhet të qëndrosh zgjuar netë të tëra për të arritur dhe vazhduar detyrimin profesional.
Ajo që i duhet një njeriu është të gjejë kohë dhe koha nuk gjendet lehtësisht. Lodhja të sjell ndonjëherë edhe një bllokim të dëshirës, por gjithçka duket qe është kalimtare për atë që e do këtë profesion.
CMG: Çfarë rëndësie ka pasur familja tek formimi juaj?
Xhoana Kristo: Familja është ajo që më ka përkrahur më shumë, ata kanë mbështetur çdo aspiratë time dhe më kanë mundësuar që të arrij pranë dëshirave të mia, duke i bërë realitet.
CMG : A ka pasur momente që ke menduar se nuk do t'ia dalësh dot?
Xhoana Kristo: Po sidomos gjatë viteve të studimeve. Duhet të pranoja momentet kur shprehja ide jo të qarta. Karakteri im është luftarak dhe pikërisht këto dilema të miat më shtynë që të mësoja më tepër rreth vetes. Kur je në një moshë të re prekesh nga fjalët dhe dyshon në çdo gjë, por kjo mua më forcoi. Ka pasur njerëz që më kanë motivuar fort dhe unë ja dola tashmë.
CMG: Cilat janë gjërat që nuk do të bëjë kurrë kompromis me...
Xhoana Kristo: Nuk do të bëja asnjëherë kompromis për sinqeritetin e gjërave, një parim të cilin e kam huazuar me bindje nga edukimi im në Portugali. Stimuli më i madh është pranimi i gjërave siç janë dhe ti do jesh më pas në gjendje të përpunosh këtë plasticitet që ato mbartin.
CMG: Cilat janë objektivat që ti ke realizuar ndër vite?
Xhoana Kristo: Kam realizur disa objekte arkitektonike, por do të veçoja një projekt i quajtur “Archi game”, mëso arkitekturën duke luajtur. E kam realizuar bashkë me prof. Vera Bushatin dhe është një brand që ka si synim të promovojë edukimin dhe të stimulojë ndërveprimin prind-fëmijë.
Xhoana Kristo
Kjo ka pasur një angazhim akademik timin dhe në këtë projekt prindërit transmetojne informacionet nga brezi në brez. Jemi një qytet me rritje urbane të lartë dhe ajo që shohim sot nuk do jete më ajo që të shohim nesër ndaj duhet tua mësojmë fëmijëve nëpërmjet formave të ndryshme.
CMG: Çfarë do të thotë për ty sukses?
Xhoana Kristo: Sukses për mua do të thotë punë, punë konstante në të cilën ti vendos qëllime dhe të bëjnë të jesh njeri më i mirë për veten dhe shoqërinë. Një fat i mirë i imi është vullneti, sepse një sukses nuk mund të arrihet asnjëherë pa vullnetin prezent. Unë e stimuloj veten për të qenë më e mirë dhe të bëj gjëra më të mira për t’u përmirësuar.
Të paturit vullnet do të thotë të të jepet si dhunti, por edhe mund të punosh për ta stimuluar me tone që të pasurojnë.
CMG: Cilat janë pikat e tua të forta dhe të dobëta?
Xhoana Kristo: Kam pikat e forta dhe të dobëta. Një nga anët e forta është që punoj shumë. Ndërsa për anën tjetër do thoja që Xhoana harron të shohë orën dhe tërhiqet në vorbullën e punës së pandërprerë.
CMG: Çfarë do të thotë të jesh arkitekt?
Xhoana Kristo: Arkitektët flenë, zgjohen, jetojnë me arkitekturën kjo është dhe e përditshmja ime. Materiali që grumbullohet gjatë ditës nga çdo gjë e prekshme ose jo të kthehet në kreativitet, duke u lidhur me profesionin, por edhe me atë çfarë ne jemi si qënie njerëzore.
CMG: Sa duhet të kontribuojmë në Shqipëri në bazë të arkitekturës?
Xhoana Kristo: Mjafton vetëm ta duam atë. Shqipëria ka vlera të mrekullueshme arkitektonike. Thuajse të gjithë qytetet kanë xhevahirë të mbetur në kohë.
Ka dhe disa vende të tjera të bukura dhe gjithë grupi i vendeve të Mesdheut. Italia dhe qytetet e bukura një palimsest që shterëzohet ndër vite. Në Shqipëri kemi objekteve që i plotësojnë standardet. Arkitektët pretendojnë t’i ruajnë këto të fundit dhe për t’i mbajtur të pastra mbi të gjitha. Është vënë re që edhe arkitektët ngjanë mes tyre dhe duhet të dalë shumë shpejt edhe identiteti i secilit nëpërmjet dorës së lirë ndaj dhe Shqipëria po zhvillohet çdo herë e më tepër.
Xhoana Kristo
CMG: Çfarë do të thoje për një arkitekt të ri, që sapo e nis profesionin?
Xhoana Kristo: Të duan atë që bëjnë dhe të jenë të sinqertë ndaj zgjedhjeve të tyre, sepse kjo sjell vullnet dhe punë që të garanton më pas edhe suksesin.
CMG : Si vjen e ardhmja edhe në “Archi Game”?
Xhoana Kristo : Dua që ta zgjeroj këtë ide për një shoqëri me aktive.
Pretendoj je brez që do të mësojë nga kulturat e tjera për të pasur një estetikë dhe mendësi të pasur. Ndaj edhe kjo ide do të vazhdojë dhe unë do përpiqem për brezat mbi brezat.
Intervistoi Megi Latifi