Sony ka zgjedhur Shfaqjen e Elektronikës së Konsumatorit, CES 2022, që është një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në botë për të njohur admiruesit e kësaj marke me pajisjet e saj të ardhshme.
Një ndët to është një kufje Playstation VR2, e cila do të përdoret në kombinim me konsolën PlayStation 5, por edhe me kontrollorët e rinj të PlayStation VR2 Sense.
Sony ka njoftuar se VR2 do të monitorojë sytë e përdoruesit në kohë reale për të ofruar përvojën më të mirë të mundshme.
Por kompaia ka zgjedhur të publikojë në shfaqjen e Elektronikës së Konsumatorit, CES 2022, që mbyllet këtë të premte, vetëm renderin e kontrolluesit, ndërsa pamja e kufjeve nuk dihet ende.
Megjithatë Sony ka bërë publike disa specifika të kufjeve si, një ekran OLED 4K HDR me një fushë shikimi 110 gradë, një shpejtësi rifreskimi 90 ose 120 Hz dhe një rezolucion prej 2,000 x 2,040 pikselë për ekran.
Kufjet do të përdorin gjithashtu sensorë të rinj për gjurmimin e syve, si dhe audio 3D dhe një grup kamerash të integruara, të cilat do të eliminojnë nevojën për kamera dhe sensorë të veçantë.
Kompania koreano-jugore Samsung sjell një projektor të ri cilindrik gjatë CES 2022
Projektori i ri i Samsung Freestyle prezanruar ne CES 2022 mund të riprodhojë imazhe në cilësi 1080p.
Freestyle është një projektor LED, me peshë 830 gram dhe është i aftë të prodhojë një imazh nga 30 deri në 100 inç në madhësi.
Për imazhin më cilësor do të nevojitet një dhomë shumë e errët.
Projektori përdor softuerin Tizen. Ai përdor gjithashtu porte HDMI dhe USB-C dhe ka opsione të kontrollit me prekje.
Por sipas kompanisë, c’ajo është më e rëndësishme se specifikimet e Samsung Freestyle te ri, është fakti se projektori është jashtëzakonisht i lëvizshëm. Përveç kësaj, ai ka aftësinë e rrotullimit, opsionin e integruar të altoparlantit dhe kontrollit të zërit.
Aksesorët opsionalë përfshijnë një mbrojtje të papërshkueshme nga uji, paketë baterie USB-C dhe një mbajtëse që mund ta kthejë atë në një sistem ndriçimi.
Projektori i ri i Samsung Freestyle do të shitet për 899 dollarë.
Instagram kthen opsionin e renditjes kronologjike të lajmeve dhe njoftimeve
Sikurse kishte njoftuar dhjetorin qe sapo lame pas, Instagram ka nisur tashme të shpërndajë pjesërisht funksionin e ri për përdoruesit dhe ata do të mund të zgjedhin se çfarë do të shfaqet në “furnizimin” e tyre.
Përdoruesit do të kenë tre opsione, në bazë të të cilave do të mund të renditin lajmet, përkatësisht Home, Favorites dhe Following.
Adam Moseri, kreu i Instagramit, tregon se funksionet e reja të klasifikimit do të jenë gradualisht në dispozicion të përdoruesve dhe pritet që të gjithë t’i përdorin ato nga mesi i këtij viti.
Opsioni Home është renditja aktuale, bazuar në teknologjinë e Inteligjencës Artificiale. Ky është opsioni i paracaktuar, i cili tregon postimet që algoritmi mendon se përdoruesit do t’i pëlqejnë.
Opsioni Favorites shfaq vetëm postimet e llogarisë të gjurmuara nga përdoruesit, të shënuara me një yll. Kjo i lejon përdoruesit të filtrojë postimet e vazhdueshme nga njerëz që nuk janë tepër të rëndësishëm për ta.
Dhe së fundmi, renditja pasuese lejon që postimet të shfaqen në mënyrë kronologjike. Ky opsion do të përfshijë vetëm përmbajtjen e ndarë nga llogaria e gjurmuar e përdoruesit.