Oppo është sot marka e katërt më e madhe e telefonave inteligjentë në botë, pas Samsung Huawei dhe Xiaomi dhe pas publikimit të lajmeve të mëparshme, tani, më në fund edhe zyrtarisht, ka prezantuar telefonin e palosshëm Find N.Bëhet fjalë për një telefon inteligjent me ekran të jashtëm 5.49 inç, ndërsa pas hapjes së pajisjes ofrohet një ekran fleksibël Serene Display 7.1 inç.E veçanta e dizajnit të kësaj pajisjeje është formati i ekranit 9:8.4 me rezolucion 1,920x1,792 piksel për ekranin fleksibël AMOLED, i cili ofron përdorim më praktik falë aftësisë për të ndarë ekranin.Ekrani i jashtëm AMOLED i modelit Find N ka një format më të njohur 9:18 me rezolucion 988 x 1,972 piksel, krahasuar me formatin më të ngushtë 9: 24.5 të Galaxy Z Fold 3 të Samsung.Find N funksionon në një procesor pak më të vjetër Qualcomm Snapdragon 888. Kjo për faktin se cikli i zhvillimit të pajisjes zgjati shumë.
Specifikimet e tjera përfshijnë 12 GB RAM dhe deri në 512 GB memorie të brëndshme.Shpejtësia e rifreskimit të ekranit fleksibël është 120Hz dhe e jashtme 60Hz.Telefoni inteligjent ka një kamerë kryesore prej 50 MP, kamerën ultra të gjerë 16 MP, si dhe kamerën 2 për telefoto prej 13 MP. Po ashtu Find N e Oppo ka një kamerë selfie 32 MP.
Twitter, tashmë me opsionin e titrave automatike për videoklipet
Twitter po ndërmerr hapa të rinj që e bëjnë atë më të aksesueshëm për përdoruesit. Rrjeti social tani ka shtuar opsionin e titrave automatike për videoklipet. Funksioni është aktualisht i disponueshëm për videot e reja, të cilat po shtohen në rrjet. Ky funksion është i disponueshëm për Android, iOS dhe versionin ueb të platformës Twitter. Sapo të fillojnë të shikojnë një video, në pajisjet celularë, përdoruesit do të shohin titrat automatike. Po ashtu, nga Twitter vijnë informacione se rrjeti po gjen gjithmonë mënyra për të përmirësuar funksionet e tij.
Zbatimi i shtimit automatik të titrave në përmbajtjen e videos është një hap përpara për Twitter.
Xiaomi sjell të tjera risi në zhvillimin e baterive
Vitin e ardhshëm Xiaomi ka njoftuar prezantimin e një teknologjie të re të baterive. Përmes rrjetit social Weibo, Xiaomi thekson se bëhet fjalë për një teknologji për të cilën ekipi i zhvillimit të kompanisë ka punuar për një kohë të gjatë, duke arritur të rrisë përmbajtjen e silikonit brenda baterisë me tre herë, dhe kjo rezultoi në kapacitet më efikas të ruajtjes. E njëjta madhësi baterie tani mund të “përshtat” 10 për qind më shumë mAh dhe mund të ofrojë deri në 100 minuta funksionim shtesë me një karikim të vetëm. Efikasiteti i hapësirës shtohet ndërkohë falë një teknologjie të re “paketimi”. Moduli PCM është vendosur në një kënd 90 gradë dhe nuk qëndron më i sheshtë, duke rezultuar në kursim të hapësirës.
Xiaomi gjithashtu ka pajisur baterinë e re me një çip që mbështetet në algoritme të avancuara, duke rritur kështu sigurinë dhe jetëgjatësinë e celularit falë monitorimit të karikimit gjatë natës. Ky çip thuhet se parandalon “ngarkimin e tepërt” të baterisë kur pajisja është e lidhur me karikuesin për një kohë të gjatë.Falë sensorëve shtesë, ekziston edhe një kontroll i temperaturës pasi bateritë litium-jon nuk i “pëlqejnë” temperaturat e larta. Prodhimi masiv i baterisë së re Xiaomi pritet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
TikTok lançon përvojën e blerjeve të drejtpërdrejta për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar
TikTok po futet në botën e blerjeve në internet. Aplikacioni për ndarjen e videove ka nisur një ngjarje live ku përdoruesit do të mund të blejnë produkte direkt në platformë. E organizuar nga Rylan Clarke-Neal, kjo ishte hera e parë që TikTok prodhoi ngjarjen e tij dy-ditore për një audiencë në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të përdorë influencues dhe muzikë për të tërhequr përdoruesit për të blerë një sërë artikujsh të ndryshëm. Aplikacioni më parë mbante transmetime të drejtpërdrejta me markat e shitjes me pakicë gjatë Black Friday dhe tani shpreson se kjo lëvizje e madhe do të ndihmojë të çimentojë vendin e saj në hapësirën e shitjes me pakicë në internet. Koncepti fillimisht u bë i njohur në Kinë, por shpejt po bëhet tërheqes në mbarë botën ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz i drejtohen blerjeve online.Blerja me transmetim të drejtpërdrejtë i lejon shikuesit të shikojnë përmbajtje në internet dhe të bëjnë blerje në të njëjtën kohë. Është e ngjashme me blerjet e televizorit në shtëpi, ku dikush demonstron se si të përdoret një produkt ndërsa është drejtpërdrejt në video. Sipas statisikave, numri global i konsumatorëve që blejnë mallra online parashikohet të jetë rritur në 2.14 miliardë deri në fund të këtij viti.
Tani TikTok po ndjek hapat dixhitale të konkurrentëve të tij. Ashtu si blerjet në internet, aplikacioni është rritur gjithashtu në popullaritet gjatë pandemisë, me njerëzit që e përdorin atë si një medium krijues për të zënë kohën e tyre. #TikTokMadeMeBuyIt, i cili postohet kur konsumatorët blejnë diçka që rekomandohej në faqe, është përdorur 7 miliardë herë.