Në prag të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, një sërë objektesh të rëndësishme të konkurrimit dhe jetës së sportistëve kanë kaluar testimin e gjithanshëm.

Fshati olimik në Yanqing(VCG)

Fshati olimpik në Yanqing(VCG)

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Më 11 dhjetor, 30 delegacione konkurrim dhe një delegacion vëzhgim që përbëhen nga gati 360 anëtarë mbërritën në fshatin olimpik në distriktin Yanqing për sportistët pjesëmarrës në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Pekinit.

Ata provuan shërbimet e pritjes e largimit, akomodimit, ushqimit, blerjes e testimit të acidit nukleik, ku morën pjesë rreth 1100 punonjës të fshatit.

Meqë fshati olimpik në Yanqing është ndërtuar në reliev malor, ka kërkesa më të larta për dizenjimin dhe ndërtimin e objekteve për sportistët paralimpikë. Pala organizatore ndërtoi shumë korridorë me ngrohje dhe ashensorë pa pengesë për të lidhur ndërtesat e ndryshme, duke u ofruar sportistëve me aftësi të kufizuara fizike lehtësi lëvizjeje në fshat.

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Fshati olimpik në Yanqing(Xinhua)

Siç mësohet, fshati olimpik i Yanqing-ut përbëhet nga zonat e banimit, qendra tregtare dhe zonat e stafit. Në qendrën tregtare, sportistët mund të gjejnë restorante, klinika, dyqane të produkteve olimpike, palestra, bankë, kafene etj.

Organizatorët e kanë ndarë qendrën e stërvitjes në katër zona në përputhje me ndeshjet e garat që do të organizohen në zonën e konkurrimit në Yanqing, duke ofruar 139 pajisje speciale përkatëse. Në dyqanet e produkteve olimpike, stemat, magnetët e frigoriferit, maskotët lodra etj., janë më të mirpëriturit.

Ndërsa në mensat e fshatit, sportistët mund të shijojnë qindra lloje gatimesh botërore, aziatike, kineze e hallall. Standardet, oraret e hapjes dhe menutë e mensave në tre fshatrat olimpike janë të njëjta.

Gjatë testimit të 11 dhjetorit, u organizuan prova në 70 raste të ndryshme gjatë funksionimit të fshatit. Tani përmirësimet janë në kryerje e sipër sipas rezultateve të testimit.

Fshati olimpik në Yanqing do të hapet më 23 janar dhe do të mbyllet më 16 mars pas pritjes 53-ditore të spotistëve. Në vijim, fshati do të përdoret si resort për turizëm.

Ndeshje testim, Wukesong(Xinhua)

Ndeshje provë, Wukesong(Xinhua)

Ndeshje testim, Wukesong(Xinhua)

Kurse, nga 7 deri më 10 nëntor pallati i sportit “Wukesong” në distriktin Haidian kaloi testimin nëpërmjet organizimit të ndeshjeve të hokejit mbi akull, ku morën pjesë mbi 80 sportistë dhe 39 ekspertë ndërkombëtarë të përzgjedhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Pallati i sportit me një sipërfaqe prej 63 mijë metrash katrore mund të presë 18 mijë shikues në të njëjtën kohë. Ai ka qenë vendorganizimi i ndeshjeve të basketbollit gjatë Lojërave Olimipike Verore të Pekinit në vitin 2008. Si shembull i ripërdorimit të pajisjeve olimpike, ai është shndërruar në pistë hokeji mbi akull për Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Nëpërmjet shfrytëzimit të teknologjisë së re, robotët dhe sistemet inteligjente të shërbimit janë një ndër veçoritë më të spikatura të pallatit të sportit “Wukesong”. Këtu robotët mund të dërgojnë sende në çdo qoshe për të pakësuar “kontaktin e drejtpërdrejtë” gjatë pandemisë, mund të prodhojnë kafe cilësore që nga bluarja e kokrrave deri në derdhjen e kafes së gatshme, mund të patrullojnë stadiumin, duke dhënë informacione për ndeshjet dhe duke dezinfektuar duart e pjesëmarrësve.

Robot i prodhimit të kafesë(VCG)

Robot i gatimit të kafesë(VCG)

Ndërsa sistemet inteligjente mund të ndihmojnë në menaxhimin e ndeshjeve në fusha si mirëmbajtja e mjedisit, garantimi i funksionimit normal të pajisjeve, mbrojtja e sigurisë, ndihma mjekësore, transporti, transmetimi mediatik etj.

Përveç këtyre, pallati i sportit ka rezultate të mrekullueshme në kursimin e energjisë. Nëpërmjet dizenjimit të kujdesshëm, rrezet diellore janë shfrytëzuar plotësisht për të pakësuar përdorimin e ndriçimit artificial. Panelet fotovoltaike dhe llambat që harxhojnë më pak energji elektrike janë përdorur gjerësisht. Sidomos sistemi i prodhimit fotovoltaik të energjisë elektrike mund të prodhojë afro 700 kilovatë në vit, duke plotësuar një pjesë të kërkesës për energji të pallatit të sportit. Në të njëjtën kohë, pajisjet inteligjente mund të grumbullojnë 70 % të nxehtësisë së shkarkuar gjatë funksionimit të instalimeve dhe të shfrytëzohen për ngrohjen e pallatit të sportit, duke ulur konsumin e energjisë prej kondicionerëve.

Ndeshje provë, Wukesong(Xinhua)

Ndeshje provë, Wukesong(Xinhua)

Siç mësohet, që nga 5 nëntori, pallati i sportit “Wukesong” dhe katër hotele për akomodimin e sportistëve të hokejit mbi akull kanë hyrë në menaxhim të mbyllur. Gjatë organizimit të ndeshjeve, punonjësit dhe sportistët do të lëvizin midis hoteleve dhe pallatit të sportit me mjete të posaçme transporti. Të gjitha kushtet e jetës janë krijuar sipas kritereve të fshatit olimpik. Për shembull, për sa i përket shërbimit ushqimor, organizatorët do ta menaxhojnë me standardet më të larta të kontrollit të cilësisë, duke shtrënguar procesin e testimit për përdorim dopingu, për të realizuar sigurinë nga ana antiepidemike, ushqimore dhe e kontrollit të dopingut.