Agisa Xhemalaj ka studiuar në degën e Arkitekturës dhe urbanistikës dhe aktualisht punon si arkitekte pranë Bashkisë Tiranë.
Njëkohësisht Agisa është edhe pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Arkitektja Agisa Xhemalaj(instagram)
CMG: Agisa çfarë është jeta për ju?
Agisa Xhemalaj: Jeta është një mundësi, kështu do doja ta konsideroja.
E shoh si një dhuratë, e cila duhet hapur dhe mundësi për ta shfrytëzuar në kuptimin e plotë të fjalës.
CMG: Në këtë prag festash a mund të na thoni kë konsideroni bekim?
Agisa Xhemalaj : Bekim për mua është shëndeti i familjes dhe njerëzve të dashur.
CMG : Cilat janë momentet më të bukura që i ruan në kujtese?
Agisa Xhemalaj: Jam shumë e lidhur me familjen dhe çdo përgjigje mund të vërtitet rreth saj. Mendoj dhe kam bindjen që çdo moment i bukur me ta për mua mbrohet shtrenjtë.
CMG: Cilën shquan si arritjen tuaj me të madhe?
Arkitektja Agisa Xhemalaj(instagram)
Agisa Xhemalaj: Arritjet e mia më të mëdha lidhen me profesionin. Kam arritur atë profesion që unë kam dashur të bëj. Ndërsa një tjetër arritje e jetës sime është krijimi i një familjeje të shëndetshme.
CMG: Si ka ardhur kjo atmosferë festive në sytë tuaj?
Agisa Xhemalaj: Pavarësisht që po kalojmë një periudhë aspak të mirë dhe me ngarkesë nga situata Covid-19, ndihet atmosfera e fundvitit. Kjo është periudha më e bukur për ta jetuar dhe për të treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është të jemi pranë familjeve. Unë e kam ndjerë në rrugët e Tiranës dhe shtëpinë time. Që prej datës 6 kemi filluar me zbukurimet e shtëpisë dhe ky moment është sinjalizues për energji të mira.
CMG : Si duket Tirana e dekoruar?
Agisa Xhemalaj :Tirana duket e mrekullueshme nga një qytet me pamje të qetë dhe një zhvillim të natyrshëm është kthyer në një vatër ku të gjithë e lënë punën dhe takohen me njeri-tjetrin. Zbukurimet i kanë shumë hije, siç janë edhe dritat apo gjithë ndriçimi. Tani shijohet më tepër dhe bie miti i fasadave.
CMG: Cili është trendi i pemës së vitit të ri për 2022?
Agisa Xhemalaj: Nuk ka pasur kurrë një rregull të shkruar apo një rregull për t’u ndjekur në formë universale. Çdo njeri e vendos ta dekorojë pemën në sajë të ambientit, zonës, shtëpisë apo vendit jashtë, hapësirës dhe ndriçimit. Të gjitha këto varen nga çfarë ambienti ka.
Arkitektja Agisa Xhemalaj(instagram)
Vendi ku vendoset pema është gjithashtu preference e lirë dhe çdo njeri e njeh planimetrinë e shtëpisë. Ndërsa, nëse flasim për kontraste, ato i shkojnë më tepër një shtëpie të madhe.
CMG: Ku dallojnë shtëpitë në fshat nga ato në qytet, në aspektin e llojit të dekorit?
Agisa Xhemalaj : Në fshat unë do rekomandoja pemë origjinale dru dhe dekor me ngjyrën e tokës. Ky rekomandim është edhe për shtëpitë në qytet, por i shkon më tepër një shtëpie në fshat .
CMG: Cilat janë trendet e 2022-it në përgjithësi, në shumë vende të botës?
Agisa Xhemalaj: 2022 është viti i Tigrit dhe dekori është kundër çdo viti tjetër të mëparshëm. Thyhet miti i klasikes dhe gjërave standard këtë vit. Bie e kuqja dhe hyn në lojë ngjyra gold, duke e bërë atë spektakolare si dhe argjendi është i këtij viti, në tendencen e pemës.
CMG: Si e kujton vitin e ri që në fëmijëri?
Arkitektja Agisa Xhemalaj(instagram)
Agisa Xhemalaj: Festa e zemrës! Gjatë gjithë kohës ishe në pritje të një dhurate. Është një festë që përjetohet njësoj si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët. Unë e kujtoj si një festë, e cila na mblidhte bashkë dhe na bënte ta donim edhe më tepër njeri-tjetrin.
CMG :Cilat janë shtëpitë më të ngrohta për ju, si arkitekte?
Agisa Xhemalaj: Janë ato që përdorin ngjyrat dhe mendoj që ngjyra gold është më pranë. Edhe e kuqja patjetër. Nëse një shtëpi vishet në argjend dhe në formë klasike nuk është më një shtëpi e ngrohtë, kështu që unë do preferoja një shtëpi me ngjyra, sepse tingëllon më e ngrohtë.
CMG :Agisa, çfarë të ka mbetur peng nga viti i kaluar dhe do doje ta plotësoje këtë vit?
Agisa Xhemalaj: Më ka mbetur peng që vëllai im, i cili është mjek në Itali, nuk mundi të trokiste gotat me ne. Ndaj do doja ta nisja me të këtë vit. Do doja nga zemra të uroja një vit të shëndetshëm me ngjyra dhe bekime.
Intervistoi Megi Latifi