Inxhinierët në Japoni kanë mundur të realizojnë një shpejtësi të re të internetit, duke vendosur një rekord të ri botëror. Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë. Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë. Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejtë dhe rreth 7.6 milionë herë më i shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në një shtëpi në SHBA.
Fale nje shpejtesie te tille interneti realizuar nga inxhinjeret japoneze tashme afro 80 mijë filma do të mund të shkarkohen në vetëm një sekondë. Lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot, fibra, përdor kabllot me fibra optike.
Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike.
Ferrari ka shitur të gjitha makinat Daytona SP3
Ferrari Daytona SP3 është krijesa e fundit e lindur në Maranello. Ai do të prodhohet në një edicion të kufizuar, performancë dhe çmim befasues. Ferrari ka prezantuar, së fundmi, makinën më të re, modelin Daytona, një kombinim fuqie dhe luksi, që vetëm marka gjigante e automobilizmit mund të realizojë.
Kompania ka thënë se do të prodhojë vetëm 599 copë nga ky model, me një çmim 2 milionë euro secila, por të gjitha makinat janë shitur tashmë para se të realizohen.
E quajtur zyrtarisht Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë kundër Fordit GT40 në pistën e Daytona-s. Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h. Edhe pse është frymëzuar nga një makinë e mbi pesëdhjetë viteve më parë, dizajni është thellësishtë modern dhe origjinal. Kabina e rrethuar nga xhami, dera me hapje krahësh, pasqyrat e pamjes së pasme të vendosura në pozicion përpara, etj, janë disa nga elementët që bien në sy të atyre që admirojnë Ferrari Daytona SP3, si dhe çdo detaj të vogël që synon optimizimin e aerodinamikës. Dërgesat e para për makinat e porositura nisin nga fundi i vitit 2022, ndëersa i gjithë prodhimi do të përfundojë në vitin 2024.
Rolls-Royce beson se avioni i saj elektrik është më i shpejti në botë
Kompania britanike, Rolls-Royce bën me dije se ka arritur të ndërtojë dhe të ngrejë në fluturim një avion me motor të gjithin elektrik, me një shpejtësi 623 km/h. Sipas Rolls-Royce kjo shpejtësi është realizuar në fluturimin eksperimental të kryer gjatë muajit nëntor të këtij viti dhe është dërguar për verifikim te Federata Botërore e Sporteve Ajrore. Shpejtësia u arrit nga piloti testues Phill O’Dell. “Kjo është pika kulmore e karrierës sime dhe një arritje e jashtëzakonshme për të gjithë”, tha ai pas fluturimit. Avioni ka një motor elektrik 400kW, të barasvlershëm me 535 kuaj fuqi të një supermakine të shpejtë, që është në gjendje të karikojë 7500 telefona celularë. Sipas Rolls-Royce avioni, i quajtur Spirit of Innovation fluturoi me një shpejti mbi 213 km/h, më shumë se sa avioni që mbante rekordin e mëparshëm, i prodhuar nga gjermani Siemens, në vitin 2017.
Kompania e famshme tha gjithashtu se mendohet që avioni i saj të ketë thyer edhe rekordin për mjetin fluturues që ngjitet më shpejt në 3 mijë metra lartësi, për rreth 200 sekonda, duke thyer me 60 sekonda rekordin e mëparshëm.
Vacina In Game, fushatë ndërgjegjësimi nga Pfizer për vaksinimin e te rinjve në Brazil
Kompania ka krijuar një mision në videolojën Cidade Alta, serveri më i madh dhe më i ndjekur GTA V RP në Amerikën Latine. Lojtarët duhet të shkonin në qendrën e vaksinimit në atë mision dhe pas vaksinimit, personazhi në videolojë do të merrte një shenjë në dorën e tij, që në thelb është një certifikatë vaksinimi.
Në serverë të tillë jozyrtarë për versionin PC të lojës GTA Online, lojtarët kanë kontroll mbi rregullat e lojës dhe mund të luajnë role që nuk janë të disponueshme në serverët zyrtarë të Rockstar. Cidade Alta, për shembull, i lejon përdoruesit të imitojë elementë të jetës reale.
Pfizer ka përfshirë një numër transmetuesish brazilianë në këtë fushatë.
Shitet në Metaverse, një copë toke dixhitale për 2.43 milionë dollarë
Në metaverse po lulëzojnë pasuritë e paluajtshme. Një parcelë toke dixhitale në Decentraland – një mjedis online, virtual – u shit për 2.43 milionë dollarë të vlerës së kriptomonedhës, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm për pasuritë e paluajtshme virtuale, që ishte më shumë se 913 mijë dollarë.
Shifra është gjithashtu pak më e lartë se çmimi mesatar i shtëpive në Manhattan dhe shumë më i lartë se çmimet në qytetet e tjera, si dhe banesat në San Francisko. Metaverse Group, një degë e Tokens.com e përfundoi blerjen e një cope toke dixhitale për 618 mijë mana, ose rreth 2.43 milion dollarë, sipas një zëdhënësi të Decentraland dhe një deklarate nga Tokens.com.
Mana është kriptomonedha e Decentraland, të cilën përdoruesit e përdorin për të blerë dhe shitur asete në hapësirën virtuale.
Interesi për metaverse është rritur shume, që kur Facebook ndryshoi emrin e korporatës në Meta.