Marjon Gorica (facebook)
Marjon Gorica ka lindur në vitin 1995, në Tiranë, ku ka kryer shkollën e mesme për të vijuar më pas studimet e larta në Universitetin e Durrësit, si dhe ka ndjekur një cikël të dytë studimesh në një prej Universiteteve jopublike të Tiranës, ku ështe diplomuar dhe për inxhinieri.
Karriera e tij spikat në fushën e gazetarisë dhe shoqërisë civile. Përfshirja e Marjonit në jetën publike shqiptare, fillon me angazhimin e tij në media në vitin 2012. Prej pak kohësh, ai ka drejtuar një rrjet mediatik me portalet Gazeta Ora, Rehat Fare, abc24 Albania, duke sjellë kështu një risi në median shqiptare. Marjon Gorica është autor i dy librave si dhe iniciator i disa bashkëpunimeve të të rinjve shqiptarë në Ballkan. Pavaresisht se i angazhuar ne media prej vitesh, ai nuk ka hequr dorë dhe nga angazhimet private, të fokusuara në infrastrukturën ndërtimore.
Prej 3 vitesh Marjoni ka punuar zëdhënës për media në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2, pranë Bashkisë së Tiranës.
Aktualisht ai mban të njejtin post në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukurës së Mbetjeve në Ministrinë e Infrastruktures dhe Energjitikës.
CMG : Figura juaj sot është konsoliduar, por si ka qenë e kaluara apo fëmijëria?
Marjon Gorica: Si çdo etapë tjetër. Unë kam pasur në çdo vit eksperienca të reja dhe aktive në çdo angazhim. Pas shkollimit gjjthçka ndryshon derisa në ato momente je ende një fëmijë apo adoleshent.
Momentet më të bukura janë vitet e fëmijërisë dhe prindërit na udhëzojnë.
U jam tepër mirënjohës prindërve, të cilët më kanë mësuar dhe orientuar drejt arsimimit dhe më kanë nxitur që të merrem me aktivitete për t’u socializuar
Shkolla nuk është thjesht për t’u arsimuar, por për të marrë dhe fituar përvoje dhe unë këtë e fitova. Janë vite shumë të çmuara dhe mua më vjen mirë që kam trashëguar edhe një shoqëri brez pas brezi. Jemi ne ai grup të rinjsh që sot kemi ruajtur një shoqëri me themele të forta.
Ndoshta ka qenë edhe Tirana ajo që na ka mbledhur dhe mbajtur bashkë.
CMG :Cilat janë reflektimet më të gjata që ke bërë ndonjëherë me veten?
Marjon Gorica gjat intervists (facebook)
Marjon Gorica: Çdokush në tërësinë e tij shpesh mendon se çfarë ka bërë dhe si mund ta bënte më mirë atë që ka kaluar. Eksperienca është mësimi më i mirë dhe disa momente mund të kenë ndryshuar edhe nivelin e qëndrueshmërise sonë. Nuk jam realisht i penduar për gjërat që kam kaluar. Kam arritur që në çdo sfidë të marr një reflektim.
Do të doja që këtë këshillë t'ua dërgoja të gjithëve që: " Çfarë ka kaluar, ka ikur tashmë dhe është momenti për progres dhe jo regres në jetët tuaja”.
CMG: Puna juaj e parë, eksperienca e parë që ju ka dhënë mësimet me të mira për jetën profesionale?
Marjon Gorica: Familja ime më ka nxitur gjithnjë që të merrem me punë në jetë dhe jo vetëm në kuptimin e saj të pare, por për ta prekur punën nga afër dhe për të kuptuar konceptin e saj. Asgjë në jetë nuk është e lehtë dhe nuk vjen vetë, por duhet të punosh për të. Familja më ka edukuar që të arrij të përshtatem mirë me terrenin. Puna nuk është objekt shpërblimi, por angazhimi. Detyrimisht këto të japin mësime.
Kam punuar shumë herët që në klasë të 9-të. Gjatë pushimeve verore punoja në një resort në Jug. Sot shkoj atje për pushime, por dikur shërbeja atje dhe kam emocione.
Më pas në vitin e parë në gjimnaz kam dhënë kontributin tim në një nga gazetat prestigjioze të qytetit.
CMG: A do të donit që të rinjtë të ndiqnin rrugën tuaj?
Marjon Gorica i ri gjatë aktiviteteve (facebook)
Marjon Gorica: Po pse jo! Do doja të merrnin më të mirën nga unë që ka qenë angazhimi im në shoqërinë civile. Këtë sugjerim unë e jap për të gjithë sepse të vlen tepër. Pavarësisht se sot nuk jam për shkak të angazhimeve. Kam qenë një nga iniciatorët e parë të shumë tubimeve dhe aktiviteteve.
Gjjthçka ndryshonte çdo ditë unë krijoja kontakte të reja dhe bashkëpunime të ndryshme. Çdo angazhim ka ardhur në kohën e duhur duke u zgjeruar gjithnjë. Kanë qenë të shumta ato që bëja, por mbetet një eksperiencë e fortë për mua.
CMG: Marjon të është dashur të lodhesh, apo je produkt i një fati?
Marjon Gorica: Jo, unë kam punuar. Nuk kam bërë rolin e atij që pret nga fati. Askush nuk vjen të troket në derë për të të sjellë atë që ti ke në ëndërr. Eksperienca më ka treguar që askush nuk kënaqet për arritjet e dikujt tjetër, ndaj duhet të punojmë vetë për gjërat.
Ambicia ime është të shoh të rinj që duan të arrijnë në jetë.
CMG: Cila është historia më sfiduese në jetën tuaj?
Marjon Gorica: Çdokush kalon eksperienca nga më të ndryshmet dhe ato të hidhurat mbahen mend. Kur eksperiencat e hidhura janë me fund të lumtur, ne mësojmë.
Si sot një vit më parë unë kalova një situatë të vështirë, sepse përjetuam luftën me virusin e padukshëm. Nuk mori jetë njerëzish, por na la pas kujtime të trishta. Unë aktualisht po shkruaj një libër për të treguar se sa e vështirë është kjo përballje dhe dua t’u tregoj njerëzve sa e vështire është lufta me Covid.
Është diçka që përfundon fatale edhe pse mua më dha forcë ajo histori për ta dashur më shume jetën.
CMG: Çfarë do ta bënte ditën perfekte?
Marjon Gorica: Të mbyll punën dhe të dedikohem tek familja. Kjo kohë për mua është e shtrenjtë por për shkak të impenjimeve më detyron që mos të kem ditë perfekte.
Do doja dhe gjithnjë dua që të kaloj më tepër kohë me familjen, sepse aty gjendet lumturia e vërtetë.
CMG: E menaxhoni ju kohën, apo koha juve?
Marjon Gorica (facebook)
Marjon Gorica: Nëse nuk e menaxhon dot kohën nuk ka kuptim.
Ka momente që gjërat dalin jashtë kontrollit tone, por duhet vërtet që ta marrim në dorëzim kohën
CMG: E keni menduar ndonjëherë si ju shohin të tjerët juve?
Marjon Gorica: Në fakt nuk e kam menduar ndonjëherë se si më shohin mua të tjerët.
Çdo njeri mendon ndryshe, por unë përpiqem të pranoj që çdo njeri do më shikojë në formën e tij. Disa do më shohin në aspektin e marrëdhënieve që kam me ta në punë, disa do më shohin në aspekte të tjera. Mund të mos kem vlerësim maksimal, por dua të më japin atë që shfaq ndaj të tjerëve. Atë që unë meritoj.
CMG: Kush ju suporton më tepër?
Marjon Gorica: Oguri i gjithçkaje që je është familja dhe nëse ata janë pranë teje në çdo vendim që ti merr, kjo është diçka tepër e madhe për mua. Më mjafton të marr mbështetjen e tyre.
CMG: Këshilla që ja thua me tepër vetes për ta drejtuar tek të tjerët?
Marjon Gorica: Unë dua të them që të rinjtë të jenë aktivë. Të shfaqin potencialin në shoqëri dhe të angazhohen kudo për ta shfaqur këtë gjë.
Nëpërmjet angazhimit do shfaqin veten dhe potencialin. Ndaj nuk duhet të neglizhohet asnjë aktivitet në shoqëri.
Përgatiti: Megi Latifi