Entela Hidri me familjen (Facebook)
Entela Hidri ka mbaruar studimet për gjuhë letërsi, Master në Redaktori dhe po kryen Master shkencor për Gjuhësinë e sotme.
Ajo është e trajnuar për “public speaking” dhe momentalisht punon si gazetare. Entela ka një eksperiencë 10 vjeçare në mësimdhënie dhe 7 vite punë në median shqiptare. Entela aktivizohet dhe si lektore në forume të ndryshme studentore.
Entela Hidri (Facebook)
CMG : Kush është Entela për veten dhe në sy të të tjerëve?
Entela Hidri : Kur ne na duhet të shohim vetëm përballë një pasqyre për të na treguar më tepër rreth karakterit tonë, të gjithë jemi pak narcistë sepse nxitojmë të shohim sa të bukur dukemi dhe jo natyrën apo karakterin tonë. Unë reflektimet më të mëdha të vetes i kam natën në qetësi ku askush nuk është i pranishëm për të më interferuar aty.
Gjërat që mendoj më tepër janë gjerat qe bëj me njerëzit dhe ato fjalë që mund të them gabim. Nuk e kaloj asnjë ditë pa thënë “më fal”, nëse kam bërë diçka.
Mënyra se si unë reflektoj ka të bëjë gjithnjë me natyrën njerëzore, dua të jem e drejtë dhe pozitive me ta. Të gjithë njerëzit janë shumë të rëndësishëm, fëmijët, familja, shoku i jetës apo miq e kolegë.
Një shprehje e bukur thotë :"Mos e kërko thesarin në Piramidat e Egjiptit, por në oborrin e shtëpisë tënde ".
CMG :Sa i rëndësishëm është për ju profesioni?
Entela Hidri: Profesioni është tepër i rëndësishëm. Kam një eksperiencë 10-vjeçare në mësimdhënie që më ka mësuar tepër. Unë merrem tepër mbi punën me librat.
Thelbi dhe baza që synoj është të shtyj lexuesin të lexojë dhe t’i japim një libër në dorë.
Librit edhe mund t’i rikthehesh si puna e eksploratorit, i cili e lëviz njëherë diçka gjen diçka dhe nëse e lëviz sërish, po sërish do gjejë diçka tjetër. Ndaj unë punoj shumë për të orientuar të tjerët të lexojnë
Entela Hidri në profesion (Facebook)
CMG : Cilat janë veprat më të mira që mund të keni bërë në jetë?
Entela Hidri: Gjëja më e mirë që kam bërë unë në jetë janë 3 fëmijët e mi. Nuk mendoj që mund të bëj një gjë më të mirë se kaq. Si një grua unë bëj shumë për njerëzit, por nuk e pres këtë gjë pas, sepse i bej gjërat siç unë i ndiej. Çdo gjë që bëj, e bëj sepse dua që jeta të më ketë vlerë.
Ndërsa gjëja më e mirë që të tjerët kanë bërë për mua është që më kanë qenë mirënjohës. Mirënjohja është tepër e rëndësishme!
CMG: Entela në rolin e një nëne është shembulli i nënës së saj dikur?
Entela Hidri: Me fjalë ne mendojmë që do ta harrojmë apo refuzojmë një ditë modelin dhe unë këtë ja kam thënë edhe nënës sime.
Ndërsa sot e kap veten time në modelin më imitues së nënës sime në misionin si nënë. Ndonjëherë mendoj që po i mërzis fëmijët siç mua nëna dikur, sepse një enë thuhet që mban sa ka kapacitet nuk mund t’i hedhësh me tepër.
Gabimi që bëjnë prindërit sot është që i ngarkojnë fëmijët e tyre përtej asaj që një fëmijë mban. Dikur nënat tona na mbanin shumë pranë ne, gjë që sot nuk e shoh të ndodhë me ne.
Pra, vetëm fakti që uleshim dhe gatuanim bashkë me të dikur na ftonin ne në gjirin e tyre të dashurisë. Nëna ime më ka mësuar mua që të rris një familje të edukuar dhe të shëndetshme.
Vlera e përkujdesit për familjen është kultivuar nga nëna ime.
Entela Hidri gjatë mësimdhënies (Facebook)
CMG: A mund ta përfundojmë fjalinë "Më kujtohet kur"...
Entela Hidri: E para është kur nisa praktikën fetare dhe unë mendoj që çdo moment ka pikën e saj me të fortë dhe më pas mësohesh me të. Çdo gjë që kam bërë kur ka nisur ka pasur tjetër emocion në fillim dhe mbetet tek më kujtohet kur.
Është njësoj si dashuria kur ti e nis një njohje. Fillimi ka më tepër emocione, ndërsa me vite kupton që nuk jeton dot pa të.
E vështirë ta them këtë episode, por dikur më ka rënë zjarr në dhomë me djalin foshnjë dhe mënyra se si e kemi menaxhuar mbetet një nga mësimet më të forta në jetën time. Gjjthçka që mendoja ishte të shpëtonim njeri- tjetrin, ndërsa asnjë gjë materiale nuk kishte rëndësi.
Aty kuptova vlerën e jetës! Pamë njëri-tjetrin në sy me shokun tim të jetës dhe ja dolëm nëpërmjet qetësisë.
E kaluam dhe arritëm t’i japin mesazh fëmijëve që çdo gjë që kemi është njeri- tjetri. Jepi rëndësi qenies para çdo materiali! Materiali fitohet dhe humbet shumë lehtë, në çdo kohë.
CMG: Cilët janë njerëzit për të cilët sot ndjen mirënjohje për kontributin që kanë dhënë, për të të bërë kjo që je sot?
Entela Hidri: Përtej shokut të jetës që më qëndron pranë në çdo moment. Të dy kemi një profesion që kemi ndërtuar karrierë dhe mbështesim njeri- tjetrin.
Unë bëj plus minuse: " Nuk ja vlen te pritet një pemë, nëse një libër nuk ja vlen". Ai ka qenë lexuesi im i parë dhe kritiku im i parë për të më ndihmuar të futem në rrugëtimin e dijes. Kam një mike gjithashtu shumë të ngushtë, një mike e cila i ka rezistuar kohës. Ajo është një lutje që ecën mbi tokë për mua!
CMG : Pse duhet të lexojmë sipas gjykimit tuaj?
Entela Hidri: Unë kam nisur të lexoj që në klasë të dytë. Babi im thoshte gjithnjë kur unë lexoja “Kësulëkuqen” dhe ajo provonte manafera në pyll, nisja të pertypesha sepse perceptoja gjithçka.
Ndërsa sot ende skenoj në tru kur lexoj. Gjithashtu ka arsye shumë të mëdha është një udhëtim pa para fillimisht nëpërmjet librit shkon ku të duash.
Nuk kemi nevojë të gabojmë ne, mjafton të lexojmë mbi gabimet.
Sokrati thotë : "Nëse ti gabon dhe mëson të ka bërë pula vezë, por nëse ka gabuar dikush tjetër dhe ti mëson të ka bërë gjeli vezë ". Nëpërmjet librit ti mëson nga gabimet e të tjerëve.
Sado të pyesësh dikë se si ja dola nga gabimi nuk ja del dot sepse asnjë nuk është tepër i sinqertë për gabimet e tij apo saj. Në libër gjërat janë më të sinqerta.
Një arsye tjetër janë hormonet e lumturisë. Ato prodhohen në të njëjtën sasi edhe gjatë leximit, sikundër gjatë dashurisë apo përqafimit që marrim.
Kur ti lexon fillon të kërkosh me shume nga vetja dhe të rrit në çdo lloj kuptimi.
CMG: Cili është misioni yt në jetë?
Entela Hidri: Të jap shembullin tim në jetë.
Të gjithë kanë një parcelë ku mund të veprojnë, dikush në gazetari apo tjetërkush në kuzhine. Të gjithë vlejmë dhe këtë shembull duhet ta japim për të tjerët
Intervsitoi : Megi Latifi