Facebook bëri me dije këtë javë se po planifikon të punësojë 10.000 njerëz në vendet e Bashkimit Evropian për të zhvilluar të ashtuquajturen “metaverse”, që është një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.Drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka qenë zëri kryesor në këtë plan. Çfarë mund të themi më gjerësisht për metaverse?
Në fakt, besohet se metaverse do të jetë për realitetin virtual ajo që përfaqëson aktualisht smartfoni për celularët e parë të çuditshëm të viteve ’80. Në vend që të jeni në një kompjuter, në metaverse mund të përdorni një kufje për të hyrë në një botë virtuale që lidh të gjitha llojet e mjediseve digjitale. Ndryshe nga realiteti virtual aktual, i cili përdoret kryesisht për lojëra, kjo botë virtuale mund të përdoret për pothuajse çdo gjë, për punë, lojë, koncerte, udhëtime në kinema, ose thjesht edhe për të dalë jashtë shtëpisë.
“Metaverse ka potencialin për të ndihmuar në mundësi për qasje të reja krijuese, sociale dhe ekonomike. Dhe evropianët do ta formojnë atë që në fillim,” tha Facebook në një postim në blog.
“Punët e reja që do të krijohen gjatë pesë viteve të ardhshme do të përfshijnë” inxhinierë shumë të specializuar.
Investimi në BE ofron shumë përparësi, duke përfshirë qasjen në një treg të madh të konsumit, universitete të klasit të parë dhe talente me cilësi të lartë, tha Facebook.
Thunderbird Pioneer Edition, syzet më të reja inteligjente prezantuar nga TCL
Kompania TCL ka prezantuar këtë mes tetori Thunderbird Pioneer Edition, syzet inteligjente të ngjashme me ato Ray-Ban të Facebook apo Xiaomi Smart Glasss. Këto syze të propozuara nga kompania aziatike u shfaqën me një video promovuese demonstruese, falë së cilës në tashmë mund të kuptojmë disa nga detajet e tyre të rëndësishme.
Çfarë i veçon ata nga konkurrenca?
Së pari, lentet e ekranit: ato të ofruara në Thunderbird Smart të TCL janë në fakt lente të afta të shndërrohen në ekrane transparente mikro-LED, të afta për të treguar imazhe me ngjyra dhe përmbajtje në realitet të shtuar, falë edhe mbështetjes së një algoritmi.
Syzet TCL do të kenë një ekran shumë të vogël, të ngjashem me ate te Xiaomi Smart Glasss, por me mbështetje për një gamë më të gjerë ngjyrash.
Përmes Thunderbird Pioneer Edition Smart Glasses do të jetë e mundur të lexoni lajme, të shihni mesazhe të marra në telefonat inteligjentë, kontrolloni shtëpinë tuaj nëpërmjet pajisjeve IoT dhe shumë më tepër.
Përveç kësaj, do të jetë kamera e integruar e vendosur në urën e hundës, me të cilën do të jetë e mundur të bëni fotografi dhe t'i dërgoni ato drejtpërdrejt në smartphone. Për momentin nuk dihen detaje të tjera teknike, e aq më pak informacione në lidhje me disponueshmërinë dhe kostot.
Apple shfaq serinë e saj të dytë të produkteve të reja
Në një event te veçantë të hënën, kompania Apple tregoi dy laptopë të nivelit të lartë MacBook Pro të mundësuar nga çipi i saj i gjeneratës së ardhshme.
Laptopët e rinj MacBook Pro që përdorin procesorët e tij të rinj M1 Pro dhe M1 Max, premtojnë të jenë 70% më të shpejtë dhe më efikas se çipi i tij i mëparshëm M1. Pro vjen në dy madhësi – 16 inç dhe, për herë të parë, një model 14 inç – dhe përmban korniza më të holla dhe ekrane të përmirësuara, me një normë më të lartë të rifreskimit.
Përmirësime të tjera përfshijnë bateri me jetëgjatësi më të madhe dhe një kamerë të përparuar të përparme që mund të marrë video ne 1080piksel
Kompania gjithashtu zbuloi AirPods 3, kufjet e tij pa tel që huazojnë disa veçori nga linja e tij AirPods Pro e nivelit më të lartë.
AirPods 3 vjen me cilësi më të mirë të zërit – duke siguruar bas më të fuqishëm dhe frekuencë të lartë të qartë – dhe është rezistent ndaj djersës dhe ujit për stërvitje.
Kufjet pa tela personalizojnë zërin në kohë reale duke rregulluar frekuencat bazuar në atë që veshi juaj po dëgjon.
Qeni robot i pajisur me snajper, krijimi shqetësues i prodhuar në SHBA
Evolucionet teknologjike kane lejuar të njihemi me mrekulli të tilla si: robotët vallëzues apo kuzhinierë të Boston Dynamics, robotin me 4 këmbë me "mundësi të paparashikueshme veprimi te Xiaomi etj.
Por ajo ç’ka prezantoi në Twitter Ghost Robotics, një prodhues dhe ofrues i zgjidhjeve Hi-teknologji për ushtrinë amerikane, është parë me shqetësim nga shumë amerikanë.
Bëhet fjalë për një qen kibernetik, të pajisur me një pushkë me rreze të gjatë veprimi. Qeni robot-gueril u krijua në bashkëpunim me kompaninë SWORD International, një kompani që prodhon armë.
Prototipi u quajt "pushkë pa pilot, pa qëllim", ose thjesht SPUR dhe është i pajisur me një pushkë të fuqishme snaiper, të aftë për të gjuajtur me gëzhoja 6.5mm, projektuar për objektiva me rreze të gjatë.
SPUR është një "automjet" autonom, i aftë të operojë nga distanca dhe të jetë në gjendje të kryejë detyra specifike në një autonomi totale.
Ndërtimi i SPUR u argumentua nga Ghost Robotics me fjalët: "Detyra jonë është t'i mbrojmë ekipet tona të armatosura operacionale speciale përmes risive të fundit ".
Por shumë persona kanë pyetur veten për dobinë e vërtetë të kësaj pajisjeje ushtarake shqetësuese dhe ka pasur disa komente ekstreme që kanë parë në këtë projekt një rrezik konkret për jetën e njerëzve.
Snajperi me katër këmbë duket se është projektuar për operacione ku prania njerëzore mund të jetë një rrezik shumë i madh, dhe për të lejuar të shtëna të pastra edhe nga distanca të gjata.
SPUR është një prototip që sapo ka filluar dhe nuk dihet nëse do të marrë fonde të tjera për prodhim. Municioni në përdorim nga SPUR aktualisht nuk përdoret nga asnjë organ ushtarak në Shtetet e Bashkuara ose vende të tjera.