Ndryshimet klimaterike është një ndër temat më shqetësuese të momentit dhe ekspertët kërkojnë që të veprohet tani, shpejt dhe pa vonesa, për mos ta çuar botën drejt shkatërrimit. Efektet e klimës janë ndjerë si në temperatura ekstreme të motit, por edhe në fenomene atmosferike, që kanë sjellë shkatërrime pa masë dhe shumë humbje jetësh.
Akulli i Greenlandit po shkrin më shpejt, Danimarkë(VCG)
Organizata Botërore Meteorologjike publikoi një raport ku thuhet se çdo ditë vdesin mesatarisht 115 persona dhe 202 milionë dollarë humbasin për shkak të fatkeqësive dhe fenomeneve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet progresive të klimës.
Këto ngjarje nga viti 1970 deri në 2019-n rezultuan në 2 milionë vdekje në të gjithë botën dhe deri tani kanë shkaktuar 3.64 trilionë dollarë humbje. Sipas OBM-së, në 50 vitet e fundit numri i fenomeneve ekstreme ka qenë i barabartë me 11.000, i cili është rritur pesë herë dhe do të vazhdojë të rritet në të ardhmen.
Sekretari i OBM-së, Petteri Taalas, deklaroi nga Gjeneva se rastet e manifestimeve ekstreme të klimës, meteorologjisë dhe ujit po rriten. Këto fenomene po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se mbi 90% e viktimave u përkasin vendeve në zhvillim. Ndër rreth 2 milionë të vdekur në 50 vjet, 650.000 janë prej thatësirës, 577.000 nga stuhitë dhe uraganet, 59.000 nga përmbytjet dhe 56.000 nga temperaturat ekstreme të motit, ftohtë ose nxehtë.
Me përmirësimin e sistemeve të shpëtimit dhe paralajmërimit të hershëm, mesatarja ditore e vdekjeve, e barabartë me 115 nëse përhapet gjatë 50 viteve të marra në konsideratë, megjithatë ka rënë me kalimin e viteve. Në vitet ‘70 dhe ‘80, mesatarisht, vdisnin çdo ditë për këto fenomene 170 persona, në vitet ‘90 ishin 90, ranë në 40 nga 2010-ta e këtej.
ThatësiraT goditën rezervuarin e Kalifornisë, ShBA(VCG)
Nga raporti i organizatës së OKB-së vjen dhe një lajm i mirë. Mesatarja ditore e vdekjeve nga ngjarjet ekstreme për shkak të krizës klimatike ka rënë në 50 vjet. "Thjesht, jemi më të mirë në shpëtimin e jetës sot sesa kurrë më parë", -tha Taalas. Përgjigjja qëndron në një sistem më të mirë të ndihmës dhe sistemet e paralajmërimit të hershëm sesa në të kaluarën.
Sipas studimeve të Organizatës Botërore Meteorologjike, në 50 vitet e fundit vlerësohet se fenomenet ekstreme klimatike janë rritur me rreth 5 herë. Të dhënat e viteve 1970 regjistrojnë afërsisht 700 fatkeqësi klimaterike në vit, ndërsa në dekadën e fundit është arritur në një mesatare prej 3500 në vit. Kjo tregon se si, me kalimin e viteve, kemi arritur të kemi gati 10 fenomene ekstreme në ditë.
Bilanci është gjithashtu shqetësues nga pikëpamja ekonomike. Shpesh kur flasim për kataklizmat mendojmë vetëm për dëmet materiale ose humbjen e jetës njerëzore. Këta dy faktorë janë shumë të rëndësishëm, pasi një numër i madh njerëzish vdesin dhe shumë humbasin shtëpitë e tyre. Megjithatë, duhet marrë parasysh fakti që nga pikëpamja ekonomike kriza klimaterike është e shtrenjtë.
Në fakt, për të rregulluar dëmin material është e nevojshme të shpenzohet shumë. Në 10 vitet e fundit gati 1.5 trilionë dollarë janë përdorur për të riparuar dëmet e shkaktuara nga stuhitë, përmbytjet, etj.. Ngjarja që peshoi më shumë në buxhet ishte uragani “Katrina” në vitin 2005.
Ndërsa për vdekshmërinë flitet ndryshe. Megjithëse frekuenca e këtyre fatkeqësive është rritur në mënyrë dramatike, mesatarja ditore e viktimave ka rënë nga 170 në 40, ndërsa ngjarja më vdekjeprurëse e regjistruar ishte thatësira e madhe që goditi Etiopinë midis viteve 1984 dhe 1985.
Kriza e klimës po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz për të tashmen dhe nuk janë një fakt qetësues për të ardhmen. Në fakt, ndryshimi i klimës aktualisht shkakton një numër të madh të fenomeneve ekstreme të motit kryesisht për shkak të ngrohjes globale.
PërmbytjeT katastrofike në Filipine(VCG)
Organizata Botërore Meteorologjike shpjegoi se këto ngjarje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Sipas OBM-së, ndryshimi i klimës po shkakton probleme edhe më të mëdha. Në veçanti, duket se ngjarjet ekstreme u pesëfishuan në periudhën nga 1970 në 2019.
Sipas raporteve, në 50 vitet e fundit, ngjarjet ekstreme janë rritur 5 herë në krahasim me të kaluarën. Në vitet ’70 në botë ka pasur mesatarisht rreth 711 fatkeqësi në vit dhe ky numër është rritur në mënyrë të konsiderueshme më vonë.
Në fakt, midis viteve 2000 dhe 2009 numri i fatkeqësive natyrore u rrit ndjeshëm, duke arritur afërsisht 3536 në vit. Në veçanti, problemi ka të bëjë me përmbytjet të cilat përfaqësojnë deri në 44% të këtij lloji të fatkeqësive. Nga ana tjetër, 17% përfaqësohet nga uragane dhe ciklone tropikale.
Një fakt befasues është se, ata që janë skeptikë për ngrohjen globale ose negativitetin e shkaqeve të saj, kundërshtojnë përdorimin masiv të lëndëve djegëse fosile, ndërsa ata që e konsiderojnë atë shkatërrues dhe në kufirin vdekjeprurës për njerëzit, janë kundër përdorimit të energjia e prodhuar nga ndarja e atomit.
Studimi i OBM-së zbulon se, me rritjen e ngjarjeve ekstreme të motit, druhet se kjo rënie e vazhdueshme e numrit të vdekjeve mund të pësojë disi një kthesë, duke besuar megjithatë se teknologjitë më inovative mund të ndihmojnë për ta mbajtur këtë rënie pak a shumë konstante.
Përgatiti: Irma Paloli