Egla Bajrami është drejtore e klubit kombëtar të prindërve me fëmijë me spekrin autik. Një klub i ndërtuar dy vite më parë për të ndjekur ecurinë e problemeve të fëmijëve me spekrin autik. Në profesion edukatore, Egla vijon studimet e larta. Ajo rrëfen për CMG përvojën e saj si nënë e një djali me spektrin autik.
Egla Bajrami dhe djali i saj Niko
CMG :Egla, çfarë është Java e Arsimit Special?
Egla Bajrami : Java e Arsimit Special nënkupton që të vihen edhe njëherë në dukje të gjjtha problemet e fëmijëve me spektrin autik. Ata e kanë të nevojshme të kenë mësues ndihmës dhe ky është një rregull që duhet të jetë me pedagogji special, ndaj duhet të respektohet.
Jo të gjithë mësuesit mund t’i menaxhojnë këta fëmijë, ndaj u ngrit një shkollë që harton programin për fëmijët.
E veçanta është që këta fëmijë nuk kanë një program kombëtar, por kanë një program të veçantë.
CMG : Si kanë qenë vitet tuaja në bashkëjetim me spekrin autik?
Egla Bajrami : Të vështira dhe të bukura! Kanë qenë të bukura sepse në çdo hap që hidhte Niko ne arrinim të merrnim kënaqësi të veçantë.
Në çdo fjalë që ai thoshte, apo gërmë të tij, ne merrnim sadisfakion.
Pastaj vështirësia qëndronte tek fakti që Shqipëria na ofronte gjithnjë një derë të mbyllur dhe paragjykime. Unë nuk e kam ngritur kurrë dorën për lëmoshë në shoqëri!
Egla Bajrami intervistë për CMG
Asnjë nga prindërit me fëmijë me autizem nuk e shtrin dorën për të marrë lëmoshë, ata kanë nevojë për mbështetjen e tyre.
CMG :Egla, kush është Niko sot?
Egla Bajrami : Niko është një djalë gati 22 vjeç sot. Ai ka lindur në Greqi dhe atje ka jetuar disa vite. Niko është në spektër, por duhet ta them që është gati në dalë nga spektri sepse po integrohet mirë në shoqëri falë edhe punës që është bërë me këtë fëmijë.
Jo nëpërmjet qendrave sepse në atë periudhë nuk ka pasur qendra.
Ka qenë vetëm një qendër në kombinat për fëmijë mbi 6 vjeç.
Detyrimisht ne duhet ta merrnim fëmijën në dorë dhe t’i jepnim drejtim vet.
Ne kemi pritur deri sa Niko të bëhej gati për të nisur arsimin dhe ai shkoi deri në 9 vjeç. Por mund të them që Niko pati fatin që të ketë mësuesen më të mirë në klasë të pare, Luli Xhemollarin të cilën e falënderoj. Nga aty Niko në klasën e 5-të ka kaluar menjëherë me shkollën e muzikës në Lice, ku ndoqi studimet për kitarë, sepse vërtet është talent. Sot është në fakultet, ku merr edhe mësimet e kantos.
CMG: Egla, si zhvillohet e gjithë puna në Klubin Kombëtar të prindërve me fëmijë me spekrin autik?
Egla Bajrami: Organizimi ka ardhur në 2017, kur në fakt ndodhi edhe një ndryshim në ligj që këta fëmijë mbetën pa të drejta. Ky është një grupim dhe me ndihmën e institucioneve. Shërbimet dhe të drejtat e fëmijëve janë fokusi ynë. Nuk kemi vetëm terapinë në fokus, por kemi arsimin, kulturën dhe shumë të tjera.
Niko i diplomuar
Ajo që ne bëjmë është që promovojmë talented, sepse fëmijët kanë shumë talente. Unë di të them që nëse punohet me këta fëmijë ia dalin që të integrohen.
CMG : Për çfarë kanë nevojë fëmijët me spektrin autik ?
Egla Bajrami : Unë do përmend shembullin e Nikos, fëmijës sim.
Nuk ka pasur ndonjë mbështetje shumë të madhe, madje as në Lice.
Jam pak e zhgënjyer nga Liceu, ndërsa në akademi ende nuk shoh shqetësim. Ka ende kohë për të punuar dhe për të parë se çfarë do të ndodhë.
Ngelet për t’u parë kur shkolla të nisë fizikisht, si do të jetë ecuria.
CMG : Si e ke edukuar fëmijën?
Egla Bajrami : Nëse këta fëmijë marrin një sjellje të caktuar dhe ti tenton t’ua ndryshosh rrugës, është tejet e vështirë për t’i edukuar.
Ai është ndjerë i diskriminuar sepse nuk e përqafonin si fëmijë, madje mbaj mend që në mbrëmjen e mini-maturës atë nuk e ftuan dhe ai e përjetoi keq. Çfarë bëra unë ndërkohë? I flas djalit tim gjithmonë të ruajë qetësinë dhe kështu ai do të jetë i edukuar.
CMG : Si e ka rutinën Niko ? Ke ndjerë në një moment që mund të kthehet në fazë fillestare?
Egla Bajrami : Po, kur ishte adoleshent kisha frikë mos kthehej në zero ndërsa tashmë nuk ndodh më edhe në bazë të studimeve.
Egla me djalin e saj Niko
Unë kam një tjetër qëllim tani, që Niko të punësohet. Ai duhet të krijojë agjendën e tij ditore dhe të integrohet i lirë.
CMG : Çfarë talentesh kanë spikatur në Klubin tuaj ?
Egla Bajrami : Ka shumë talente të këtyre fëmijëve. Ata e duan botën me ngjyra dhe si gjithë të tjerët. Kanë prioritete dhe synime për t’u bere dikushi.
Kemi fëmijë që pikturojnë shumë bukur, apo që këndojnë dhe shkruajnë. Në tablonë e këtyre fëmijëve duhet thjesht të kesh durim për te shijuar talentin e tyre.
Intervistoi Megi Latifi