Pallati Potala, Tibet(VCG)

Para 70 vjetësh, Rajoni Autonom i Tibetit u çlirua në mënyrë paqësore. Tani historia e tij po hap një faqe të re drejt modernizimit të gjithanshëm. Çlirimi paqësor në vitin 1951 dhe drejtimi i Partisë Komuniste u kanë sjellë banorëve një jetë të re me bashkim, përparim dhe zhvillim.

Ndryshime historike

81-vjeçari Thubten Gyaltsen i mban mend shumë qartë ditët e errëta të kaluara në Tibetin e vjetër dhe ka dëshmuar transformimin e madh të vendlindjes.

“Prindërit e mi ishin bujkrobër dhe ne mezi e mbushnim barkun me bukë”, kujton ai.

Në Tibetin e vjetër, tre shtresa kryesore: zyrtarët, aristokratët dhe lamat e nivelit të lartë, si dhe agjentët e tyre, përbënin 5 % të popullsisë, por zotëronin pothuajse të gjithë tokën dhe shumicën e bagëtive. Bujkrobërit dhe skllevërit nuk kishin asnjë vegël prodhimi, as liri, dhe vetëm shtypeshin e shfrytëzoheshin.

Jeta mizore e bujkrobërve në Tibet të vjetër(Xinhua)

Jeta mizore e bujkrobërve në Tibet të vjetër(Xinhua)

Tibeti i vjetër(Xinhua)

Tibeti i vjetër(Xinhua)

Në vitin 1959 nisi reforma demokratike dhe bujkrobëria feudale në Tibet u shfuqizua. Një milion bujkrobër dhe skllevër u çliruan.

Tani Thubten Gyaltsen-i dhe familja e tij jetojnë në një shtëpi dykatëshe me 13 dhoma dhe një garazh në qytetin Xigaze. Ndër gjashtë familjarët, pesë kanë të ardhura nga puna ose pensioni.

“Nuk mund të jemi më të lumtur, se po jetojmë në një botë krejt të ndryshme në krahasim me atë të vjetër”, u shpreh Thubten Gyaltsen-i për agjencinë “Xinhua”.

Në 70 vjetët e kaluar, qeveria qendrore ka zbatuar shumë politika të favorshme në rajon, në fusha si tatim-taksat, financat, infrastruktura, zhvillimi industrial, arsimi, shëndetësia, si edhe mbrojtja e kulturës dhe e mjedisit.

Që nga viti 1978, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka zhvilluar shtatë mbledhje kombëtare për Tibetin për të hartuar planet e zhvillimit të rajonit.

Banorët e tanishëm tibetianë(Xinhua)

Banorët e tanishëm tibetianë(Xinhua)

“Duhet ta trajtojmë përmirësimin e jetesës së banorëve dhe fitimin e mbështetjes popullore si pikënisje dhe qëllim të fundit të zhvillimit ekonomiko-shoqëror”, tha presidenti Xi Jinping në mbledhjen e shtatë qendrore mbi punët e Tibetit në gushtin e vitit të kaluar.

Vjet, PBB-ja e rajonit arriti mbi 29.3 miliardë dollarë amerikanë. Të ardhurat e disponueshme vjetore për frymë në zonat rurale ishin 14598 juanë, me një rritje dyshifrore në 18 vjetët e fundit, kurse në zonat urbane shifra i kaloi 41 mijë juanët.

Para fundit të vitit 2019, të gjithë banorët e varfër në Tibet i dhanë lamtumirën skamjes për herë të parë në historinë e rajonit.

Në rrugën drejt modernizimit

“Duhet të bëhen përpjekje për të ndërtuar një Tibet të ri, modern e socialist që është i bashkuar, i lulëzuar, i përparuar kulturalisht, harmonik dhe i bukur”, theksoi kreu i shtetit i Kinës.

Nën udhëheqjen e Partisë së drejtuar nga ai, gjithë vendi i ka ofruar Tibetit mbështetje të madhe, duke realizuar begatinë relative në të gjitha aspektet. Njerëzit po gëzojnë një mjedis më të qëndrueshëm shoqëror, ekonomik, kulturor dhe natyror.

Ferma moderne e rritjes së pulave(Xinhua)

Ferma moderne e rritjes së pulave(Xinhua)

Në të njëjtën kohë, Tibeti ka ngritur nivelin e efektivitetit të prodhimit. Niveli i mekanizimit për rritjen e drithërave kryesore ka arritur deri në 65 %. Ndërkohë, në tërë rajonin është krijuar një rrjet transporti që përbëhet nga autostradat, hekurudhat, linjat ajrore dhe tubacionet.

Hekurudha Qinghai-Tibet, që nis nga Xining-u, kryeqendra e provincës Qinghai, deri në Lhasë, kryeqendra e Tibetit, është 1956 kilometra e gjatë e lidh Tibetin me pjesën tjetër të vendit që nga viti 2006. Ndërsa, në qershorin e këtij viti, hekurudha Lahsa-Nyingchi, hekurudha e parë elektrike e rajonit, filloi funksionim zyrtar me trena të shpejtësisë së lartë “Fuxing”.

Nga viti 1951 deri në vitin 2020, qeveria qendrore e Kinës ka investuar mbi 224 miliardë juanë në sektorin e arsimit në Tibet. Tani në këtë rajon ka një sistem modern arsimor që mbulon arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, arsimin e lartë, si dhe atë profesional.

Ndërsa, programi i binjakëzimit ka nxitur më tej zhvillimin e Tibetit në fusha si industrializimi i ri, aplikimet e teknologjisë së informacionit, urbanizimi dhe modernizimi bujqësor në disa dekadat që lamë pas.

Ferma moderne e rritjes së pulave(Xinhua)

Ferma moderne e rritjes së pulave(Xinhua)

Për shembull, Zhang Honglin, që punon në një ndër firmat kryesore të prodhimit të vezëve në provincën Hubei të Kinës Qendrore, po përhap modernizimin bujqësor ndër banorët tibetianë.

Kompania e tij, “Hongnong”, është një ndër ndërmarrjet e përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë si shembull i përdorimit të teknologjisë digjitale të rritjes së pulave dhe prodhimit të vezëve. Në fermat e kompanisë, që nga hedhja e ushqimit e grumbullimi i vezëve e deri në ripërdorimin e mbeturinave të pulave për prodhimin e plehrave organike dhe të produkteve biologjike bujqësore, gjithë procesi kontrollohet nga teknologjia digjitale. Tani kjo “linjë prodhimi” është prezantuar edhe në qytetin Shannan të Tibetit.

“Hongnong” planifikon të investojë 850 milionë juanë në rajon për të ndërtuar një park prodhimi, ku mund të rriten 2 milionë pula. Pas përurimit, do të formohet një zinxhir i plotë i prodhimit, duke përfshirë rritjen e pulave dhe përpunimin e ushqimit për to, ambalazhimin e vezëve, prodhimin e plehrave organike etj., duke ofruar rreth 290 vende pune për banorët vendorë.

Për shkak të klimës së ashpër, çmimet e shumë produkteve bujqësore në Tibet janë të larta, sepse duhet të transportohen nga pjesa tjetër e vendit. Pasi të përurohet projekti, këtu mund të prodhohen 240 milionë vezë dhe 600 mijë pulë, duke siguruar 50 % të furnizimit me vezë dhe me mish pule të rajonit. Përveç kësaj, 35 mijë tonë plehra organike (prej mbeturinave të pulave) mund të shtojnë rendimentin e prodhimit të mbi 3333 hektarëve tokë.