HP ka nxjerrë në treg një laptop të ri, të quajtur Elite Folio, të lancuar më herët në CES 2021, të ngjashëm me një Surface Pro X të Windows.
Elite Folio është një laptop i lehtë, i mbuluar me lëkurë, i konvertueshëm Windows, i mundësuar nga një procesor Snapdragon me arkitekturë ARM. Ky tablet i ri i HP ngjan me një sistem të së ardhmes që synohet të përdoret në lëvizje e jo për detyra intensive.
Elite Folio ka një çmim fillestar prej rreth 1,629 dollarësh.
Ajo që e bën fillimisht më të veçantë Elite Folio është dizajni i tij. E gjithë shasia është e mbështjellë me lëkurë, e cila do t’ju bëjë të dukeni sikur po mbani një fletore të zbukuruar. Kuverta e tastierës është një ngjyrë gri e errët , që përputhet me kapakun e lëkurës me një strukturë të bukur dhe të lëmuar.
Në të përfshihet edhe një laps i vendosur ndërmjet tastierës dhe ekranit, ku dhe karikohet kur nuk është në përdorim. Por tipari më unik është faktori i formës. Folio është një kompjuter portativ i konvertueshëm.
Ekrani i Elite Folio mund të shkëputet nga tastiera, për marrjen e shënimeve ose vizatimin.
Apple pritet të sjellë MacBook Air me një sërë risish në 2022-shin
Seria e re Air e Apple, MacBook Air i ri, pritet të lancohet në mesin e vitit 2022 me një sërë përmirësimesh funksionale.
Sipas analisteve të njohur të fushës, MacBook Air i ri duhet të ketë një ekran LED 13 inç dhe furnizuesi i ri për mini ekranet LED ka të ngjarë të jetë prodhuesi kinez BOE.
Për sa i përket dizajnit, MacBook Air i ri ka të ngjarë të frymëzohet nga seritë iPad Pro dhe iPhone 12. Ndërsa për ata që preferojnë ngjyrat kjo seri e re Air e Apple pritet të ofrojë një gamë më të madhe ngjyrash, vlerëson analistit të njohur Ming-Chi Kuo, siç është rasti me iMac-in e ri, i cili u lançua në fillim të vitit.
Sipas Ming-Chi Kuo, është ende e paqartë nëse MacBook Air i ri do të zëvendësojë modelin aktual, apo do të shfaqet si një version i nivelit të lartë.
Apple pritet të lancojë në shtator IPhone-t e rinj te tij
"iPhone 13 Line", është kjo emërtesa e mundshme e IPhone-ve të ardhshëm të Apple, që pritet të lancohen në muajin shtator, sikurse tashmë tradicionalisht Apple zgjedh të nxjerrë në treg produktet e reja.
Këta telephone të rinj inteligjentë do të vijnë me veçori dalluese nga iPhone-t e mëparshëm. Fillimisht, iPhone 13 do jenë në gjendje të bëjnë "blur" automatikisht, jo vetëm fotot, por edhe videot, duke ofruar opsionin "portrait" edhe për video.
Kjo mendohet të jetë një nga tre tiparet e reja kryesore të kamerës që do të ketë iPhone i ri 13 Line. Dy risitë e tjerat do të fokusohen në përmirësimin e regjistrimit të videove dhe mundësive më të mira edituese për fotot dhe videot.
Natyrisht, edhe kualiteti i kamerës do të përmirësohet, duke bërë që "edhe fotot në pak dritë", të fokusojnë mirë dhe të japin një rezultat më të kënaqshëm se më parë.
Bloomberg raporton se iPhone-t e rinj do të kenë një menu filtrash, që do t'i lejojë përdoruesve të aplikojnë një stil unik në fotot e tyre, dhe rrjedhimisht, të përshtatshme për një feed të kuruar Instagrami.
Istagram me shumë privatësi me opsionin e ri “Limits”
Një seri opsionesh të reja janë lancuar nga Instagram për të frenuar abuzimin që vjen nga llogaritë shqetësuese dhe problematike. Më i fundit është Limits, që i mundëson përdoruesit të fshehin automatikisht komentet nga çdokush që nuk e ndjek apo komentet e papëlqyera të ndjekësve.
“Qëllimi i ‘Limits’ është të ndalojë valët e abuzimit që vijnë nga llogaritë që përpiqen të përfitojnë nga momenti”, tha Instagram.
“Limits” është i ngjashëm me “Restrictions”, por ndryshe nga ai, lejon kufizimin e ndërveprimit me grupet. Përdoruesit mund të zgjedhin të limitojnë komentet dhe mesazhet. Komentet dhe mesazhet e kufizuara do të qëndrojnë të fshehura deri në momentin që përdoruesi i pranon. Gjithashtu, përdoruesit që do të vazhdojnë me komentet abuzive do t’iu fshihet llogaria automatikisht.
“Limits” është i disponueshëm tashmë për përdoruesit e Instagram në mbarë globin .
Pas këtij opsioni, Instagram shumë shpejt pritet të shtojë filtrin “Hidden Words”, të fjalëve të fshehura, fjalive apo emoji-ve që përdoruesit nuk duan t’i shohin.
Zbulohet një tjetër detaj i Forza Horizon 5, lojës së famshme që vjen në treg së shpejti
Fillim-nëntori i këtij viti pritet të sjelle për të gjithë të apasionuarve pas lojrave elektronike, Forza Horizon 5. E ndërsa disa nga detajet e risive të kësaj loje janë zbuluar tashmë, grupi që po punon për to, ka publikuar së fundmi një video të re në YouTube, duke treguar si pjesë të Forza Horizon 5, Toyota Supra më të fundit.
Sic është zbuluar tashmë loja është vendosur në një sërë terrenesh në Meksikë, përfshirë qytetet bregdetare, shkretëtirat dhe madje edhe një vullkan.Të apasionuarit e lojërave duan ta shijojnë atë dhe të përballen me sfidat që paraqet kjo lojë, si dhe të perdorin autoveturat adekuate për çdo terren.
Forza Horizon 5 mbërrin më 9 nëntor në serinë Xbox Seria X dhe S, Xbox One, për kompjutera dhe shërbimin e lojërave Cloud Xbox .
NASA synon asteroidin “e artë”
Agjencia hapësinore amerikane NASA po planifikon të nisë një mision në asteroidin Psyche 16 në vitin 2022 për të eksploruar origjinën e Sistemit Diellor. I zbuluar në fund të shekullit të 19’të, Psyche është i vendosur midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe është i përbërë prej metali të fortë. Asteroidi mendohet të jetë i ngarkuar përveç arit edhe me grumbuj platini, hekuri dhe nikeli. Në total, vlerësohet se metalet e ndryshme të Psyche vlejnë plot 8,000 kuadrilion paund. Kjo do të thotë se nëse do të sillej në Tokë, do të shkatërronte çmimet e mallrave dhe do të bënte që ekonomia botërore – me vlerë 59.5 trilionë paund – të rrëzohej.
Psyche 16 ka qenë i njohur prej kohësh, por potenciali i tij për të shkaktuar shkatërrim ekonomik në Tokë u prek së fundmi nga një minator veteran, Scott Moore, i cili drejton EuroSun Mining. Ai tha se sasia e madhe e arit në asteroid kërcënon të fusë industrinë e arit në kaos. “Titanët e Arit’ tani kontrollojnë qindra pronat më të mira prodhuese në të gjithë botën,” tha ai për Oil Price, duke shtuar se megjithatë sasia e arit që ata sjellin në treg çdo vit zbehet në krahasim me atë në dispozicion në hapësirë.” NASA pritet të fillojë një mision për të hetuar asteroidin në gusht të vitit 2022. I quajtur Misioni i Zbulimit, ai do të mbërrijë në Psyche 16 rreth vitit 2026. Fatmirësisht, agjencia hapësinore po e ndërmerr udhëtimin për qëllime shkencore dhe jo për sjelljen e arit në Tokë. NASA mendon se Psyche 16 është një i mbijetuar nga përplasjet e dhunshme të goditjes dhe drejtimit midis planetëve, të cilat ishin të zakonshme kur sistemi diellor po formohej. Kjo do të thotë se mund të na tregojë se si u formuan Toka dhe bërthamat e planetëve të tjerë.