Përparim Avdili

Përparim Avdili

Përparim Avdili ka lindur në një fshat të Kumanovës dhe bashkë me familjen ka emigruar në Zvicër, kur ishte vetëm 8 muajsh. Në profesion bankier që ende e ushtron si aktivitetet, Përparim Avdili është asamblist në Parlamentin e qytetit të Zyrihut qysh prej vitit 2018, i angazhuar politikisht përmes partisë Liberale.

CMG : Të punosh dhe të veprosh në vend të huaj, si ju shohin të tjerët?

Përparim Avdili : Unë jam rritur në Zvicër dhe nuk e konsideroj veten si të huaj, por e quaj si vendas. Është e rëndësishme që aty ku të punosh të ndihesh qetë dhe jam i lumtur që edhe të huajt mua më shohin si vendas.

CMG : Ju keni emër tipik shqiptar dhe jo zviceran. Ju dallojnë në këtë element të parë?

Përparim Avdili :Kur vjen pastaj puna tek emri unë kam një emër tipik shqiptar dhe për këtë jam tepër i lumtur absolutisht. Nuk më dallojnë për këtë gjë, përkundrazi janë shumë miqësorë.

Në të gjjtha kompanitë që bashkëveproj apo që lidh kontakte unë jam "Përparim Avdili" po ashtu edhe në përfshirjen time në politikë. Këtu ka një shoqëri shumë liberale.

Përparim Avdili

Përparim Avdili

CMG : Kur reflektoni me veten, për çfarë e dalloni veten tek të tjerët?

Përparim Avdili : E njoh veten si një njeri shumë të angazhuar që ka ditur t'ia dalë pavarësisht se si ka qenë rrugëtimi. Asgjë nuk të vjen në jetë pa punë. Përpiqem që më së tepërmi të jem edhe i përfshirë me komunitetin shqiptar në Zvicër. Të bëhemi bashkë për t’u angazhuar qoftë në aktivitete social- kulture, por edhe për të diskutuar pse jo për probleme që e përfshijnë komunitetin. Një tjetër angazhim i imi është që përfshihem në jetën e biznesit, duke qenë që është fusha ime.

CMG :Cilat kanë qenë pikënisjet e para tuajat?

Përparim Avdili : Qe shumë herët udhëzimet e para apo këshillat e gjjthçka tjetër mua mi ka ushqyer familja. Është patjetër familja ajo që të ofron mbështetje të pakushtëzuar. Ka qenë fat për mua që jam rritur pranë tyre, sepse më kane shtyrë për t’u angazhuar. Pastaj, shoqëria ku bën pjesë ndikon. Zvicra është shoqëri liberale dhe për mua ka qenë shumë e thjeshtë që të integrohem në këtë lloj forme. Është vlerë e madhe që ne si individë, pa marrë parasysh nga vijmë apo si jemi, duhet të jemi të barabartë. Ne si individë në bazë të veprës sonë duhet ta arrijmë suksesin.

T’i japësh hapësirë individit është shumë e rëndësishme, qoftë edhe një mundësi të vogël.

Përparim Avdili

Përparim Avdili

CMG : Pyetja e parë që bëjnë ata që ju ndjekin juve është : "Po si ja ka dalë Përparimi"? Jeta ka me mijëra peripeci. Ju si i jeni përgjigjur?

Përparim Avdili : Do doja patjetër të jepja një mesazh: Punë, Punë dhe sinqeritet! Me këtë kam ecur unë dhe me këtë duhet të ecin edhe ata që po e lexojnë mendimin tim. Të bëj punën me sytë e një qytetari të barabartë me të tjerët. Fillimisht duhet të saktësohet origjina dhe të jemi të qartë se nga vijmë dhe kush jemi. Nacionaliteti është shumë i rëndësishëm dhe unë s’e kam nisur punën pa ideale. Unë i nis gjërat për të ndikuar së paku diku.

CMG :Cili do të ishte mesazhi për të rinjtë, që sapo kanë nisur karrierën e tyre në vend të huaj?

Përparim Avdili : Shumë i thjeshtë. Mos humbisni identitetin dhe mos ndryshoni vetveten! Mos ja bëni pyetjen vetes : "Prej nga vij unë ?". Njerëzit kudo që mund të ndodhen, nuk duhet të kenë komplekse!

CMG : Cilat kanë qenë ëndrrat më të mëdha që ju kanë rritur?

Dua të bëhem si...? Dua të jem si...?

Përparim Avdili : Ka shumë dëshira në jetë njeriu. Rruga e dëshirave nis në fëmijërinë e hershme, kur unë ëndërroja të isha një pilot. Vitet kalojnë dhe shohim që ëndrrat afrohen më pranë realitetit. Dikur e doja atë lirinë e një piloti, që mund të ketë në ajër. Ajo dëshirë ende motivon. Sot nuk dua më të jem pilot, por e kam arritur të jem i lirë. Ky është koncepti i jetës sime, të qenit i lirë në të gjitha këndvështrimet, ato familjare, personale apo edhe profesionale. Pra, unë ëndërroja lirinë dhe ja ku jam sot, sepse kam punuar fort për të qenë i tillë.

Përparim Avdili

Përparim Avdili

CMG : Përparim, nëse nuk do ta njihnit moshën tuaj, me sa vite e masni moshën në bazë të eksperiencave që jeta u ka sjellë?

Përparim Avdili :(Qesh) Mosha nuk është faktor aspak. Mund të jesh 50 dhe të jetosh si 20 dhe e kundërta. Arritjet nuk maten me moshë, por rol të rëndësishëm ka fati. Ka të rinj, të cilët kanë arritur shumë gjëra në shumë pak kohë dhe ka të tjerë që u është dashur shumë punë për të mbërritur diku.

CMG :Çfarë do të bënit ju ndryshe nëse do ta dinit që askush nuk do t'ju gjykonte?

Përparim Avdili : Nëse mund të bëja diçka do ishte te ktheja kohën. Në fakt ne bëjmë gabime dhe në këtë kontekst do doja pse jo ta ktheja kohën, për të rregulluar gabimet e gjykuara. Mirëpo ndoshta pa i bërë ato gabime dhe pa marrë gjykime nuk përmirësohet askush.

CMG : Do të pranonit të humbisnit gjithë kujtimet e vjetra, apo të mos ishit në gjendje për të reja?

Përparim Avdili : Kujtimet janë shumë të shtrenjta sidomos ato të fëmijërisë apo ato që kanë qenë kyçe në sukses. Jeta private dhe dashuria e pare. Të gjjtha janë këto kujtime të rëndësishme me vlerë, që nuk do doja t’i humbisja të kaluarës edhe nëse nuk janë të mira si kujtime. I dua në pjesë të jetës sime.

CMG : Si është një ditë e kompletuar për ju?

Përparim Avdili : Të kthehem në darkë nga puna herët, të gatuaj vetë darkën me një gotë verë dhe të jem i lumtur për arritjet e mia.

Intervistoi :Megi Latifi