Arbi Fortuzi ka përfunduar studimet në degën Ekonomi dhe Politika agrare.
Ka nisur të punojë qysh prej vitit 2010 në tregun e medias pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe momentalisht e gjejmë pranë Fax News me një dritare të re mediatike.
A. Fortuzi
CMG: Si e përkufizoni kohën?
Arbi Fortuzi : Koha ka dimensione, ndërsa unë i mëshoj tepër durimit.
Pa pasur durim nuk mund të kemi mbarëvajtjen e asnjë gjeje tjetër.
Balancimi i jetës në të gjitha kontekstet është i vështirë, por mund t'ia dalësh që të mos lesh asnjë hapësirë boshe. Të gjitha kërkojnë kohën e vet. Sidomos familjarët, ata të tërheqin prej xhakete me raste sepse duan që ti të jesh aty prezent. "Ku je, pse nuk erdhe, edhe sot u vonove?" janë fjalët që më shoqërojnë më shpesh. Di të them që mjafton dëshira sepse të gjitha sferat e jetës mund të menaxhohen.
CMG: Cili është qëllimi juaj në jetë?
Arbi Fortuzi : Për mua qëllim do të thotë të hysh në histori dhe të bësh planifikime për të mbetur në të. Në fakt njerëzit nuk duhet të punojnë sot për sot, por duhet të përpiqen që të lënë gjurmë. Të bëjnë diçka për veten dhe për të tjerët. Dua të dëgjoj në të ardhmen " Arbi ishte ky dhe la këtë gjurmë në shoqëri".
Arbi Fortuzi
CMG: Cilat janë gjurmët që keni lënë deri tani?
Arbi Fortuzi : Pavarësisht se kam gati 12 vite në gazetari, unë e cilësoj veten gazetar të ri sepse ajo është e thellë. Unë mendoj që kam tepër për të notuar. Për të arritur në majat shqiptare dhe për të lënë gjurmë është ende herët. Mendoj që ka një lidhje mes asaj që do dhe asaj që punon.
Ndihem mirë kur familja ime duartroket për mua apo bëhet krenare.
Për mua kjo është kënaqësi të shoh se si gëzon familja për mua.
CMG: Si dhe sa e përshtasni sjelljen?
Arbi Fortuzi : Sjellja është si puna e ujit për t’u përshtatur me enën edhe gazetari është si uji. Ne na duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi elokuente dhe të duruar. Adaptimi i informacionit që merr dhe jep duhet të jetë prioritet ndaj sjellja duhet përshtatur .
CMG: Të bësh emër: "Prioritet apo dytësore"?
Arbi Fortuzi : Bërja e emrit është një gjë shumë e rëndësishme, por është gjithashtu një hap i dytë. E nis diku, punon me devotshmëri dhe me pas pret qershitë e një peme të mbjellë.
A. Fortuzi në kohën e lirë
CMG: A keni menduar ndonjëherë të largoheni nga rutina për një tjetër rutinë?
Arbi Fortuzi : Uroj mos të vije kurrë ky moment. Kam 12 vite që jetoj me adrenalinë është një aksion, sport më vete. Je gjithnjë në komunikim dhe në vrapim të lajmit të fundit.
CMG: Arbi disa vite më parë do të ktheje çfarë dhe disa vite më pas do të bësh çfarë?
Arbi Fortuzi : Jeta kështu na serviret ne nuk i ndryshojmë dot ngjarjet dhe ndodhitë, por mund të ndryshojmë mendimet për të kaluarën. Ka momente që edhe unë them ndoshta apo sikur. Ka momente që them mund ta kisha bërë ndryshe, por ajo që ka ikur ka ikur tashmë dhe unë jam mirënjohës për punën dhe kohën në momente të caktuara.
Ndërsa për të ardhmen, janë fate të diktuara nga puna.
CMG: A beson në shprehjen " ne biem në momentin e duhur me njerëzit e duhur
Arbi Fortuzi : Në fakt unë besoj dhe të kundërtën. Ne mund të biem dhe në momentin e gabuar me njeriun e gabuar.
A.Fortuzi
CMG: Arbi ka disa histori të fëmijërisë që na kanë udhëzuar ata që jemi sot
Arbi Fortuzi : Po e drejtë. Unë sa herë hapja TV dhe shikoja sport doja të bëhesha sportist. Kisha dëshirë për të parë e për të mësuar. Një periudhë aktor dhe një periudhë muzikant.
Dikur unë kisha një kasetofon që regjistroja lajmet. Pastaj më vonë kuptova që nuk ka qenë rastësore, por një pikënisje e ëndrrave të mija.
CMG: Cilët janë njerëzit që të kanë përqafuar në momente të vështira
Arbi Fortuzi : Babi im ka qenë një krah i fortë. Ka qenë aty për mua dhe kurrë nuk më ka thënë nuk mundesh. Kemi nevojë të gjejmë motiv e të gjejmë krah ku të mbështetemi ndaj babi im e ka kryer detyrën e tij si një prind i mire, që udhëzon fëmijët.