Historia e sushit është një shembull i qartë i evolucionit të një recete, kaq të famshme në ditët tona. Kjo recetë, pas së cilës fshihet një histori e gjatë dhe mistike, ndërthur brenda ngjyrat, shijen, guximin dhe ekstravaganten.

Sushi

Sushi

Çdokush që ka provuar të paktën njëherë sushin, me siguri që e ka përjetuar si një eksperiencë të veçantë të të ngrënit dhe mezi ka pritur të ndajë ndjesitë me të tjerët.

Edhe pse Japonia ka meritën e plotë për atë çka ne quajmë sushi në ditët tona, frymëzimi i vërtetë për këtë recetë ka nisur në juglindje të Azisë. Asokohe me sushi nënkuptohej peshku i kriposur që shërbehej me oriz të fermentuar, ndërsa sot koncepti modern i sushit është shpikur nga japonezi Hanaya Yohei diku mes viteve 1800.

Fatmirësisht në Tiranë ka disa vende të mira, ku mund të shijosh recetën origjinale të sushit me çmime shumë të arsyeshme.

Versioni më i zakonshëm i kësaj pjate është ai në formë “varke” me oriz të mbuluar me peshk krudo, që me siguri keni pasur rastin ta shijoni nëpër restorantet Sushi që ndodhen në Tiranë.


Yamato Tirana

Yamato

Yamato

Yamato Tirana është restoranti i parë që solli në Tiranë një ushqim aziatik kaq të njohur sa sushi. Për këtë dhe për cilësinë e shërbimit që ofron ky restorant mban emrin e mirë dhe popullaritetin që ka. Yamato Tirana ndodhet në zemër të Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kushdo që është një pëlqyes i traditës japoneze të gatimit apo është një i apasionuar pas kësaj kulinarie, por dhe ju që keni kuriozitetin për ta provuar, tashmë keni mundësinë të përjetoni një eksperiencë të veçantë në restorantin e parë të këtij lloji. Kuzhina e Yamato është një laborator i vërtetë kulinarie, ku shefi Japonez eksperimenton në kombinime elementësh duke nxjerrë në pah shijen më të mirë të secilit prej ingredientëve. Sushi, sashimi, guncan, yakimono e shumë pjata të tjera tipike japoneze janë po aq të këndshme në pamje sa edhe të shijshme. Yamato ka qënë një ndër vendet e mira dhe shumë të sigurta për të konsumuar sushi. E përmendim sigurinë sepse është elementi më i rëndësishëm kur konsumojmë sushi për shkak të freskisë dhe ruajtjes së peshqve.


Opium Sosushi Bar


Opium Sosushi

Opium Sosushi

Ndodhet pranë bulevardit kryesor të Tiranës, në rrugën “Murat Toptani”, brenda kompleksit të kinemasë Milenium dhe ofron varietetin më të mirë të sushit në qytet. Disa hapa më tej ndodhet pedonalja duke e kthyer këtë në rastin ideal për një darkë, shëtitje dhe film. Bonus: në verë e pranverë, ky restorant zhvendoset në vilën e vjetër aty pranë, ku mund të shijoni sushi dhe sake në verandën me pamje nga perëndimi i diellit e kopshtet aty pranë.

Ky restorant ofron jo vetëm pjata të shijshme por edhe tejet instagramike.

Opium Sosushi është një ndër restorantet që ofrojnë në Tiranë sushi tradicionale. I pozicionuar në rrugën “Brigada e 8-të” në Bllok, ky restorant sjell më të mirën për shijet e atyre që janë të apasionuar pas sushit.

Provoni karkalecin tempura, të famshmet spring rolls, tartar salmoni, maki vegjetariane dhe shumë të tjera, duke vizituar “Opium Sosushi Bar”.

Nëse dëshironi, të gjithë këto pjata të shijshme mund t’i porosisësh edhe nga telefoni.


Mado Fusion Restaurant

Mado fusion

Mado fusion

Është një nga rastet më të spikatura, ku ta ka qejfi të shkosh për një drekë ose darkë ndryshe. Stafi i restorantit kujdeset për çdo klient në mënyrë që ai të marrë një shërbim cilësor. Përzgjedhja e ushqimeve është në standardet më të larta, duke u mbështetur gjithashtu te teknologjia për të pasur peshkun më të freskët dhe për ta mbajtur atë në kushte optimale.

Në fakt Mado është një restorant fusion dhe nuk ka vetëm sushi, por ka edhe shumë pjata të tjera që kombinojnë elemente, përbërës dhe teknika nga kuzhina etnike të ndryshme. Termi fusion ka vite që lakohet dhe nuk përbën më risi, por në tregjet e vogla si ky i yni le të themi që deri diku është. Sushi, tek menuja shumë e gjatë e Mados, vjen në shumë forma e variante, sidomos për ata që janë të dhënë pas sushit modern me shumë përbërës.

Gjithashtu te “Mado” janë kujdesur që të shoqërojnë çdo pjatë me verërat më cilësore të kantinës. Filozofia dhe qëllimi i “Mado”, është që çdo klient të konsiderohet i veçantë për të përmbushur çdo pritshmëri për kulinari të niveleve të larta, cilësi dhe shërbim ekselent.

Dhe në fund të kësaj rubrike, kemi menduar të ndajmë me ju disa pika reference mbi mënyrën se si duhet konsumuar sushi, për të patur një eksperiencë sa më autentike. Në se jeni rishtarë të kësaj experience, sushit janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me këto elementë :

Mado fusion

Mado fusion

Shkopinjtë: Në pjesën e pasme të paketimeve zakonisht tregohet teknika për t’i mbajtur ato por kërkon pak praktikë, prandaj shpesh këshillohet të hahen me dorë, sepse piruni i prish formën dhe i shpërbën.

Wasabi: Ai topi i vogël i gjelbër dhe shumë djegës që shoqëron sushin. Nëse ju pëlqen si shije, mund ta lyeni paksa sushin me të.

Salca e sojës: Zakonisht ka një tas të vogël për salcën e sojës ku duhet të ngjyhet sushi.

Xhinxher turshi: Xhinxheri pë po ashtu shërbehet gjithmonë bashkë me sushin, nuk është sallatë dhe nuk hahet bashkë me sushin, por shërben për të neutralizuar gojën, nga shija e një sushi, tek sushi tjetër.

Radha e sushit: Nuk ka tamam një rend se cili lloj paraprin por një sugjerim duket se është që pikënisja të jetë nga peshqit më të lehtë pa yndyrë për të vijuar me ato më të dhjamur dhe yndyrshëm.

Për mbyllje:

Foto:VCG

Foto:VCG

Pavarësisht modernizimeve që ka pësuar, një sushi i përkryer bazohet në përsosjen e teknikave. Përgatitja rigoroze e orizit, marinimi i duhur dhe ftohtja me erashkë, përzgjedhja e peshqve më cilësore të sezonit, filetimi i përkryer dhe freskia janë faktorët që bëjnë diferencën…Restorantet e sushit të Tiranë , po sjellin më të mirën e eksperiencës japoneze për klientët shqiptarë dhe të huajt që jetojnë në Tiranë, të apasionuar gjithnjë e më shumë me sushin. Shefa kuzhine nga Japonia dhe Kina, janë në krye të këtyre restoranteve, puna e përkushtuar e të cilëve e ka bërë edhe më të dashur shijen aziatike.