60 vjetë më parë, Kina prodhoi kamionin e parë dhe i vuri emrin e Lumit të Verdhë “Huanghe”. Sivjet, modeli i ri i këtij kamioni rilindi në qytetin Ji’nan të Kinës Lindore.

Në paraditen e 19 nëntorit, në uzinën e montimit të Grupit të Industrisë së Rëndë të Shandong-ut, një kamioni i ri “Huanghe” startoi motorin. Ky është një momenti i rëndësishëm, plot brohoritje dhe duartrokitje. Ndërsa, z. Zhang Chaojin, ish-zv.kryeinxhinieri i kompanisë, nëpërmjet ndjekjes së transmetimit drejtpëdrejtë online, e dëshmoi me emocion dhë i përlotur këtë ngjarje.

“Jam shumë i gëzuar për riprodhimit të kamioneve Huanghe. Kjo është një markë që njihet botërisht, është marka jonë që duhet të trashëgohet. Rifillimi i prodhimit është si një rilindje, prandaj jam shumë i lumtur ”.

Në vitet ‘50 të shekullit të kaluar pasi lindi Kina e Re, qeveria e përfshiu krijimin e industrisë së automjeteve në planin e parë pesëvjeçar të zhvillimit kombëtar. Mirëpo, në kohën kur mungonin pothuajse të gjitha kushtet industriale, vështirësitë e prodhimit të automjetit ishin të paimagjinueshme. Problemi i parë është mungesa e hartës së prodhimit.

Për të kapërcyer këtë vështirësi, Fabrika e Automjeteve Ji’nan (ish trupi i Grupit të Industrisë së Rëndë të Shangdong-ut), pasi mori këtë detyrë, gjeti dy kamionë 706RT të Skoda-s çeke dhe ngarkoi teknikët ta vizatonin pikë për pikë. Kurse gjatë prodhimit, për shkak të mungesës së linjës montimit, punëtorët punuan manualisht, përfshi transportim dhe përçinim të skeletit mbi 500 kilogramë. Pas përpjekjeve të panumërta, më 15 prill të vitit 1960, modeli i parë i “Huanghe”-së JN150 u prodhua, duke i dhënë fund teorisë se Kina nuk ishte në gjendje të prodhonte automjete të rënda.

Cen Weiguo, ish-inxhinieri i fabrikës kujtoi:

“Ai ka mbushur hendekun e prodhimit të automjeteve të rënda të Kinës. Ishte kamioni i parë i rëndë i prodhuar në Kinë. Në bazë të tij, dolën modelet 162, 362 etj., si dhe autobusë të mëvonshëm”.

Ky lajm i mirë u përhap shpejt në Pekin. Më 4 maj të vitit 1960, i ndjeri kryetari i shtetit Mao Cedun vajti në Ji’nan dhe pas vizitës e vlerësoi atë që “simbolizon frymën e kinezëve për luftime me përpjekjet e veta edhe pse në kushte të vështira”. Më pas, i ndjeri gjenerali i njohur Zhu De shkroi karaktere në gjuhën kineze “Huanghe” si logo e automjeteve.

Që nga lindja e modelit të parë deri në vitin 1990, u prodhuan 100 mijë modele “Huanghe”, duke zënë 72% të kamioneve të rënda të atëhershme në mbarë vendin, të cilat dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e republikës së re. Ndërkohë, gati 4000 kamionë ishin dërguar për mbështjet në disa vende socialiste.

Mirëpo, gjatë hapjes gjithnjë e më të gjerë të vendit, disa modele të njohura të kamioneve janë prezantuar dhe prodhuar në Kinë, duke zënë shpejt tregun kinez në këtë drejtim. Grupi i Industrisë së Rëndë ka bashkëpunuar me investitorët gjermanë dhe suedezë, duke i kushtuar rëndësi prodhimit të tipeve të reja me teknologji më të përparuar të kamioneve. “Huanghe” u zhduk gradualisht në vend.

Kthesa ndodhi në vitin 2018, kur Tan Xuguang u emërua presidenti i SinoTruck (kompani mëmë e Grupit të Industrisë së Rëndë të Shandong-ut). Si drejtues i kësaj ndërmarrjeje, ai e kupton shumë qartë rëndësinë e zotërimit të teknologjive kyçe dhe ishte duke kërkuar shanse të reja zhvillimi.

Gjatë pjesëmarrjes në dy sesioneve vjetore të organizuar në Pekin po atë vit, presidenti Xi Jinping mori pjesë në bisedime të delegacionit të provincës Shandong. Pasi dëgjoi mendimin e Tan-it, e vlerësoi dhe shprehu përkrahje.

Në vitin 2019, “SinoTruck” nisi planin e riformimit të markës “Huang He”. Epërsitë e saj ishin koeficient i ulët fërkimi dhe kursim karburanti.

Ky koeficient në markat e njohura botërore të kamionëveështë midis 0.5-0.6, ndërsa ato me 0.441 janë më të përparuara. Por, këtë herë, kompania kineze dëshiroi të thyente rekordin.

Lidhur me këtë, inxhinieri Zhu Baoli nga Sinotruck tha:

“Nuk është shumë e vështirë të ulet deri në 0.45 me anën e ndryshimit të dizenjimit të pjesësshëm. Mirëpo, pas këtij niveli, çdo 0.001 ulje është shumë shumë e vështirë sepse kërkon eksperimente të panumërta simulimi, për të gjetur çdo mundësi në të gjithë automjetin”.

Më në fund, pas 12 raundesh prej mbi 300 përshtatje, koeficionti i fërkimit i Huanghe-s është ulur minus 0.4 dhe u bë më i ulët ndër të gjitha produktet konkurrente në botë. Ndërkohë, sipas testimit në rrugë reale, kamioni 49 tonë me ngarkesa të plota harxhon vetëm 27-28 litra naftë për 100 kilometra. Kurse kjo shifër për kamionë të tjerë është 32-34 litra. Modeli i ri i “Huanghe-s” është bërë përsëri produkt përfaqësues kinez.