Ministrja Kushi takim me rektoret e universiteteve
Viti i ri Akademik 2020-2021 për Universitetet Publike dhe Private fillon më 2 nëntor, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Pandemia u në shkak që viti i kaluar të mbyllej me leksione online dhe shtyrje të provime ve, Kjo e detyroi Ministrinë e Arsimit, të vendosë një datë të pazakontë, për rifillimin e vit të ri akademik, 2 nëntorin.
Në takimin e zhvilluar para disa ditësh me rektorët e universiteteve publike, ministrja e arsimit Evis Kushi u diskutua për masat e ndërmarra për mbarëvajtjen e procesit akademik në kushtet e pandemisë Covid 19, si dhe një sërë çeshtjesh të tjera lidhur me cilësinë e arsimit të lartë.
Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha në një intervistë për Top Channel ka folur gjerësisht për vitin e ri akademik 2020-2021. Fillimisht ai është ndalur te nisja e procesit mësimor
“Është një date që u përcaktua nga ministrja në konsultim me rektorët e universiteteve ku diskutuam problemet e fillimit të vitit të ri akademik, datën, masat që duhet të marrim për këtë vit të ri, që nuk është një vit i zakonshëm. Ky vit është vazhdimi I pjesës së dytë I vitit të shkuar, sepse ka patur problematika, por diferenca është se nëse sot në auditor ne kemi vetëm ata studentë që përfundojnë programin, një pjesë e tyre me fillimin e vitit të ri akademik do të kemi të gjithë kontingjentin e studentëve, pedagogëve dhe të gjithë personelit që do të zhvillojnë proceset mësimore sipas programeve, -tha rektori Hoxha.
Rektori i Universitetit te Tiranes, Artan Hoxha
Ndërsa lidhur me degët e preferuara nga studentët këtë vit akademik dhe procesin e regjistrimit, rektori Hoxha theksoi“Edhe sivjet si çdo vit ne vazhdojmë të jemi universiteti më I kërkuar, sepse të gjitha programet tona janë të kërkuara. Më e kërkuara mbetet drejtësia, ku 94 për qind e vendeve për studimet në bachelor janë të plotësuara në këtë fakultet. E kërkuar është dhe ekonomia, në degët administrim biznesi, financë, informatikë ekonomike. Po kështu dega gjuhë-letërsi në Fakultetin Filologjik është e kërkuar, ashtu si dhe gazetaria, por gjithashtu janë të kërkuara, informatika, inxhinieria informatike. Ndërsa përsa i përket Fakultetit të Gjuhëve të huaja më të kërkuara mbeten anglishtja dhe gjermanishtja. Ka ende shpresë për të gjithë ata që mendojnë se janë ende larg, thirrja ime është të ndjekin ecurinë e fazave të regjistrimit”,-theksoi rektori i Universitetit të Tiranës.
Pandemia ka ndryshuar ecurinë e vitit akademik që në mars të këtij viti kur në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndaj dhe procesi mësimor u krye online e provimet u shtynë. Si do të zhvillohet ky vit akademik, ndërkohë që pandemia vazhdon dhe madje pritet një vale e re e saj në vjeshtë-dimër? Për këtë rektori Hoxha sqaron:
“Kemi zhvilluar një mbledhje të senatit dhe disa mbledhje të rektoratit me dekanët dhe stafin. Ne po përgatitemi për një vit të ri akademik jo të zakonshëm me më shumë personel, sepse kemi mbi 20 mijë studentë dhe padyshim që si çdo institucion tjetër ne duhet të marrim masat që të mbrojmë si studentët, por dhe personelin në veprimtarinë e realizimit të misionit të Universitetit të Tiranës. Skenaret janë të ndryshme dhe nuk kemi një përfundim në vendimmarrjen tone sepse kjo varet dhe nga ecuria e sëmundjes. Procesi arsimor do të zhvillohet normalisht dhe do të ketë një alternim të studimit në distance, me grupe më të vogla në auditor. Ne duam që mësimi të jetë sa më afër normalitetit, por gjithmonë me vëmendjen që të mos krijohen situata të zhvillimit të pandemisë”,-nënvizoi rektori Hoxha.
Studente universitare ne regjistrim
Viti i ri akademik në arsimin e lartë, ashtu si në arsimin fillor dhe parauniversitar do të varet nga shifrat e pandemisë. Ndërkohë në Universitetin e Vlorës dhe të Durrësit, të cilat kanë qenë të hapura për përmbushjen e planeve mësimore, janë shfaqur raste infektimesh me Covid 19. Megjithatë rektorati ka skenarë të gatshëm për të zbatuar në raste të rritjes së numrit të të prekurve në auditore. Lidhur me tarifat e studimit nuk do të ketë ndryshim me vitin e kaluar akademik. Përgatitjet po bëhen dhe studentët po e presin me padurim nisjen e vitit të ri akademik, ndonëse ecuria e tij do të varet nga kushtet e pandemisë në vend.
Eda Merepeza