Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në krahina të ndryshme të Kinës janë zhvilluar veprimtari kremtuese për këtë festë të veçantë.
Në parkun argëtues "Fanta" të qytetit Zhuzhou të provincës Hu'nan, fëmijët e kremtojnë festën duke luajtur me flluska.
Dy fëmijë janë duke luajtur në botën e flluskave.
Prindërit vrapojnë së bashku me fëmijët.
Qytetarët dalin fotografi në park.
Me përmirësimin e situatës epidemike, parku pyjor i tigrave në qytetin Harbin të Kinës Verilindore u hap dy ditë para 1 Qershorit. Si baza më e madhe në botë për rritjen e tigrave mançurë, këtë verë tigrat këtu "do të takohen" me vizitorët.
Në shkollën fillore "Shidai" të qytetit Hangzhou, nxënësit marrin pjesë në një veprimtari bamirësie. Ata shesin libra dhe lodra të vjetra për të mbledhur fonde për njerëzit në nevojë.
Në distriktin Kuiwen të qytetit Weifang të provincës Shandong, shumë fëmijë, të shoqëruar prej prindërve, shkojnë në librari për të blerë librat që pëlqejnë.