Me këto pyetje, gazetarja e Grupit Mediatik të Kinës(CMG) Eda Merepeya intervistoi me shkrim ambasadorin shqiptar në Tokio, z.Gjergj Teneqexhiu.
Poshtë është intervista e plotë.
Intervistë ekskluzive me ambasadorin e Shqipërisë në Japoni, z. Gjergj Teneqexhiu
CMG:Japonia do të jetë vendi mikpritës i Lojëravë Olimpike në korrik të këtij viti, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria. Ambasada shqiptare në Japoni çfarë përgatitjesh po bën për këtë?
Z. Teneqexhiu:Në bashkëpunim dhe me kontributin e drejtpërdrejtë të Grupit Parlamentar të miqësisë Japoni-Shqipëri e veçanërisht të Kryetarit të saj, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme Japoneze, kemi evidentuar qytetin mikpritës të ekipit tonë Olimpik, Shiken.
Me Bashkinë e këtij qyteti, i cili ndodhet në Prefekturën e Ishikawës, jemi në kontakte periodike. Bashkia mikpritëse do të verë në dispozicion të atletëve tanë të gjithë infrastrukturën sportive dhe jo vetëm, për të zhvilluar seanca të plota stërvitore dhe ambjentuar me kushtet klimaterikë të Japonisë. Sikurse jemi në kontakt me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Besoj se kjo fazë parapërgatitore për atletët tanë do të ndikojë drejtpërdrejt në performancë dhe do të sjellë rezultatet e dëshiruara.
Para disa ditësh përfundoi edhe Kimono-ja e parë "shqiptare". Pas një bashkëpunimi disa mujor me shoqatën "One World Kimono Project", në të cilën u përfshi edhe komunitëti shqiptar në Tokio, arritëm të materializojmë kimononë me simbole shqiptare. Në ceremoninë e çeljes së Lojëravë Olimpike 2020, një vajzë do të veshë Kimononë "kuq e zi" dhë do t'i paraprijë delegacionit tonë.
CMG:Aktualisht vende të shumta të botës po përballen me epideminë e koronavirusit të ri. Japonia nuk përjashtohet nga lista e vendeve të prekura. Cili është komenti juaj për këtë situatë dhe veçanërisht për komunikimin e ambasadës, që ju drejtoni me shqiptarët që jetojnë në Japoni.
Z. Teneqexhiu: Natyrisht, situata e krijuar nga virusi Covid-19 ka ndikuar jo pak në jetën e përditshme, njerëzit kanë kufizuar "lëvizjet ë tyre" , ka një kontroll të shtuar , shkollat publike janë mbyllur deri në javën e parë të prillit. Covid-19 ka ndikuar gjithashtu në punën dhe lëvizjen tonë, shumë aktivitete janë anulluar për të kufizuar në maksimum, përhapjen në masë të virusit.
Ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Japoni. Fatmirësisht deri më sot nuk ka asnjë rast të shqiptarëve të infektuar nga Covid-19 në Japoni. Komunikojmë nëpërmjet një rrjeti social të përbashkët në Facebook që kemi midis shqiptarëve në Japoni, dhe kur them shqiptarët në Japoni kam parasysh dhe shqiptarët e Kosovës .
CMG:Dëshirojmë të dimë rreth komunitetit shqiptar në Japoni. Sa ndikon stafi juaj diplomatik në lidhjen e tyre me atdheun?
Z. Teneqexhiu: Komunitëti Shqiptar në Japoni është i vogël në numër, kemi familje shqiptae, sikurse kemi dhe familje shqiptaro-japoneze. Komuniteti Shqiptar është i integruar shumë mirë, në ambjentin japonez. Në kuptimin e plotë të fjalës ata janë një urë bashkpunimi midis dy vendeve tona.
Ne mblidhemi vazhdimisht, jo vetëm për festa, por edhe në shumë raste të tjera. Natyrisht Japonia është e madhe dhe shqiptarët janë të shpërndarë në të gjithë vendin. Kemi bashkëatdhetarë në Hokkaido, Sendai, Tokio, Nagoja, Osaka, Kioto, Hiroshima, Fukuoka, Nagano etj. Ambasada është në kontakt dhe në komunikim të vazhdueshëm me komunitetin tonë. Ju siguroj që kemi komunikim të përditshëm, kemi organizuar aktivitete në ambasadë, por dhe jashtë saj me këtë komunitet të mrekullueshëm. Ata janë krenaria jonë, secili prej tyre atje ku punon e jeton është një pasqyrë e mrekullueshme e shqiptarisë. Falë dhe politikave integruese të shtetit japonez dhe mikpritjes japoneze, komuniteti shqiptar ndihet shumë mirë i integruar.
Eda Merepeza