Juria e Festivalit, e drejtuar nga muzikanti i njohur Zhani Ciko shpalli në fund të tetorit pjesëmarrësit e këtij eventi mbarëkombëtar, këngëtarë shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve. Muzikanti Ciko thotë se në listën e këngëtarëve bien në sy emra të njohur, të vjetër dhe të rinj, të cilët me krijimet e tyre pritet të pasurojnë fondtin e RTSH-së dhe të ngrenë më lartë këngën shqiptare.
Në cilësinë e anëtares së jurisë, këngëtarja e njohur Soni Malaj tregon se për ta nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja
Ndër emrat e këngëtarëve të njohur konkurues në Festivalin e sivjetëm spikatin Albërie Hadërgjonaj, Bojken Lako, Arilena Ara, Elvana Gjata, Era Rusi, Genc Tukici, Eli Fara, por dhe të rinj si Sara Bajraktari e Ëendy Mancaku.
Mes tyre do të jetë fituesi i këtij edicioni, i cili do të prezantojë Shqipërinë në sfidën e Eurovizion-it do të zhvillohet në Rotterdam, Hollandë, në maj 2020.
Festivali i Këngës është veprimtaria më i rëndësishme e RTSH-së që përmbyll kalendarin artistik vjetor.