CMG:Libri juaj "China an Albanian insight" (Kina një vështrim shqiptar) shënon një studim me vlerë për marrëdhëniet shqiptaro-kineze. Në 70 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, ky libër merr një vlerë të re. Cili është vlerësimi juaj për këto marrëdhënie?
Genc Mlloja: Së pari, vetë përmbajtja e librit si dhe larmia e shkrimeve të përfshira në të janë një tregues i stadit të lartë ku kanë arritur këto marrëdhënie. Duhet të theksoj në këtë drejtim se libri përmban rreth 44 tituj dhe është i ndarë në 3 pjesë. Konkretishtt, pjesa e parë e librit përfshin udhëtimet e mia në Kinë, ku i pari ishte në vitin 2012. Në pjesën e dytë përfshihen opinione dhe artikuj mbi zhvillimin e marrëdhënieve shqiptato-kineze. Në pjesën e tretë dhe mbylljen e librit përfshihen intervista me autoritete politike, shtetërore dhe akademike të Kinës . Dua të shtoj se në aspektin e intervistave kanë kontribuar shumë të gjithë ambasadorët kinezë, të akredituar në Tiranë në periudha të ndryshme kohe. Shkrimet i përkasin periudhës 2009-2018, por ka dhe refleksione të ndryshme falë faktit që unë kam punuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe në misionin shqiptar pranë OKB-së, me seli në Nju Jork. Të gjitha këto më kanë mundësuar një kontakt dhe ndjekje të zhvillimeve kineze.
Përsa i përket marrëdhënieve politike midis dy vendeve në periudha të ndryshme kanë ndikuar oshilacione të ndryshme, nëse përmendim vitet 80-të, por asnjëherë nuk kanë krijuar çarje në miqësinë midis dy popujve tanë. Bazuar në opinionet e autoriteteve të të dy vendeve , në libër është një pjesë kuptimplotë nga përshëndetja e ambasadorit të Kinës në Shqipërri, Zhou Ding i cili gjatë një takimi me studentë dhe stafin akademik të Universitetit Mesdhetar të Tiranës, më 17 maj të këtij viti u shpreh se "Unë pres të bashkëpunoj më ngushtë me Shqipërinë për të ushqyer pemën e miqëësisë tradicionale Kinë-Shqipëri për më shumë fryte të reja".
CMG: Meqënëse ju cituat zotin ambasador Zhou Ding do të shtoja se ai ka vlerësuar librin tuaj "China, an Albanian Insight". Libri i botuar nga "Onufri" në gjuhën angleze,ndaj lind pyetja se cilët janë lexuesit e tij?
Genc Mlloja: Libri është në gjuhën angleze, por përveç tematikës dua të nënvizoj larminë e tij. Kur e lexon librin sheh progresin, ecurinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës. Pak kohë më parë disa diplomatë të huaj që kishin lexuar librin më thanë se e konsiderojnë një arkivë të vërtetë të marrëdhënieve shqiptaro-kineze. Në këtë frymë libri ka tërhequr vemendjen e lexuesit të huaj . Pra interes ka lexuesi elitar, diplomatik e shkencor, por nuk mund të them që nuk ka patur interes për librin nga lexuesit shqiptar.
CMG: Siç e theksuat pjesë e librit janë përshtypjet tuaja nga 4 vizitat që keni kryer në Kinë. Këto vizita do të shërbejnë dhe për krijime të tjera publicistike tuajat kushtuar Kinës?
Genc Mlloja: Po. Patjetër që do të ketë botim tjetër për Kinën. Kina si një vend i madh dhe populli kinez kanë tërhequr vemendjen time që në rininë e hershme. Kur mu dha rasti të vizitoja për herë të parë Kinën në vitin 2012 , reportazhi im u titullua "Në Kinën moderne e mistike". Tani jemi në vitin 2019 dhe dua të theksoj se gjëja që më ka impresionuar më tepër gjatë vizitave të mia është infrastruktura moderne. Mendoj se kjo ka qenë një nga mençuritë më të mëdha të udhëheqjes kineze, duke filluar nga rruga sepse kjo sjell zhvillimin e madh, sidomos në aspektin ekonomik. Kam udhëtuar nëpër Kinë me makinë, tren të shpejtësisë së lartë, avion apo autobus dhe kam parë kudo perfeksion. Një ndër sukseset më të mëdha të Kinës qysh nga hapja e saj është krijimi i njeriut të ri kinez dhe kjo nuk është një parrullë. Sepse kemi të bëjmë me transformimin e njeriut që transformoi dhe vendin, duke ecur me hapin e kohës dhe tani është bërë qytetar global dhe ndihmon edhe të tjerët të bëhen qytetarë globalë të botës.
Vetë fakti që Kina është tashmë vendi i dytë më i zhvilluar në botë flet vetë. Ndaj ju them dëgjuesve tuaj:Shkoni në Kinë dhe besojeni këtë që ju them për zhvillimin e këtij vendi!
Eda Merepeza