Më 21 korrik, qeveria kineze publikoi një libër të bardhë mbi çështjet historike të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit.
Sipas dokumentit, prej lashtësisë ky rajon ka qenë pjesë e pandarë e territorit kinez dhe nuk është quajtur asnjëherë "Turkistani Lindor". Kombësitë e ndryshme që jetojnë në rajonin e Xinjiang-ut, janë pjesë e kombit kinez dhe fetë e kulturat e tyre janë formuar në Kinë.
Mirëpo,forcat armiqësore dhe separatistët orvaten ta ndajnë Xinjiang-un nga Kina nëpërmjet shtrëmbërimit të fakteve dhe historisë, duke kritikuar pa bazë qeverinë kineze.
Më poshtë po renditim disa nga thashethemet e përhapura më gjerësisht në vende të tjera dhe faktet që bazohen mbi librin e bardhë dhe vizitat e diplomatëve e gazetarëve të huaj në Xinjiang.
Thashethemi: Banorët në Xinjiang janë dërguar në qendra të trajnimit profesional, sepse janë besimtarë myslimanë.
Fakti: Mediat perëndimore kanë njoftuar se banorët e pakicës ujgure në Xinjiang janë dërguar në të ashtuquajturat "kampe përqëndrimi" të krijuara nga qeveria kineze. Por, në fakt, qendrat e trajnimit profesional nuk janë "kampe", por janë një masë e qeverisë vendëse për çradikalizmin fetar dhe luftën kundër terrorizmit.
Kursantë në qendrat e trajnimit janë ata që kanë bërë krime të lehta dhe mund të ndikohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi. Trajnimet synojnë parandalimin e bërjes së tyre viktima të terrorizmit dhe të ekstremizmit. Prandaj, qendrat e trajnimit nuk synojnë ndonjë kombësi të veçantë, po janë kundër tre forcave të dhunshme, që përkatësisht janë terrorizmi, ekstremizmi dhe separatizmi.
Sipas kushtetutës së Republikës Popullore të Kinës, të gjithë banorët kanë liri fetare. Banorët në Xinjiang pa dyshim kanë këtë liri sipas ligjit. Tani, në Xinjiang ka 24.4 mijë xhami, gjë që thotë se çdo 530 myslimanë vendorë kanë nga një. Kurse, një sondazh i kryer nga Qendra Studimore Pew tregon se 75% e banorëve myslimanë në ShBA hasin shpesh diskriminime.
Thashethemi: Njerëzit në qendrat e trajnimit keqtrajtohen.
Fakti: Shumë diplomatë dhe gazetarë të huaj janë ftuar për të vizituar qendrat e trajnimit. Pasi biseduan dhe u njohën nga afër me kushtet e qendrave, ata mohuan ekzistencën e keqtrajtimit.
Zv.përfaqësuesi i Bjellorusisë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Vadim Pisarevich vizitoi në shkurtin e sivjetshëm me diplomatë të shtatë vendeve të tjera qendrat e trajnimit në Kashgar dhe Hotan të Xinjiang-ut. "Është marrëzi që këto qendra, ku njerëzit mësojnë mjeshtëri të domosdoshme për përmirësimin e jetesës, të quhen 'kampe përqëndrimi'," u shpreh ai për agjencinë e lajmeve "Xinhua".
Mbresa e parë që këto qendra i lanë atij është se ato janë si shkolla. Gjatë vizitës së tij, Pisarevich-i luajti pingpong me një kursant për 20 minuta. "Ndihemi të lirë e të relaksuar dhe mjedisi është miqësor", tha ai.
Duke komentuar rolin e këtyre qendrave, Pisarevich-i citoi shprehjen e Viktor Hygoit: "Një shkollë e re do të thotë një burg më pak". Gjatë vizitës në Kashgar, një kursante e re i tha Pisarevich-it se më parë ajo, e ndikuar nga ekstremistët, kreu krim. Pasi erdhi në qendrën e trajnimit, ajo e kuptoi më në fund se "çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar".
Në sytë e Pisarevich-it, qendrat e trajnimit shërbejnë si një platformë për mësimdhënien profesionale dhe dhënien e njohurive ligjore e gjuhësore.
Thashethemi: Banorët ujgurë keqtrajtohen në Xinjiang.
Fakti: Sipas kushtetutës së Kinës, të gjitha kombësitë kineze janë të barabarta. Në krahasim me kombësinë më të madhe, hane, Kina ka hartuar një sërë politikash të favorshme në fushën arsimore dhe zhdukjes së varfërisë për të përkrahur zhvillimin e krahinave ku janë të përqendruara banorët e pakicave kombëtare. Për shembull, studentët nga pakicat kombëtare mund të marrin nota shtesë në provimin e pranimit në shkollat e larta të vendit. Shumë banorë ujgurë në vështirësi ekonomike jetojnë në shtëpi të ndërtuara me subvencione qeveritare.
Thashethemi: Ujgurët janë pasardhës të turqve.
Fakti: Kombësia ujgure është bërë pjesë e kombit kinez nëpërmjet migrimit dhe integrimit etnik për një kohë të gjatë.
Paraardhësit kryesorë të ujgurëve ishin ouigour-ët, që jetonin në rrafshnaltën mongole para 1500 vjetësh. Në historinë e lashtë, ouigour-ët, bashkë me disa fise tiele, luftuan kundër shtypjes e pushtimit skllavëror të turqve. Kultura ujgure u formua në Kinë dhe ngjashmëria gjuhësore është e vetmja lidhje midis ujgurëve dhe turqve. Nga gjaku, ata u takojnë dy kombësive të ndryshme.
Thashethemi: Qeveria e Xinjiang-ut po fshin historinë dhe kulturën ujgure.
Fakti: 12 gazetarë nga vendet me shumicë myslimane, si Egjipti, Turqia, Bangladeshi, Pakistani, Sri-Lanka etj., bënë një vizitë në janarin e sivjetshëm në Xinjiang.
Gjatë vizitës, ata panë se në aeroporte, stacione metroje, pika policore, hotele dhe vende të tjera publike përdoreshin gjerësisht gjuha ujgure dhe gjuha standarde kineze. Në xhami përdoret libri i Kuranit i përkthyer në gjuhën ujgure. Po ashtu, në të gjitha kopshtet e fëmijëve dhe shkollat jepen mësime dygjuhëshe, gjë që u ka mundësuar banorëve ujgurë të zotërojnë gjuhën dhe kulturën e tyre tradicionale që nga fëmijëria.